Sporti
E fundit gooool 10 minuta nga fundi skënderbeu bën mrekullinë shënon edhe golin e 3 të
ERZENI-SKËNDERBEU 0-3Shënues:Franklin 3’. Nikaj 7’ (11-m), Janaqi 74’ERZENI:Hasanbelli, Maliqi (Dakaj 54’), Kahrimanoviç, Zeka, Asani (Kadriu 53’), Sadiki, Alba (Marzuk 22’), Mëllugja (Blazeviç 64’),Peposhi, Osmanllari, Atanda.Trajner:Skerdi BejzadeSKËNDERBEU:Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Rashica (Djantu 66’), Nikaj, Gerco, Franklin, Vangjeli, Janaqi, Merlim.Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtar:Laver AllaKartonë të verdhë:Hasanbelli, Sadiki, Mellugja, Dakaj / Rabiu, PrençiPa filluar mirë takimi në Rrogozhinë mes Erzenit dhe Skënderbeut, janë bardhekuqtë që shënojnë 2 gola në harkun kohor të 7-të minutave.Vërtet një Skënderbe që po bën mrekullinë në Rrogozhinë, ndërkohë që qysh në minutën e 3-të të takimit është Franklin që shënon golin e avantazhit.Më pas në të 7-ën minutë është Janaqi që merr një 11-metërsh në duelin me portierin vendas dhe gjyqtari Alla tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë.Gjuan saktë nga pika e bardhë Nikaj dhe 0-2 për Skënderbeun. Në vetëm 7-të minuta lojë Skënderbeu bën “ligjin” në Rrogozhinë dhe një start të tillë kaq të mirë, as vetë korçarët nuk e kishin menduar që do të ndodhte.Në minutat në vazhdim Skënderbeu luan qetë dhe janë minuta të qeta ku bardhekuqtë përpiqen të ulin ritmin, pasi kryesimi 0-2 sigurisht që jep qetësi më vete për miqtë.Janë shijakasit që nga minuta e 18-të kujtohen të shënojnë një rast, por pozicion jashtë loje.Skënderbeu deri në minutën e 30-të përpiqet që të shfrytëzojë ndonjë kundërsulm, ndërkohë që mbrojtja duket se sigurtë deri në këtë minutë. Skënderbeu është i rezikshëm herë pas herë dhe Gerco me kokë në të 34-ën minutë për pak sa nuk shënon edhe të tretin. Dy minuta nga fundi është kapiteni Prençi që shtyn me duar Maliqin dhe Alla tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Madje edhe pse është parë në VAR, gjyqtari jep sërish penallti. Gjuan Kahrimanoviç, por Marko Alia tregohet i shkëlqyer duke e kuptuar krahun dhe duke pritur 11-metërshin.Në dhomat e zhveshjes Skënderbeu futet në këtë mënyrë me avantazhin 0-2Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy skuadrat, ndërkohë që Gvozdenoviç u beson të njëjtëve lojtarë. Duket se kjo pjesë e dytë ka një Skënderbeu më shumë të ngjeshur në mesin e fushës, duke mos e lejuar kundërshtarin që të shkojë në zonë.Në minutën e 62-të është Franklin me kokë që ka një rast të pastër, ndërkohë që pas kësaj minute Erzeni hidhet i gjithi në sulm, pasi nuk ka më çfarë të humbasë, por nuk është i saktë në metrat e fundit, kjo edhe falë Skënderbeut që mbrohet mirë.Në të 74-ën minutë është Dejvid Janaqi që vulos fitoren duke shënuar edhe të tretin dhe sigurisht ka festë te Skënderbeu, pasi ndeshja po shkon drejt fundit.Minutat dhe rastet e pjesës së parë3’ – Franklin merr një top të bukur në zonë, futet dhe gjuan duke shënuar golin e avantazhit dhe 0-1 për Skënderbeun.7’ – Është Janaqi që futet në zonën e Erzenit, pengohet në mënyrë të parregullt nga portieri vendas dhe penallti. Gjuan saktë Ardit Nikaj dhe 0-2 për Skënderbeun.18’ – Zeka për vendasit në rastin e parë shërben për Maliqi, që gjuan dhe topi përfundon jashtë, por më pas gjyqtari anësor ngre flamurin duke zënë vendasit në pozicion jashtë loje.25’ – Anteo Osmanllari për Erzenin përpiqet të gjuajë nga jashtë zone, lëshon një predhë, por vetëm jashtë.30’ – Atanda për Erzenin me kokë pas një goditjeje nga këndi gjuan dhe topi qeth tranversën e Marko Alia.34’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Rashica fut saktë në zonë topin dhe Gerco godet me kokë topin duke e dërguar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Një rast tjetër i pastër për Skënderbeun.45+2’- Prençi në një ndërhyrje në zonë shtyn me duar Maliqin dhe gjyqtari i bindur jep 11-metërsh. Gjyqtari e shikon në VAR për disa minuta dhe më pas tregon se është i drejtë vendimi që kishte marrë. Gjuan Kahrimanoviç dhe pret Marko Alia.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë62’ – Goditje dënimi për Skënderbeun. Merlim kroson në zonë dhe Franklin godet me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit.67’ – Rast i artë për Skënderbeun. Nikaj futet bukur në krahun e majtë dhe jep një asist për Djantu që nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat, duke shpërdoruar këtë moment kaq të pastër shënimi.76’ – Franklin bën mirë në krahun e majtë shërben për Janaqi, që shënon edhe të tretin dhe mbyll thuajse këtë ndeshje, pasi nuk kanë mbetur edhe shumë minuta deri në fund.
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti16 orë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë