Sporti
E fundit 70 minuta lojë në skënderbeu vllaznia ka gol të nikaj por pozicion jashtë loje
Skënderbeu-Vllaznia 3-1Shënues:Nikaj 11’, Liço 16’, Rashica 31’ / Mala 42’ (11-m)SKËNDERBEU:Alia, Prençi, Rabiu, Gerco, Dumfur, Vangjeli (Shaqe 46’), Janaqi (Pecani 64’), Merlim (Ramos 54’), Liço, Rashica, Nikaj.Trajner:Ivan GvozdenoviçVLLAZNIA:Qarri, Pusi (Smajli 40’), Stojanoviç, Juriç, Jago, Boshnjaku, Alivoda (Hajdari 40’), Mala, Dodaj, Ajdareviç (Delaj 60’), BalajTrajner:Thomas BrdariçKarton të verdhë:Janaqi, Nikaj / JuriçNdeshja nis me pak sportdashës në shkallët e stadiumit “Air Albania” pasi nuk ka shumë interes në lidhje me këtë ndeshje, pasi verdiktet janë caktuar përpara se të startonte.Edhe në fushë në 10 minutat e para është e njëjta pamje, ku të dy skuadrat luajnë lirshëm. Është Rashica që lëshon shkëndijat e para në minutën e 8-të, por pret portieri shkodran.U desh minuta e 11-të që të vinte goli i avantazhit, teksa Ardit Nikaj në zonë i lënë zbuluar shënon golin e parë për Skënderbeun. Kryesojnë bardhëkuqtë.Pa u shuar gëzimi i golit të avantazhit vjen edhe i dytë, ku në minutën e 16-të është kapiteni Dean Liço që gjuan me kokë brenda zonës dhe 2-0 kryeson Skënderbeu.Vllaznia jep sinjale më pas, por pa rezultat teksa në minutën e 27-të, është Dodaj që gjuan mbi traversë.Mario Rabiu ka një tjetër mundësi të mirë për të trefishuar rezultatin, por përballë portës gjuan mbi traversë.Skënderbeu nuk ndalet. Është Ermir Rashica që vallëzon përballë mbrojtësve, gjuan dhe 3-0. Një super Skënderbe në këtë pjesë të parë.4 minuta nga fundi i pjesës së parë është Prençi që prek topin me dorë dhe 11-metërsh. Gjuan saktë nga pika e bardhë Mala dhe Vllaznia shënon golin e parë.Nuk ka më kohë dhe pjesa e parë mbyllet 3-1 për Skënderbeun.Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për Skënderbeun, teksa Vangjeli ia lë vendin Shaqes.Nis i qetë ky fraksion loje, ndërkohë që vetëm në minutën e 55-të Gerco do të jepte një sinjal, ndërkohë që ritmi i lojës ka rënë në pjesë të dytë. Nikaj jep një tjetër sinjal dy minuta më vonë, por vetëm goditje këndi.Në minutën e 59-të ka gol për Skënderbeun, Nikaj tund rrjetën, por pozicion jashtë loje.Më pas Skënderbeu provon edhe me ndërrimin e tretë për të freskuar më shumë ekipin në fushë.Minutat dhe rastet e pjesës së parë8’ – Aksion i bukur i Skënderbeut. Është Rashica që bën gjithçka vetë, gjuan me të djathtën në hyrje të zonës, por pret Qarri.11’ – Sulm nga e majta e Skënderbeut. Është Rashica që fut një top të saktë në zonë dhe Melim nuk arrin ta gjuajë, duke ja lënë mundësinë Ardit Nikaj që shënon dhe nuk feston, pasi është shkodran. 1-0 për Skënderbeun.16’ – Tjetër gol për Slënderbeun. Kros nga goditja e këndit në zonë ku kapiteni Dean Liço shënon me kokë, duke dyfishuar rezultatin në 2-0.27’ – Sinjalin e parë për Vllazninë e jep Dodaj në këtë minutë që gjuan dhe jashtë.30’ – Një tjetër mundësi e mirë për Skënderbeun për të shënuar edhe golin e tretë. Është Mario Rabiu që gjuan përballë portës shkodrane, por mbi tranversë.31’ – Super Ermir Rashica. Bën mirë përballë mbrojtësve shkodranë, gjuan dhe 3-0 për Skënderbeun.42’ – Penallti për Vllazninë është Prençi që prek topin me dorë dhe 11-metërsh për Vllazninë. Gjuan saktë Mala dhe 3-1.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë55’ – Përballë portës shkodrane Gerco gjuan, por topi përfundon mbi traversë. Shpëton porta e Vllaznisë.57’ – Nikaj provon bukur mes dy mbrojtësve, gjuan dhe topi devijohet për në këndore.59’ – Ardit Nikaj shënon në zonën e Vllaznisë, por ka pozicion jashtë loje edhe pse u ripah në VAR.
Sporti
Nations League/ Publikohet lista për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Pogradeci-Teuta sot 17:00, hyrja falas për tifozët!
Sporti
STARTON sot java e 8-të me Dinamo-Laçi/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Super Liga
SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci
Kategoria 2
MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje
Kategoria 1
POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!
Sporti
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
Sporti
Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë
Sporti
Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Sporti
“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!
-
Sporti5 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti5 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga4 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti17 orë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti2 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!