Sporti
E fundit 70 minuta lojë në teuta skënderbeu ja çfarë po ndodh 20 minuta nga fundi
Teuta-Skënderbeu 3-0Shënues:Daci 21’, 45’+1, Peposhi 44’ (11-m),TEUTA:Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Daja (Demirçani 66’), Lloci, Çyrbja, Arifi (Gjinollari 53’), Peposhi, Daci (Faust 54’).Trajner:Edi MartiniSKËNDERBEU:Dervishaj, Prençi, Gerco (Vangjeli 46’), Dumfur, Zenullari, Janaqi (Rabiu 66’), Merlim (Uçe 46’), Liço, Rashica, Nikaj (Lika 66’), Franklin.Trajner:Ivan GvozdenoviçKarton i verdhë:Daja, Arifi / Liço, Merlim10 minutat e para janë të qeta, pavarësisht se duket se është Skënderbeu që luan më mirë dhe ka edhe rastin e parë me Rashicën.Durrsakët nga ana e tyre përpiqen të zbresin pas minutës së 10-të në zonën e Skënderbeut, por mbrojtja mike është e vendosur saktë, ndryshe nga ajo ndeshje e Kupës së Shqipërisë po ndaj Teutës, ku bardhekuqtë humbën 2-0.Vetëm në minutën e 21-të në rastin e parë të rrezikshëm për vendasit është Daci që shënon dhe befason në një rrëmujë e sipër në zonë dhe 1-0 për Teutën.Pas këtij goli ka ndërprerje të lojës për shkak të disa dëmtimeve, ndërkohë që Skënderbeu pak reagon. Është Teuta që në minutën e 29-të për pak sa nuk shënon edhe golin e dytë dhe goli që pësoi skuadra juglindore, duke sikur ka hutuar bardhekuqtë.Një shtyllë dhe tranversë godet Teuta në harkun kohor të pak sekondave në minutën e 29-të, ndërkohë që Skënderbeu duket vërtet i hutuar dhe akoma nuk vjen reagimi.Në minutën e 44-ër është Teuta që fiton një 11-metërsh dhe është Peposhi që merr inisiativën vetë dhe shënon golin e dytë.Sikur të mos mjaftonte goli i dytë, do të vinte edhe i treti në minutën e dytë të shtesës, teksa Daci mund të themi pa frikë se mbyll ndeshjen me golin e tretë të shënuar.Pjesa e dytë nis me ndryshime për Skënderbeu, teksa Gvozdenoviç ka hedhur në fushë, Vangjeli dhe Uçe, por ka kryer edhe disa ndërime taktike në fushë.Edhe ndryshimet nuk sjellin asgjë në fushën e lojës edhe pse kanë kaluar 25 minuta nga pjesa e dytë. Teuta duket se po administron 3 golat e shënuara në pjesën e parë, ndërsa Skënderbeu ka pak forca për të reaguar.Rashica ka një rast në minutën e 64-ër, por vetëm këndore dhe kur duhen 20 minuta nga fundit duket si një ndeshje e mbyllur kjo në Durrës.Minutat dhe raste e pjesës së parë5’ – Rasti i parë i ndeshjes vjen për Skënderbeun, teksa Rashica kroson dhe gjuan njëkohësisht, por është portieri Vata që grushton duke mos lënë që topi t’i afrohet portës.21’ – Daci për vendasit përfiton nga një rrëmujë në zonën e Skënderbeut dhe shënon golin e avantazhit.29’ – Teuta ka një tjetër rast të pastër, teksa Peposhi për pak sa nuk shënon në zonë golin e dytë, por vetëm shtylla ndal Skënderbeun nga pësimi i një tjetër goli. Më pas Randi tenton të largojë topin, por topi prek fytyrën e Gjinit dhe përsëri traversa shpëton Skënderbeun.41’ – Godet Jazxhi me kokë, por topi përfundon jashtë.44’ – 11-metërsh për Teutën. Është Peposhi që gjuan saktë nga pika e bardhë dhe 2-045’+1 – Teuta shënon edhe golin e 3 me anë të Dacit dhe mbyllet pjesa e parë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë53’ – Gjuan Daci në një korridor dhe pret portieri i Skënderbeut, Dervishaj.64’ – Është Rashica që në zonë gjuan dhe topi deivjohet në momentin e fundit dhe vetëm goditje këndore.
Sporti
Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
Kategoria 1
Liqenorët shprehin detyrimin e tyre ndaj Kukësit
Sporti
SUPERLIGA/ Luhet në Korçë dhe në Tiranë. Java e 8-të sot me dy përballje
Sporti
Shqipëri U-21 luan ndaj Armenisë/ Ja lista. 3 lojtarë të Skënderbeut vishen kuqezinj
Sporti
SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti23 orë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti4 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…