Sporti
E fundit mbyllen 45 minutat e para në skënderbeu vllaznia mësoni çfarë ka ndodhur
Skënderbeu-Vllaznia 0-0SKËNDERBEU:Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gerco, Rabiu, Dumfor, Nikaj, Liço, Rashica, Merlim.Trajner:Ivan GvozdenoviçVLLAZNIA:Jukaj, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.Trajner:Qatip OsmaniGjyqtarë:Kreshnik Cjapi, Ilir Tartaraj, Orgest Grabova, Erjon BylykbashiKartonë të verdhë:RabiuMinutat e para janë të mira për Vllazninë që ushtron presion në zonën e Skënderbeut, madje për rreth 6 minuta, por pa rrezikuar portën e Marko Alia.Pas presionit të Vllaznisë, Skënderbeu kundërpëgjigjet me Nikaj me dy momente të mira, por edhe Skënderbeu nuk mund të jetë i rrezikshëm.Terreni është rëshqitës dhe të dy skuadrat kanë kujdes mos gabojnë, ndërkohë që në minutën e 14-të rastin e parë e kanë miqtë me anë të Grudës, por nuk lejon Marko Alia.30 minutat e para janë të qeta dhe pa raste, ndërkohë që loja duket se është e ekulibruarRandi për Skënderbeun dhe Balaj për Vllazninë, të dy lëshojnë predha në portë, por në të dy rastet topi përfundon jashtë kuadratit të portave respektive.Një pjesë e parë që duket më shumë se e kujdesshme dhe pa shumë rrezik në portat përkatëse.Pas minutës së 30-të duket se loja flet për Skënderbeun. Gerco ka një rast të artë shënimi por gjuan jashtë, ndërkohë që 10-të minuta nga fundi Skënderbeu fal Vllazninë. Rashica i vetëm nuk shënon, pasi Vllaznia ka një portier të talentuar si Jukaj që e kap topin me këmbë dhe shpëton portën nga një gol i sigurt.45 minutat e para mbyllen në barazimin 0-0.Minutat dhe rastet e pjesës së parë14’ – Rasti i parë u takon miqve, teksa Gruda përballë Alia godet dhe portieri i Skënderbeut prek topin me këmbë duke mos e lënë të shkojë në rrjetë. Më pas gjyqtari anësor ngre flamurin duke e zënë në pozicion jashtë loje.28’ – Provon Randi Dumfor nga largësia me një predhë, por mbi traversë përfundon topi.30’ – Provon Bekim Balaj nga largësia në një goditje dënimi, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.34’ – Gerco godet nga jashtë zone, por shpëton porta e Vllaznisë, topi përfundon jashtë.35’ – Rashica ka rastin më të pastër në këtë minutë, teksa përballë Jukaj për pak sa nuk shënon, por portieri i Vllaznisë bën mrekullinë me kapjen e topit me këmbë.44’ – Balaj për pak sa nuk rrezikon, por Prençi shpëton duke e larguar topin që po shkonte në kuadrat.
Sporti
Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
Kategoria 1
Liqenorët shprehin detyrimin e tyre ndaj Kukësit
Sporti
SUPERLIGA/ Luhet në Korçë dhe në Tiranë. Java e 8-të sot me dy përballje
Sporti
Shqipëri U-21 luan ndaj Armenisë/ Ja lista. 3 lojtarë të Skënderbeut vishen kuqezinj
Sporti
SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti23 orë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti4 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…