Sporti
E fundit 70 të minuta lojë në erzeni skënderbeu korçarët pranë një fitoreje të madhe
ERZENI-SKËNDERBEU 0-2Shënues:Franklin 3’. Nikaj 7’ (11-m)ERZENI:Hasanbelli, Maliqi (Dakaj 54’), Kahrimanoviç, Zeka, Asani (Kadriu 53’), Sadiki, Alba (Marzuk 22’), Mëllugja (Blazeviç 64’),Peposhi, Osmanllari, Atanda.Trajner:Skerdi BejzadeSKËNDERBEU:Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Rashica (Djantu 66’), Nikaj, Gerco, Franklin, Vangjeli, Janaqi, Merlim.Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtar:Laver AllaKartonë të verdhë:Hasanbelli, Sadiki, Mellugja, Dakaj / Rabiu, PrençiPa filluar mirë takimi në Rrogozhinë mes Erzenit dhe Skënderbeut, janë bardhekuqtë që shënojnë 2 gola në harkun kohor të 7-të minutave.Vërtet një Skënderbe që po bën mrekullinë në Rrogozhinë, ndërkohë që qysh në minutën e 3-të të takimit është Franklin që shënon golin e avantazhit.Më pas në të 7-ën minutë është Janaqi që merr një 11-metërsh në duelin me portierin vendas dhe gjyqtari Alla tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë.Gjuan saktë nga pika e bardhë Nikaj dhe 0-2 për Skënderbeun. Në vetëm 7-të minuta lojë Skënderbeu bën “ligjin” në Rrogozhinë dhe një start të tillë kaq të mirë, as vetë korçarët nuk e kishin menduar që do të ndodhte.Në minutat në vazhdim Skënderbeu luan qetë dhe janë minuta të qeta ku bardhekuqtë përpiqen të ulin ritmin, pasi kryesimi 0-2 sigurisht që jep qetësi më vete për miqtë.Janë shijakasit që nga minuta e 18-të kujtohen të shënojnë një rast, por pozicion jashtë loje.Skënderbeu deri në minutën e 30-të përpiqet që të shfrytëzojë ndonjë kundërsulm, ndërkohë që mbrojtja duket se sigurtë deri në këtë minutë. Skënderbeu është i rezikshëm herë pas herë dhe Gerco me kokë në të 34-ën minutë për pak sa nuk shënon edhe të tretin. Dy minuta nga fundi është kapiteni Prençi që shtyn me duar Maliqin dhe Alla tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Madje edhe pse është parë në VAR, gjyqtari jep sërish penallti. Gjuan Kahrimanoviç, por Marko Alia tregohet i shkëlqyer duke e kuptuar krahun dhe duke pritur 11-metërshin.Në dhomat e zhveshjes Skënderbeu futet në këtë mënyrë me avantazhin 0-2Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy skuadrat, ndërkohë që Gvozdenoviç u beson të njëjtëve lojtarë. Duket se kjo pjesë e dytë ka një Skënderbeu më shumë të ngjeshur në mesin e fushës, duke mos e lejuar kundërshtarin që të shkojë në zonë.Në minutën e 62-të është Franklin me kokë që ka një rast të pastër, ndërkohë që pas kësaj minute Erzeni hidhet i gjithi në sulm, pasi nuk ka më çfarë të humbasë, por nuk është i saktë në metrat e fundit, kjo edhe falë Skënderbeut që mbrohet mirë.Minutat dhe rastet e pjesës së parë3’ – Franklin merr një top të bukur në zonë, futet dhe gjuan duke shënuar golin e avantazhit dhe 0-1 për Skënderbeun.7’ – Është Janaqi që futet në zonën e Erzenit, pengohet në mënyrë të parregullt nga portieri vendas dhe penallti. Gjuan saktë Ardit Nikaj dhe 0-2 për Skënderbeun.18’ – Zeka për vendasit në rastin e parë shërben për Maliqi, që gjuan dhe topi përfundon jashtë, por më pas gjyqtari anësor ngre flamurin duke zënë vendasit në pozicion jashtë loje.25’ – Anteo Osmanllari për Erzenin përpiqet të gjuajë nga jashtë zone, lëshon një predhë, por vetëm jashtë.30’ – Atanda për Erzenin me kokë pas një goditjeje nga këndi gjuan dhe topi qeth tranversën e Marko Alia.34’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Rashica fut saktë në zonë topin dhe Gerco godet me kokë topin duke e dërguar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Një rast tjetër i pastër për Skënderbeun.45+2’- Prençi në një ndërhyrje në zonë shtyn me duar Maliqin dhe gjyqtari i bindur jep 11-metërsh. Gjyqtari e shikon në VAR për disa minuta dhe më pas tregon se është i drejtë vendimi që kishte marrë. Gjuan Kahrimanoviç dhe pret Marko Alia.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë62’ – Goditje dënimi për Skënderbeun. Merlim kroson në zonë dhe Franklin godet me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit.67’ – Rast i artë për Skënderbeun. Nikaj futet bukur në krahun e majtë dhe jep një asist për Djantu që nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat, duke shpërdoruar këtë moment kaq të pastër shënimi.
Sporti
Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13
Kategoria 2
Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …
Sporti
Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!
Kategoria 2
2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!
Sporti
MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…
Sporti
Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!
Sporti
3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti1 ditë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti1 ditë ago
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti1 ditë ago
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti2 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Ngjarje16 orë ago
Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!
-
Aktualitet3 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special