E fundit ekskluzive rikthehet presidenti spartak meraku në krye të devollit shikoni çfarë po ndo

Date:

Ditën e djeshme në orët e vona të mbrëmjes ka qenë portali “Korça Boom” që zbuloi rikthimin e presidentit Spartak Meraku si president i Devollit.Dhe, në këto momente në Devoll është duke u bërë prezantimi i Spartak Merakut, i cili është rikthyer tashmë atje ku e ka vendin, në shtëpinë e tij, ku ka investuar sezone e sezone me radhë.Po sjellim më poshtë foto dhe momente nga prezantimi i Spartak Merakut, që sigurisht për të gjithë devollinjtë kjo skuadër nuk ka kuptim pa një president të tillë, me kaq shumë ambicie dhe dashuri për Devollin.Spartak Meraku është ndër njerëzit më të dashur në qytetin e Bilishtit dhe investimet për ekipin e Devollit kanë qenë të jashtëzakonshme.Në orën 14:30 është bërë prezantimi para skuadrës i Spartak Merakut dhe për Devollin nga ky moment fillon një “erë” e re.Meraku ka vizion të qartë dhe në fazën e dytë do të kërkojë të ndërtojë një skuadër të denjë që sezonin e ardhshëm Devolli të ketë pretendime të mëdha.Suksese në këtë rrugë të re Spartak Merakut!Njerëz të tillë i duhen futbollit dhe vërtet meriton urimet më të sinqerta.Shikoni fotot e mëposhtme nga prezantimi i Spartak Merakut te Devolli!

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...