Sporti
E fundit 70 të minuta lojë në kukësi skënderbeu ankth dhe emocione në stadium lexoni
Kukësi-Skënderbeu 1-2Shënues:Zhongo 54’ / Franklin 12’, Lika 38’KUKËSI:Tafas, Lamçe, Lala (Najara 46’), Zhongo, Reci, Fejzaj, Smajli (Nazaryo 46’), Mehmetllari, Rashiti (Momoh 36’), Beshiraj, Salami.Trajneri:Stavri NicaSKËNDERBEU:Alia, Ramos, Prençi, Randi, Rabiu, Lika, Liço, Frashëri, Zenullari, Rashica, Franklin.Trajneri:Ivan GvozdenoviçGjyqtare:Emanuela RustaKarton i verdhë:Reci, LamçePjesa e parë mes Kukësit dhe Skënderbeut përfundoi me një Skënderbe super, pasi shënoi 2 gola deri tani dhe kishin raste pafund. Në 45 minuta Skënderbeu ka bërë “ligjin” te “Arena e Demave”, ndërkohë që Kukësi vetëm një rast në këtë pjesë, gjë që tregoi se bardhekuqtë kishin më shumë dëshirë për fitore.Ishte Franklin që shënoi brenda zonës që në minutën e 12-të dhe duket se çliroi bardhekuqtë që më pas nuk mbahen më.Liço jep një asis për Franklin që edhe pse ka mbulimin e dy futbollistëve përsëri del përballë portës dhe shënon golin e avantazhit.0-1 për Skënderbeun, ndërkohë që më pas është Skënderbeu që ka raste të pastra shënimi. Në minutën e 38-të Gresild Lika shënon një eurogol me një goditje dënimi dhe 0-2 për Skënderbeun.Bardhekuqtë nuk mbahen më dhe shënojnë edhe të tretin me atë të Likës, por ka qenë Franklin në pozicion jashtë loje, 3 minuta para fundit.Një pjesë e parë vërtet super për Skënderbeun.Pjesa e dytë nis e qetë dhe me dy ndërrime për trajnerin Stavri Nica, ndërkohë që stafi teknik i Skënderbeut i besoi të 11-të lojtarëve që rreshtoi që në fillimin e takimit.Minuta të mira për Kukësin pas minutës së 50-të, teksa verilindorët e mbyllin Skënderbeun në portë dhe është Zhongo në minutën e 54-ër që përfiotn nga një gabim i portierit Alia dhe shënon golin që rihap sfidën.Edhe 20 minuta ankth deri në fundin e takimit.Minutat dhe rastet e pjesës së parë3’ – Dy goditje këndore radhazi për Kukësin. Te e para Liço largon topin me kokë dhe në të dytën është Prençi që largon rrezikun nga zona.12’ – Është Frankin që merr një asis në zonë dhe atje gjuan tokazi duke shënuar golin e avantazhit.18’ – Është Rashica që godet me kokë, por jashtë kuadratit gjuajtja e sulmuesit.26’ – Zenullari për Skënderbeun godet nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.28’ – Beshiraj godet nga distanca, ka qenë Alia që grushton dhe më pas Zenullari largon rrezikun.34’ – Gresild Lika jo njëherë, por dy herë brenda zonës bën më të vështirën. Përballë portës gjuan së pari, topi prek mbrojtësit. Më pas topi kthehet sërish te Lika që gjuan dhe grushton portieri Tafas.38’ – Gresild Lika në një goditje dënimi nga 22 metra e “qep” me të djathtën e tij dhe topi prehet në rrjetë. 0-2 për Skënderbeun.42’ – Lika shënon të tretin, por pozicion jashtë loje për Franklin dhe goli nuk vlen.45+2’ – Liço godet mbi traun e portës kuksiane.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë49’ – Është Najara për miqtë që jep shkëndijën e parë. Gjuajtja e tij në hyrje të zonës së Skënderbeut, bën që topi të përfundojë ngjitur me traversën e Alia.51’ – Është Rashica në krahun e majtë që shërben në zonë për Likën, por Lika nuk arrin ta shtyjë topin në kuadrat.54’ – Goditje këndi për Kukësin. Zhongo për miqtë përfiton nga një gabim i portierit Marko Alia, gjuan dhe topi përfundon në rrjetë. Rezultati ngushtohet në 1-2 për Skënderbeun57’ – Është përsëri Zhongo që me kokë për pak sa nuk shënon edhe golin e barazimit, por topi prek tranversën e Skënderbeut.69’ – Salami godet në hyrje të zonës dhe grushton Alia duke e nxjerrë topin në këndore.
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve
Kategoria 1
POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!
Sporti
Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore
Sporti
Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti5 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…