Sporti
E fundit/ Barazon Partizani në pjesën e dytë, 1-1 në “Arena e demave”
Partizani – Skënderbeu 1-1Shënues:Mba 46’ / Merlim 42’PARTIZANI:Qirko, Hadroj, Sota, Janjeva, Antanaskovski, Rrapaj, Mehmeti, Maguette, Cara, Mba, Keko.Trajner:Arbër AbilaliajSKËNDERBEU:Aliaj, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Rabiu, Liço, Shaqe, Merlim, Lika, Franklin.Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtar:Laver AllaKartonë të verdhë:Maguette, Cara / Ramos, Liço, Randi1-1, barazohet rezultati në ndeshjen mes Partizanit dhe Skënderbeut.10-të minutat e para kanë qenë të qeta dhe më shumë me qarkullim topi, ku thjesht portierët kanë qëndruar spektatorë, ndërkohë që si Partizani, por edhe Skënderbeu më shumë kanë studiuar njëri-tjetrin.Vetëm në minutën e 13-të, në harkun kohor të një minute është Partizani, që ka tre raste të pastra, por një herë shpëton portieri Alia dhe dy herë të tjera vetëm këndore. Këto janë rastet e para të kësaj sfide.Një ndeshje deri në minutën e 22-të ku Partizani ka pasur më shumë mundësi pas minutës së 13-të, por që me një Skënderbe që po luan më shumë në mbrojtje dhe me kujdes.Vetëm në minutën e 26-të, Skënderbeu shënon rastin e parë, ku Dean Liço me të majtën e tij lëshon një predhë, por topi përfundon në shtyllën e djathtë pingule.Cara për miqtë ka një mundësi të artë në minutën e 30-të, por nuk arrin të shënjestrojë siç duhet.Në minutën e 39-të ka tension në fushë, teksa gjyqtari Laver Alla ndërshkon me të verdhë Maguette për Partizanin dhe Liçon për Skënderbeun.Aksion super për Skënderbeun. Është Franklin që bën gjithçka mirë në krahun e majtë, jep një asis për Merlim që gjuan dhe 0-1 për Skënderbeun.Mbyllet pjesa e parë 0-1 për Skënderbeun.Në startin e pjesës së dytë madje vetëm 1 minutë më vonë është Partizani që shënon golin e barazimit, pas një krosi në zonë është Mba me kokë që shënon golin e barazimit.Barazim 1-1 në sfidën Partizani-Skënderbeu.Minutat dhe raste e pjesës së parë13’ – Supergoditje nga ana e Rrapaj pas një skeme nga një goditje dënimi dhe grushtim spektakolar i Marko Alia në një goditje nga këndi.13’- Sërish rast në të njëjtën minutë. Pas një këndoreje është Maguette që godet me kokë, por mbi traversë.14’ – Rasti i tretë për Partizanin, Keko godet shumë larg portës edhe pse kishte mundësi të bënte më mirë.26’ – Rast ideal për Skënderbeun. Është Dean Liço që bën gjithçka vetë. Gjuan jashtë zone dhe topi për pak sa nuk përfundon në kuadrat.30 – Sërish rast për Partizanin. Është Tedi Cara për vendasit që brenda zonës humbet një rast të artë, teksa përballë portës gjuan mbi traversë.42’ – Franklin kalon disa futbollistë dhe bën gjithçka mirë. Shërben për Merlim në qendër që nuk gabon me gjuajtjen e tij dhe 0-1 për Skënderbeun.45+1’ – Rrapaj në një goditje dënimi, topi “qeth” portën e Skënderbeun në krahun e majtë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë46’ – Vetëm pak momente pas startit të pjesës së dytë, është Mba që me kokë shënon golin e barazimit. 1-1 në sfidën Partizani-Skënderbeu.776
Kategoria 1
Liqenorët shprehin detyrimin e tyre ndaj Kukësit
Sporti
SUPERLIGA/ Luhet në Korçë dhe në Tiranë. Java e 8-të sot me dy përballje
Sporti
Shqipëri U-21 luan ndaj Armenisë/ Ja lista. 3 lojtarë të Skënderbeut vishen kuqezinj
Sporti
SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
Kategoria 1
Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
Sporti
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
Sporti
Konferenca për mediat / Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për sfidat e Nations League
-
Sporti5 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Super Liga5 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë