Sporti
E fundit ka gol në stadiumin skënderbeu shënon teuta lexoni
Skënderbeu-Teuta 0-1Shënues: Gjini 74’Skënderbeu:Alia, Ramos, Prençi, Gerco, Shaqe, Randi, Janaqi, Merlim, Liço, Djantu, Nikaj (Nikaj 66’).Trajner:Ivan GvozdenoviçTeuta:Vata, Jazxhi, Gjini, Beqja, Daci (Faust 59’), Kruja, Kotobelli, Lloci, Gjinollari, Daja, Arifi (Peposhi 59’).Trajner:Edi MartiniGjyqtarë:Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Ergys Spahiu, Sokol BebjaKartonë të verdhë:Shaqe, Liço, Janaqi / DajaNdeshja mes Skënderbeut dhe Teutës ka nisur menjëherë në sulm për Skënderbeun, ku Gerco provon nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit durrsak.Menjëherë kundërpërgjigjen durrsakët që kanë dy raste të mira shënimi në zonë, por me portën bosh nuk arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë. Rastet për Teutën falë shtatlartësisë së mbrojtësve të Teutës që në goditjet standarde bien në sy në krahasim me lojtarët e Skënderbeut.Më pas loja më shumë luhet në mesin e fushës, ku ka duele të ashpra mes të dy ekipeve, por pa rrezikuar portat respektiveNë minutën e 31-të gjyqtari Hamiti pasi shikon edhe VAR-in jep 11-metërsh. Ka protesta të shumta nga ana e Skënderbeut, por gjithsesi është Daci që nga pika e bardhë godet shtyllën dhe topi përfundon jashtë. Sërish pas humbjes së penalltisë ka protesta nga ana e vendasve.Deri në minutën e 40-të ka protesta për shumë faulle që jep gjyqtari Hamiti dhe loja duket se është tensionuar, qysh pas momentit që dha 11-metërsh.Mbyllet pjesa e parë me rrjetat e paprekura 0-0.Pjesa e dytë nis pa asnjë ndërrim nga të dyja skuadrat, duke u besuar të dy teknikët lojtarëve që hodhën në fushë nga starti.Menjëherë dy raste nga një për secilën skuadër, madje raste të arta shënimi. Është Liço për Skënderbeun dhe nga ana tjetër Daci për Teutën që humbasin raste të pastra, të dy me kokë gjuajnë jashtë.Një tjetër raste të pastër humbet kapiteni i Skënderbeut, Liço në minutën e 61-të, teksa topi prek vetëm rrjetën e jashtme të portës durrsake.Në minutën e 74-ër do të vinte edhe goli i avantazhit për miqtë. Është Gjini që gjuan me kokë në zonë dhe 0-1.Minutat dhe rastet e pjesës së parë2’ – Gerco provon nga e djathta e sulmit për Skënderbeun me të majtën dhe pret në pozicion Vata.8’ – Gerco për Djantu në zonë që gjuan me kokë, por topi përfundon jashtë.31’ – Teuta pretendon për prekje të topit me dorë në zonë nga mbrojtësit e Skënderbeut. Gjyqtari Eldorjan Hamiti shkon në VAR. Pasi e shikon jep 11-metërsh. Gjuan Daci dhe topi prek atje ku bashkohet shtylla e djathtë pingule me traversalen dhe përfundon jashtë. Miqtë humbasin rastin më të pastër të shënimit.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë48’ – Me startin e pjesës së dytë Skënderbeu humbet një rast të pastër. Është Merlim që në një këndore e dërgon topin në zonë dhe atje Liço gjuan me kokë dhe shpëton për mrekulli porta e Teutës, topi përfundon jashtë.50’ – Të njëjtën gjë humbet edhe Teuta, teksa Daci me portën bosh me kokë gjuan jashtë.61’ – Goditje dënimi për Skënderbeun diagonal në krahun e majtë të sulmit. Është Nikaj që shërben në zonë për Liçon dhe topi prek vetëm rrjetën e jashtme. Shpëton porta e Teutës.74’ – Goditje këndi për Teutën. Gjini shtatlartë me kokë gjuan dhe 0-1 për Teutën, shënojnë miqtë.
Sporti
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
Sporti
Konferenca për mediat / Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për sfidat e Nations League
Sporti
Gvozdenoviç: Tani na duhen pikët. Kam besim që do t’ia dalim ndaj Egnatias
Sporti
“Ujqër”! Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!
Sporti
VOLEJ FEMRA+MESHKUJ/ Skënderbeu luan në dy transferta, priten 2 fitore
Sporti
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
Sporti
Nations League/ Publikohet lista për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Pogradeci-Teuta sot 17:00, hyrja falas për tifozët!
Sporti
STARTON sot java e 8-të me Dinamo-Laçi/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Super Liga
SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci
-
Sporti5 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti1 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Super Liga4 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti2 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti2 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!