Sporti
E fundit/ Fc Bulgareci në kategorinë e tretë, Adem Larti thirrje bizneseve që të bashkohen
Një lajm më shumë se pozitiv mund të themi se e zbulon “Korça Boom” në këto momente, ndërkohë që themi pozitiv, pasi Prefektura e Korçës do të ketë së shpejti një tjetër skuadër, jo në futbollin amator, por në kategoritë e mëposhtme, për të pretenduar më pas ngjitjen sa më lart.Këtë e lajm konfirmon vetë Adem Larti, njeriu që organizon Bulgarecin në ligën amatore, por tashmë ka ambicje shumë herë më të mëdha.FC Bulgareci është ekipi që në fakt merr pjesë në Sunday League dhe padyshim ka qenë një ekip model, ndërkohë që sezonin e ardhshëm do të jetë ekip që do të marrë pjesë në kategorinë e tretë, atje ku konkurohet për t’u ngjitur në kategorinë e dytë, kategori ku luajnë sot Pogradeci, Maliqi, apo edhe Devolli, skuadra të Prefekturës së Korçës.Kjo ide është e vetë Adem Lartit që deklaron se është kthyer nga Gjermania dhe së bashku me të, mendon që të bashkohen edhe biznesmenë të tjerë për të krijuar një skuadër profesioniste në Bulgarec dhe për të konkuruar së pari në kategorinë e tretë dhe më pas kanë pretendime0 për t’u ngjitur në kategorinë e dytë.Fshati afër Korçës, Bulgarec, duket se ka zgjuar ëndrrën e të gjithë të rinjve të këtij fshati dhe tashmë kjo ëndërr mund të bëhet realitet.Vetë Adem Larti, njeriu dashamirës për këtë nismë kaq të madhe për portalin tonë ka deklaruar: “Po, është e vërtetë që kam ndërmend që të ngremë sa më lart FC Bulgarecin, në elitën e futbollit profesionist.Jam rikthyer nga Gjermania dhe si organizator i FC Bulgarecit u bëj thirrje të gjithë biznesmenëve në Bulgarec që të shpalosim planin e madh për Bulgarecin dhe nga unë i pari të investojmë për ta parë lart e më lart Bulgarecin.Kjo do të thotë që do të kthejmë të rinjtë në këtë fshat dhe është diçka shumë e bukur. Atëherë nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të filloj i pari këtë nismë dhe pres që të bashkohemi sa më shumë. FC Bulgarecin kam besim se do ta shikoni lart e më lart.”Këto janë fjalët e organizatorit të FC Bulgarecit dhe atë që s’e bëri Skënderbeu duke mos krijuar Skënderbeun B për të qenë në katëgorinë e tretë dhe më pas të ngjitej në kategorinë e dytë, po e bën një fshat vetëm pak km larg Korçës.Bravo Adem Larti!Urime dhe suksese FC Bulgareci!Tashmë mbetet për t’u parë pjesëmarrja e këtij ekipi së pari në kategorinë e tretë, sezonin e ardhshëm.
Kategoria 2
MALIQI/ 4 lojtarë dhe trajneri Egli Malësija në 11-shin më të mirë të javës!
Sporti
Kalendari kuqezi/ Ekipet kombëtare, në misione të rëndësishme e vendimtare në muajin tetor
Sporti
Humbja me Tiranën/ Ivan Gvozdenoviç “hakmerret”, nuk ka asnjë ditë…
Sporti
TENIS/ Njihuni me fituesit “Korça Junior 2024”
Sporti
Presidenti Duka: Organizimi i Kampionatit Europian U-21 është vetëm një event sportiv, Shqipëria përfiton shumë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Kosovës
Super Liga
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
Sporti
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
Sporti
Ernest Merdanaj fiton medaljen e artë në “Albania open G1”
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti22 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…