Sporti
E fundit bie skënderbeu shkodranët nuk ndalin hapin balaj 3 pikë nga pika e bardhë
Skënderbeu-Vllaznia 0-1Shënues:Balaj 71’ (11-m)SKËNDERBEU:Alia, Vangjeli, Ramos (Djantu 77’), Prençi, Gerco, Rabiu, Dumfor, Nikaj, Liço, Rashica, Merlim (Franklin 64’).Trajner:Ivan GvozdenoviçVLLAZNIA:Jukaj, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Alivoda (Sala 78’), Krymi, Boshnjaku (Çoba 62’) , Mala (Gomes 89’), Gruda (Delaj 89’), Balaj.Trajner:Qatip OsmaniGjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartaraj, Orgest Grabova, Erjon BylykbashiKartonë të verdhë:Rabiu, Nikaj, Liço / Smajli, Jukaj, ÇobaKarton i kuq:KrymiSkënderbeu-Vllaznia dy skuadrat e momentit në superligë, fiton Vllaznia. Skënderbeu në këtë mënyrë bie pas atij momenti të jashtëzakonshëm që ishte duke kaluar dhe humbet në shtëpi përballë shkodranëve që fitojnë nga pika e bardhë. Një humbje që bardhekuqtë nuk e meritonin, por ja që futbolli i tillë është.Minutat e para janë të mira për Vllazninë që ushtron presion në zonën e Skënderbeut, madje për rreth 6 minuta, por pa rrezikuar portën e Marko Alia.Pas presionit të Vllaznisë, Skënderbeu kundërpëgjigjet me Nikaj me dy momente të mira, por edhe Skënderbeu nuk mund të jetë i rrezikshëm.Terreni është rëshkitës dhe të dy skuadrat kanë kujdes mos gabojnë, ndërkohë që në minutën e 14-të rastin e parë e kanë miqtë me anë të Grudës, por nuk lejon Marko Alia.30 minutat e para janë të qeta dhe pa raste, ndërkohë që loja duket se është e ekulibruarRandi për Skënderbeun dhe Balaj për Vllazninë, të dy lëshojnë predha në portë, por në të dy rastet topi përfund jashtë kuadratit të portave respektive.Një pjesë e parë që duket më shumë se e kujdesshme dhe pa shumë rrezik në portat përkatëse.Pas minutës së 30-të duket se loja flet për Skënderbeun. Gerco ka një rast të artë shënimi por gjuan jashtë, ndërkohë që 10-të minuta nga fundi Skënderbeu fal Vllazninë. Rashica i vetëm nuk shënon, pasi Vllaznia ka një portier të talentuar si Jukaj që e kap topin me këmbë dhe shpëton portën nga një gol të sigurtë.45 minutat e para mbyllen në barazimin 0-0.Pjesa e dytë pas 4 minutash lojë fillon me një rast të pastër për Skënderbeun, ku Rashica bën më të vështirën. Përballë portierit mik bën më të vështirën gjuan me parabol dhe ia hedh topin në dorë Jukajt. Shpëton porta e Vllaznisë.Në minutën e 59-të Skënderbeu ka shënuar golin e parë me një goditje me kokë në zonë të Marko Ramos, por është gjyqtari që ndërhyn më pas dhe ndal festën e Skënderbeut, pasi topi u prek me dorë nga Ramos. Ndalet festa e Skënderbeut.Atë që se bëri dot Skënderbeu e bën Vllaznia që me anë të VAR shikon një prekje të topit në zonën e Skënderbeut dhe 11-metërsh. Është Balaj që tregohet i saktë dhe 0-1 për VllazninëPas minutës së 71-të Skënderbeu përpiqet, por nuk është i saktë, ndërkohë Shaqe dhe Rabiu që godet shtyllën janë dy rastet e arta në fund, por pa sjellë ndryshim. Fiton Vllaznia 0-1.Minutat dhe rastet e pjesës së parë14’ – Rasti i parë u takon miqve, teksa Gruda përballë Alia godet dhe portieri i Skënderbeut prek topin me këmbë duke mos e lënë të shkojë në rrjetë. Më pas gjyqtari anësor ngre flamurin duke e zënë në pozicion jashtë loje.28’ – Provon Randi Dumfor nga largësia me një predhë, por mbi traversë përfundon topi.30’ – Provon Bekim Balaj nga largësia në një goditje dënimi, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.34’ – Gerco godet nga jashtë zone, por shpëton porta e Vllaznisë, topi përfundon jashtë.35’ – Rashica ka rastin më të pastër në këtë minutë, teksa përballë Jukaj për pak sa nuk shënon, por portieri i Vllaznisë bën mrekullinë me kapjen e topit me këmbë.44’ – Balaj për pak sa nuk rrezikon, por Prençi shpëton duke e larguar topin që po shkonte në kuadrat.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë49’ – Rashica ka rastin e parë të kësaj pjese dhe të artë. Përballë portierit Jukaj në formën e një parabole bën më të vështirën dhe ia dhuron topin portierit shkodran.56’ – Nikaj përpiqet të godasë fuqishëm, por mbi traversë.59’ – Goditje nga këndi për Skënderbeun. Është Ramos që në zonë shënon, dhe Skënderbeu gëzon për golin. Ndërhyn gjyqtari Kreshnik Cjapi pas pak sekondash anulon golin, pasi topi është prekur me dorë. Loja duhet të vazhdojë, anulohet gol për Skënderbeun.71’ – Gjyqtari Cjapi me anë të VAR shikon një 11-metërsh për Vllazninë, për një prekje të topit me dorë dhe penalltinë e gjuan Balaj që gjuan saktë dhe edhe pse Alia e ka prekur, 1-0 për Vllazninë.95’ – Krymi largohet me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë, por edhe ky karton nuk sjell asnjë ndryshim, pasi nuk ka më kohë.97’ – Shaqe së pari nuk shënon në një rast të pastër dhe Rabiu godet shtyllën dhe Skënderbeu përfundimisht është i pafat.
Sporti
Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…
Sporti
SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Kategoria 2
KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!
Sporti
Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen
Sporti
Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti5 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…