Sporti
E fundit ka gol në ndeshjen skënderbeu dinamo shënohet nga pika e bardhë
Skënderbeu – Dinamo 0-1Shënues:Vila 52’ (11-m)Skënderbeu:Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gerco, Franklin (Djantu 43’), Vangjeli, Janaqi.Trajner:Ivan GvozdenoviçDinamo:Sali, Marku, Hoxha, Zabërgja, Denisson (Bardhi 46’), Behiraçe, Smaçi, Gudiaby, Lorran, Andoni, Vila.Trajner:Dritan MehmetiGjyqtar:Klodian ShahiniKartonë të verdhë:Ramos, LiçoNdeshja nis me një rast surprizë, teksa Marku vetëm në sekondat e para për pak sa nuk shënon. Gjen të papërgatitur mbrojtjen korçare dhe i vetëm gjuan dhe falë grushtimit të topit nga Alia, Skënderbeu shpëton nga pësimi i golit.Gerco ka një moment të mirë në minutën e 9-të, ndërkohë që pak minuta më vonë në një goditje dënimi Rashica fut një top të bukur në zonë, por grushton Sali për Dinamon. Janë po bardhekuqtë që marrin frenat e lojës në dorë dhe Prençi gabon në minutën e 12-të përballë portës nuk shënon, pasi i dhuron një top portierit Sali.Në minutën e 23-të është Ardit Nikaj që provon të befasojë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Janë minuta që të dy skuadrat luajnë kujdesshëm dhe ka rrezikuar shumë, duke menduar edhe për prapavijën.Edhe minutat e mëtejshme janë më të qeta dhe dinamovitët përpiqen të zbresin më shpesh, por pa gjetur kuadratin e Marko Alia.3 minuta nga fundi ankth në kampin bardhekuq pasi Franklin ka probleme në këmbën e djathtë të fashuar dhe Djantu hidhet në fushë duke e zëvendësuar.Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0.45 minutat e dyta nisin me një rast të artë për Skënderbeun, teksa Djantu për pak sa nuk shënon, shpëton portieri mik. Dinamovitët në këtë pjesë kryen një ndërrim duke freskuar skuadrën.Në minutën e 52-të Dinamo fiton një 11-metërsh dhe Vila është i saktë nga 11-të metra larg duke kaluar Dinamon në avantazh.Minutat dhe rastet e pjesës së parë1’ – Dinamo vetëm në sekondën e 9-të shënon rastin e parë, teksa pas topit nga qendra, Marku i vetëm përballë portës gjuan dhe Marko Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit në këndore. Shpëton Skënderbeu.9’ – Provon Gerco nga jashtë zonës së 16 metrave dhe me të djathtën e tij e çon topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule.12’ – Prençi për pak sa nuk kalon Skënderbeun në avantazh. Pas një goditjeje këndi Liço fut topin në zonë dhe Prençi i papërgatitur vetëm sa e prek topin përballë portës. Rast ideal për Skënderbeun.35’ – Aksion me disa pasime për Skënderbeut. Është Dean Liço që provon me të majtën, por në mënyrë të gabuar gjuan jashtë.39’ – Zabërgja për miqtë në zonë kalon një prej mbrojtësit e Skënderbeun gjuan më të majtën rrezikshëm por devijon në këndore Kosta Vangjeli.45’ – Nikaj bën gjithçka mirë në të majtë, fut një top të fuqishëm në zonë dhe Rashica nuk arrin ta devijojë në kuadrat.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë47’ – Mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun që në startin e pjesës së dytë. Djantu prirazi me portën dinamovite fut top të rrezikshëm në zonë dhe portieri Sali bën mrekullinë me gishta, duke e larguar rrezikun.52’ – Ramos brenda zonës korçare pengon në mënyrë të parregullt Andonin për miqtë dhe gjyqtari tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Lorenco Vila është i saktë dhe 0-1 për Dinamon.
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti5 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga1 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti15 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!