Sporti
E fundit ka goooooool në korçë ujqërit shënojnë ndaj partizanit
Skënderbeu – Partizani 1-0Shënues:Liço 38’ (11-m)Skënderbeu:Alia, Ramos. Prençi, Rabiu, Vangjeli, Janaqi, Merlim, Gerco, Liço, Rashica. Nikaj.Trajner:Ivan GvozdenoviçPartizani:Hoxha, Atanaskoski, Buxhelaj, Sota, Sembene, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Rrapaj, Mensah (Bintsouka 14’), Mba.Trajner:Orges ShehiGjyqtarë: Florjan Lata, Denis Rexha, Heraj Lisaku, Sokol BebjaKartonë të verdhë:SotaNdeshja nis me një numër të madh tifozësh, teksa ultrasit bardhekuq kanë qenë të shumtë në tribuna, ndërkohë që edhe tifozët e Partizanit kanë qenë rreth 150 që ishin të vendosur në tribunën E. Të dy tifozëritë krijuan një atmosferë vërtet të bukur.10 minutat e para janë të qeta dhe të dy skuadrat më shumë përpiqen të studiojnë njëra-tjetrën, pa u përpjekur të rrezikojnë në portat respektive.Partizani kryen ndërrim të detyruar në minutën e 14-të, pasi largohet Alfred Mensah i dëmtuar.Në minutën e 15-të gjytari Lata dërgon Dean Liçon te tifozët që t’i qetësojë duke mos ofenduar me koret fyese.Edhe minutat në vazhdim, janë me një qarkullim të madh topi nga ana e Skënderbeut, por nuk futet dot në zonën e kuqe.30 minuta lojë dhe asnjë rast shënimi, apo i pastër, teksa luhet vetëm në mesfushë dhe në krahë, një lojë e kujdesshme dhe pa rrezik në zonat respektive.Nikaj dhe Rashica për Skënderbeun afrohen më shumë në zonë në këto minuta, por pa shënjestruar topin drejt Alban Hoxhës.Duhet të vinte minuta e 38-të që të shënonte Skënderbeu, Penallti për bardhekuqtë pas prekjes së dukshme të topit me dorë të mbrojtësit të të kuqve. I saktë Liço dhe 1-0 për SkënderbeunMinutat dhe rastet e pjesës së parë18’ – Nëse mund të quhet rast ai i Ardit Nikaj në këtë minutë, teksa bën mirë gjithçka në zonën e Partizanit, bëhet gati të gjuajë, por topi është më i fortë se duhet dhe del jashtë zone.29’ – Rashica për Skënderbeun merr një top nga mesfusha dhe përballë portierit Hoxha nuk arrin të mbërrijë përpara kohe për ta dërguar topin në kuadrat.30’ – Zbritje e rrezikshme e Partizanit. Është Bintsouka që fut një top të rrezikshëm në zonën e Skënderbeut, por topi largohet në këndore.37’ – Rashica në të djathtë kërkon të futet në zonë, kroson por topi prek dorën e Sembene dhe gjyqtari jep 11-metërsh pas konsultimit edhe me VAR.Merr topin nga pika e bardhë Dean Liço që gjuan dhe 1-0.
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve
Kategoria 1
POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!
Sporti
Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore
Sporti
Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti4 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti1 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…