Sporti
E fundit ish i i skënderbeut mensah ndal skënderbeun mëkat që skënderbeu humbet ndaj të kuqve
Partizani-Skënderbeu 1-0Shënues:Mensah 84’PARTIZANI:Qirko, Murataj, Sota, Sembene (Preka 79’), Atanaskoski (Buxhelaj 67’), Mehmeti (Memeti 78’) , Maget, Rrapaj, Bintsuka (Mensah 78’), Keko (Suka 46’), Mba.Trajner:Orges ShehiSKËNDERBEU:Alia, Vangjeli, Dumfur, Prençi, Gerco, Rabiu (Pecani 89’), Janaqi, Merlim (Muharem 89’), Liço, Rashica, Djantu (Lika 81’).Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtar: Andi KoçiKartonë të verdhë:Maget / Merlim, VangjeliNdeshja nis e qetë dhe me qarkullime të topit më shumë në mesin e fushës, ndërkohë që në minutat e para është Skënderbeu që qarkullon më shumë topin, por pa shkuar në zonën e kuqe.Në minutën e 4-ër vjen rasti i parë për Partizanin ku Keko për pak sa nuk e çon në kuadrat, por gjuajtja me të majtën përfundon jashtë.Sërish është Partizani që shikon më shumë në zonën e Skënderbeut, por edhe Bintsuka nuk arrin të gjuajë në zonë, pasi Prençi është i saktë. Sërish Rrapaj në të 15-ën minutë tenton të gjuajë, por jashtë.Janë minuta të mira për Partizanin, ku sërish Bintsuka me kokë gjuan jashtë. Skënderbeu në dy momente në minutën e 24-ër nuk shënon me Rashicën dhe Rabiu, të dy rastet porta e Partizanit shpëton për mrekulli.Deri në minutën e 35-të më pas nuk ka raste, pasi edhe Skënderbeu vendoset mirë dhe shtyhet në mesin e fushës dhe edhe Partizani e ka të vështirë të shkojë në zonën bardhekuqe.Në të 37-ën minutë sërish Partizani rishfaqet rrezikshëm teksa Arinaldo Rrapaj për pak sa nuk rrezikon, por topi përfundon mbi traversën e Marko Alia.Skënderbeu pretendon për një 11-metërsh në minutën e fundit të pjesës së parë, pasi Djantu është penguar brenda zonës, por për gjyqtarin e takimit ishte ndërhyrje e rregullt.Nuk ka raste deri në fishkëllimën e fundit të pjesës së parë dhe përfundimisht 0-0 në 45 minutat e para.Fraksioni i dytë i ndeshjes nis me dyluftime të shumta nga të dy skuadrat dhe të paktën deri në minutën e 57-të nuk ka raste, por ndërhyrje të ashpra nga të dy skuadrat. Rastet deri në këtë moment mungojnë.Pikërisht në të 57-ën Partizani në zbritjen e parë shënon, por Skuka kur e mori topin u duk qartë që ishte në pozicion jashtë loje.Në të 62-ën minutë është Murataj që shfaqet i rrezikshëm, por topi i gjuajtur përfundon jashtë në krahun tjetër të portës.Në të 69-ën minutë është Rashica që fal një gol të sigurt, pasi pret portieri i Partizanit, ndërkohë që pak minuta më vonë Bintsuka për pak sa nuk befason, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.Duhet të vinte minuta e 84-ër që Partizani të shënonte. Mensah vetëm 6-të minuta në fushë dhe shënon përballë portës, ndërkohë që nuk feston për të respektuar Skënderbeun, ish-skuadrën e tij. Vërtet mëkat që Skënderbeu pëson këtë gol në këto minuta të fundit.Edhe 4 minutat e shtesës nuk prodhojnë gjë dhe përfundimisht Skënderbeu humbet në një transfertë që nuk e meritonte të dilte pa gjë.Minutat dhe rastet e pjesës së parë4’ –Rasti i parë është për vendasit. Është Keko që përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Skënderbeut, gjuan dhe jashtë.8’ – Kros në zonën e Skënderbeut pas një goditjeje dënimi dhe është Prençi me kokë që largon rrezikun.15’ – Rrapaj për vendasit provon nga jashtë zone, por topi përfundon shumë jashtë kuadratit.16’ – Bintsuka provon me kokë këtë herë, por jashtë.24’ – Dy raste në pak sekonda për Skënderbeun dhe janë rastet e para. Së pari Rashica dhe më pas Rabiu nuk arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë. Raste ideale për Skënderbeun.37’ – Vjen ky moment i vështirë në portën e Skënderbeut. Është Arinaldo Rrapaj që për pak sa nuk shënon, por topi i gjuajtur nga ai, devijohet nga Juri Merlim dhe përfundon mbi tranversë.45’ – Skënderbeu pretendon për 11-metërsh. Është Djantu që rrethohet nga dy mbrojtës të Partizanit, rrëzohet në tokë brenda zone, por e rregullt për gjyqtarin kryesor të takimit.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë57’ – Partizani shënon, por Skuka që mori topin ishte dukshëm në pozicion jashtë loje.62’ – Goditje e rrezikshme e Murataj diagonal në krahun e djathtë, por topi përshkruan gjithë pasqyrën dhe përfundon në anësore.69’ – Rashica përballë portierit të kuq gjuan dhe grushton Qirko që shpëton portën nga një gol i sigurt.73’ – Është Binstuka lojtar që del në zonën e Skënderbeut, gjuan diganonal, por topi përfundon jashtë.84’ – Alfred Mensah pas krosit të Murataj shënon në krahun e djathtë dhe nuk feston për të respektuar Skënderbeun, fanelën që e kishte veshur më parë.
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti5 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti20 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Aktualitet2 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special