Sporti
E fundit mbyllen 45 minutat e para skënderbeu tirana korçarët me një lojtar më pak luajnë super
Skënderbeu-Tirana 0-0Skënderbeu:Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gerco, Randi, Janaqi, Merlim, Shaqe.Trajner:Ivan GvozdenoviçTirana:Kozi, Mici, Lulaj, Abazaj, Jonuzi, Lushkja, Latifi (Patrick 20’), Haxhiu, Përgjoni, Deliu, Hoxhallari.Trajner:Erbim FaguGjyqtarë:Andi Koçi, Fatmir Lama, Rexhino Mersinasi, Klodian ShahiniKartonë të verdhë:Prençi / KoziKarton i kuq:Rabiu 15’8 minutat e para kanë qenë të qeta në stadiumin “Skënderbeu” me të dy skuadrat që më shumë qarkullojnë topin dhe te minuta e 9-të është Dean Liço që shënon rastin e parë, por vetëm goditje këndi.Në minutën e 15-të kemi një ndërhyrje të ashpër të Mario Rabiut ndaj Liridon Latifit dhe gjyqtari i tregon kartonin e verdhë në momentin e parë. Më pas shkon në VAR gjyqtari kryesor dhe kthehet duke i treguar kartonin e kuq. Pas 15-të minutash loje Skënderbeu me 10 lojtarë në fushën e lojës.E njëjta situatë në minutën e 24-ër është portieri Kozi që pengon Nikajn dhe gjyqtari i njëanshëm, pasi i jep vetëm karton të verdhë. Ka protesta nga ana e Skënderbeut dhe tifozëve në stadium.Rashica ka një rast të artë pak momente më vonë dhe shpëton Kozi, ndërkohë që duhet të vinte minuta e 29-të që Skënderbeu të fitonte një 11-metërsh. Është kapiteni Dean Liço që merr përsipër gjuan dhe pret Kozi. Skënderbeu humb rastin më ideal. Vërtet mëkat që Skënderbeu nuk shënoi pasi ka luajtur më mirë edhe me një lojtar më pak.Në minutat e fundit kujtohet Tirana me Partick dhe Mici, por pa arritur të shënojnë dhe pjesa e parë mbyllet me rrjetat e paprekura 0-0 me një lojë vërtet të mirë të Skënderbeut.Minutat dhe rastet e pjesës së parë9’ – Është kapiteni i Skënderbeut Dean Liço që futet në zonë, por është mbrojtja e ngjeshur mike që e largon topin në këndore, pretendohet edhe për një shtyrje në adresë të kapitenit bardhekuq.15’ – Ndërhyrje e parregullt e Mario Rabiut ndaj Liridon Latifit dhe gjyqtaari e ndërshkon me karton të verdhë. Më pas merr sinjal nga VAR-i dhe pasi e rishikon, kthehet dhe i drejton kartonin e kuq. Skënderbeu me 10 lojtarë.24’ – Nikaj bën më të mirën në hyrje të zonës pengohet nga portiere Kozi dhe vetëm karton i verdhë. Proteston Skënderbeu pasi duhej karton i kuq për portierin bardheblu.28’ – Goditje këndi për Skënderbeut, Rashica direkt topin në kuadrat dhe Kozi bën mrekullinë duke e dërguar topin në këndore.29’ – Penallti për Skënderbeun. Mbrojtësit e Tiranës e prekin topin me dorë dhe gjyqtati tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Gjuan kapiteni i Skënderbeut, Dean Liço dhe pret portieri i Tiranës.42’-44’ – Patrick dhe Mici janë dy rastet e Tiranës, shpëton për mrekulli porta e ekipit të Skënderbeut, në të dy rastet topi përfundon jashtë.
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
Sporti
Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…
Sporti
SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Kategoria 2
KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!
Sporti
Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen
Sporti
Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga20 orë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti5 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…