Sporti
E fundit dy futbollistë të skënderbeut në kombëtaren u 16 mësoni emrat
Sulmuesi Flavio Shkëmbi dhe mesfushori Endri Agolli, të dy lojtarët të Skënderbeut, janë dy nga 20 futbollistët që ka grumbulluar Kombëtarja U-16 drejtuar nga Ardi Behari.Ja dhe njoftimi i FSHF-së:Federata Shqiptare e Futbollit është gati për organizimin e turneut të dytë europian për këtë vit. Bëhet fjalë për turneun e grupmoshës U-16 “UEFA Development” për djem që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 2-7 mars dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria U-16 së bashku me Kosovën U-16, San Marino U-16 dhe Belize U-16. Ekipi Kombëtar U-16 që drejtohet nga trajneri Ardi Behari do të nisë sot grumbullimin në Durrës dhe seancat stërvitore do të zhvillohen në kompleksin Tropikal.Trajneri Ardi Behari ka grumbulluar 20 lojtarë për turneun “UEFA Development” U-16. 10-të prej tyre vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, teksa aktivizohen me Partizanin, Tomorin, Akademinë Pepa, Tiranën, Skënderbeun, Akademinë e Futbollit dhe Vllazninë.Pjesa tjetër e futbollistëve luajnë jashtë me klube të ndryshme europiane si Ternana, Fortuna Düsseldorf, Olympiacos, Peterborough, Juventus, Genoa, Udinese, Tottenham, Koln dhe Fermana.Sa i përket kalendarit, ndeshjet e para të këtij turneu do të zhvillohen në datën 2 mars. Takimi i parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë San Marino-Kosova, që do të luhet në orën 11:30. Më pas, Shqipëria do të përballet me Belizen në orën 14:30.Ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development U-16” do të zhvillohen më datë 4 mars. Takimi i parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Belize-San Marino në orën 11:30, ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të përballen së bashku në orën 14:30.Turneu “UEFA Development U-16” do të ulë siparin më datë 7 mars me ndeshjet e fundit. Sfida e parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Kosovë-Belize në orën 11:30, ndërsa Shqipëri-San Marino do të luhet në orën 14:30.Më poshtë, edhe lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-16 për tre sfidat në turneun “UEFA Development” ndaj Belizes, Kosovës dhe San Marinos.
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve
Kategoria 1
POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!
Sporti
Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore
Sporti
Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti4 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti1 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…