Connect with us

Sporti

E fundit mbyllet ndeshja skënderbeu bën ujkun ndaj erzenit fluturojnë bardhekuqtë

ERZENI-SKËNDERBEU 0-3Shënues:Franklin 3’. Nikaj 7’ (11-m), Janaqi 74’ERZENI:Hasanbelli, Maliqi (Dakaj 54’), Kahrimanoviç, Zeka, Asani (Kadriu 53’), Sadiki, Alba (Marzuk 22’), Mëllugja (Blazeviç 64’),Peposhi, Osmanllari, Atanda.Trajner:Skerdi BejzadeSKËNDERBEU:Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Rashica (Djantu 66’), Nikaj (Lika 86’), Gerco, Franklin (Uçe 82’), Vangjeli, Janaqi, Merlim (Alii 82’).Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtar:Laver AllaKartonë të verdhë:Hasanbelli, Sadiki, Mellugja, Dakaj / Rabiu, PrençiPa filluar mirë takimi në Rrogozhinë mes Erzenit dhe Skënderbeut, janë bardhekuqtë që shënojnë 2 gola në harkun kohor të 7-të minutave.Vërtet një Skënderbe që po bën mrekullinë në Rrogozhinë, ndërkohë që qysh në minutën e 3-të të takimit është Franklin që shënon golin e avantazhit.Më pas në të 7-ën minutë është Janaqi që merr një 11-metërsh në duelin me portierin vendas dhe gjyqtari Alla tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë.Gjuan saktë nga pika e bardhë Nikaj dhe 0-2 për Skënderbeun. Në vetëm 7-të minuta lojë Skënderbeu bën “ligjin” në Rrogozhinë dhe një start të tillë kaq të mirë, as vetë korçarët nuk e kishin menduar që do të ndodhte.Në minutat në vazhdim Skënderbeu luan qetë dhe janë minuta të qeta ku bardhekuqtë përpiqen të ulin ritmin, pasi kryesimi 0-2 sigurisht që jep qetësi më vete për miqtë.Janë shijakasit që nga minuta e 18-të kujtohen të shënojnë një rast, por pozicion jashtë loje.Skënderbeu deri në minutën e 30-të përpiqet që të shfrytëzojë ndonjë kundërsulm, ndërkohë që mbrojtja duket se sigurtë deri në këtë minutë. Skënderbeu është i rezikshëm herë pas herë dhe Gerco me kokë në të 34-ën minutë për pak sa nuk shënon edhe të tretin. Dy minuta nga fundi është kapiteni Prençi që shtyn me duar Maliqin dhe Alla tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Madje edhe pse është parë në VAR, gjyqtari jep sërish penallti. Gjuan Kahrimanoviç, por Marko Alia tregohet i shkëlqyer duke e kuptuar krahun dhe duke pritur 11-metërshin.Në dhomat e zhveshjes Skënderbeu futet në këtë mënyrë me avantazhin 0-2Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy skuadrat, ndërkohë që Gvozdenoviç u beson të njëjtëve lojtarë. Duket se kjo pjesë e dytë ka një Skënderbeu më shumë të ngjeshur në mesin e fushës, duke mos e lejuar kundërshtarin që të shkojë në zonë.Në minutën e 62-të është Franklin me kokë që ka një rast të pastër, ndërkohë që pas kësaj minute Erzeni hidhet i gjithi në sulm, pasi nuk ka më çfarë të humbasë, por nuk është i saktë në metrat e fundit, kjo edhe falë Skënderbeut që mbrohet mirë.Në të 74-ën minutë është Dejvid Janaqi që vulos fitoren duke shënuar edhe të tretin dhe sigurisht ka festë te Skënderbeu, pasi ndeshja po shkon drejt fundit.Në fakt deri në përfundim asgjë për tu shënuar dhe Skënderbeu që e kthen në festë fundin e ndeshjes, pasi ka marrë një tjetër fitore të madhe dhe është ngjitur në kuotën e 31-të pikëve.Minutat dhe rastet e pjesës së parë3’ – Franklin merr një top të bukur në zonë, futet dhe gjuan duke shënuar golin e avantazhit dhe 0-1 për Skënderbeun.7’ – Është Janaqi që futet në zonën e Erzenit, pengohet në mënyrë të parregullt nga portieri vendas dhe penallti. Gjuan saktë Ardit Nikaj dhe 0-2 për Skënderbeun.18’ – Zeka për vendasit në rastin e parë shërben për Maliqi, që gjuan dhe topi përfundon jashtë, por më pas gjyqtari anësor ngre flamurin duke zënë vendasit në pozicion jashtë loje.25’ – Anteo Osmanllari për Erzenin përpiqet të gjuajë nga jashtë zone, lëshon një predhë, por vetëm jashtë.30’ – Atanda për Erzenin me kokë pas një goditjeje nga këndi gjuan dhe topi qeth tranversën e Marko Alia.34’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Rashica fut saktë në zonë topin dhe Gerco godet me kokë topin duke e dërguar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Një rast tjetër i pastër për Skënderbeun.45+2’- Prençi në një ndërhyrje në zonë shtyn me duar Maliqin dhe gjyqtari i bindur jep 11-metërsh. Gjyqtari e shikon në VAR për disa minuta dhe më pas tregon se është i drejtë vendimi që kishte marrë. Gjuan Kahrimanoviç dhe pret Marko Alia.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë62’ – Goditje dënimi për Skënderbeun. Merlim kroson në zonë dhe Franklin godet me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit.67’ – Rast i artë për Skënderbeun. Nikaj futet bukur në krahun e majtë dhe jep një asist për Djantu që nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat, duke shpërdoruar këtë moment kaq të pastër shënimi.74’ – Franklin bën mirë në krahun e majtë shërben për Janaqi, që shënon edhe të tretin dhe mbyll thuajse këtë ndeshje, pasi nuk kanë mbetur edhe shumë minuta deri në fund.86’ – Erzeni shënon në këtë minutë, por ka pozicion jashtë loje dhe goli është i pavlefshëm.

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë

Skuadra korçare po vazhdon stërvitjet e veta, kjo në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës, një ndeshje që luhet në shtëpi dhe përballë do të jetë Egnatia, një prej ekipeve më të mira.

Nga ajo që kemi mundur të mësojme nga procesi stërvitor tek Skënderbeu do të ketë disa ndryshime, kjo për atë se disa futbollistë janë të dëmtuar, por ka edhe ndonjë ndryshim taktik ose që t’i japë më shumë forcë ekipit. Natyrisht nuk do të jenë ndryshime radikale, por që tre ose katër pozicione do të jenë në ndryshim.

Kështu Merlim pothuajse është i konfirmuar që nuk do të luajë dhe ka shumë mundësi ta nisë Pecani nga minuta e parë ose edhe Franklin. Ndërkohë që edhe reparti i mbrojtjes po shikon si një alternativë të fuqishme Shaqen që mund të ndërrojë krah me Gercon.

Mundësi është për Tayon në vijën sulmuese. Në fakt ishte menduar që të luante që në ndeshjen e kaluar, por nuk ishte mundësia pasi ishin pesë të huaj në fushën e lojës. Një mundësi e madhe është edhe për Dokën dhe Balajn, të cilët pothuajse janë gati për këtë ndeshje. Të gjitha këto kemi mundur t’i shikojmë nga procesi stërvitor ku Gvozdenoviç po eksperimenton disa ndryshime.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë

“Ky sezon është më i fortë se ai i kaluari, ka shumë ekipe që janë forcuar dhe po zhvillojnë ndeshje të mira, por dua të theksoj se nuk ka diferenca të dukshme.”

Këto janë fjalët e para të ikonës së futbollit korçar Dhimitraq Xhambazi i cili e shikon sezonin të vështirë për të gjitha ekipet dhe sipas tij: “Nuk ka diferenca në pikë, të paktën që nga vendi ku është Skënderbeu dhe duke e karahasur me vendin e parë.”

Korçarët kanë shtatë pikë dhe vendi i parë ka 13 pikë, pra një diferencë e rikuperueshme për gjithë të tjerët që janë në këtë garë.

I pyetur se cili po spikat në këtë moment tek korçarët, Xhambazi thekson: “Grupi nuk ka diferenca, por për mua deri në këto momnte po spikasin Rabiu dhe Rashica”. Pra, duket se me largimet e disa futbollistëve grupi i të spikaturve ka rënë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Sporti

FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n do të organizojë turneun ballkanik të futbollit të të amputuarve. Turneu do të zhvillohet në datat 16-18 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshje direkte me sistemin 9×9. Ekipi që do të grumbullojë më shumë pikë në fund të ndeshjeve do të shpallet kampion i turneut.

Ky organizim vjen në kuadër të strategjisë së përgjegjësisë sociale të Federatës së futbollit, që synon të sjellë futbollin më pranë komunitetit dhe të rrisë ndërgjegjësimin për kauza të rëndësishme sociale.

Balkan Region Amputee Tournament:

Shqipëri – Turqi 16.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Turqi – Kosovë 17.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Shqipëri – Kosovë 18.10.2024 10:00 Shtëpia e Futbollit

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!

Edhe pse nuk janë futbollistë titullarë të momentit Randi dhe Tare janë dy futbollistë që gjatë kësaj jave stërvitore të korçarëve kanë punuar në mënyrë individuale. Nga sa është mësuar të dy këta futbollistë kanë dëmtime muskulore ku më shumë janë kontraktime të pësuara nga java e parë.

Randi nga ndeshja me Tiranën dhe Tare nga një seancë stërvitore që e ka shpënë në një kontarktim muskulor. Kështu që të dy këta futbollistë mund të mos jenë gati për ndeshjen e radhës edhe pse siç thamë nuk janë titullarë, por kanë qënë në çdo ndeshje në stol të gatshëm për aktivizim.

Më shumë është aktivizuar Randi në dy ndeshje dhe Tare në një ndeshje. Në qoftë se të tre futbollistët duke shtuar dhe Merlim nuk janë gati këta do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna dhe në vend të tyre do të jenë tre të tjerë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!

Po sjellim sot një nga lajmet më ekskluzive të Skënderbeut plot 10 vite më parë. Madje është portali ynë “Korça Boom” që zbulon foton e Alessandro Del Piero në atë kohë. Në fakt, shumë do të thoshin sot që kjo foto mund të jetë edhe montazh, por është një nga fotot më reale të asaj kohe.

Si ka qenë historia e Del Pieros me fanelën e Skënderbeut dhe jo vetëm, pasi ishin dy në atë kohë që do të vinin te Skënderbeu. Përveç Alessandros ishte edhe Marco Materazzi të dy gati për të mbërritur në qytetin juglindor.

Historia që po e zublojmë sot ka të bëjë me atë se të dy italianët në sezonin 2014-2015 luanin në Indi dhe menaxherët e Skënderbeut kishin bërë gati të dy lojtarët të veshur bardhekuq për ti prezantuar në qytetin juglindor.

Madje fotoja që po sjellim ka qenë e Alessandro Del Pieros veshur bardhekuq dhe që ishte I bindur që do të luantë atë sezon me Skënderbeut. Duke pasur emër të madh në botë, Del Piero dhe Materazzi, të paktën në verën e atij viti do të vishnin fanelën bardhekuqe në Kupat e Europës.

Mirëpo një vendim i klubit “Skënderbeu” në atë kohë ka bërë që të dy të mos përfundonin marrëveshjen, pasi nëse do të visheshin bardhekuq gjithë vëmendja do të ishte vetëm te ta dhe jo te Skënderbeu.

Një marëveshje fantastike që u prish në momentet e fundit, por që të dy ishin gati.

Sot portali ynë ju servir foton ekskluzive që po e sjellim për të gjithë lexuesit tanë.  

Një lajm ekskluziv në atë kohë dhe po ashtu edhe sot, pasi dihet se kush ishin dy emrat e mëdhenj të futbollit italian dhe botëror, por që ishin në momentet e fundit të karrierës së tyre dhe dëshironin shumë të vishnin një fanelë siç ishte ajo e Skënderbeut…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!

Më së fundi në klubin shumësportësh “Skënderbeu” vjen edhe blerja e parë e  jë basketbollisti. Ka qenë klubi shumësportësh që ka dhënë lajmin në lidhje me afrimin e Daniel Nlandu Kiely.

Nuk jepen hollësi të tjera në lidhje me afrimin e këtij basketbollisti nga vjen, por duket se te Skënderbeu e kanë ndarë mendjen këtë sezon për ta ngjitur sa më parë skuadrën në kategorinë superior.

Skënderbeu në basketboll për meshkuj sezonin e ri do të luajë në kategorinë e parë, pasi sezonin e kaluar u rendit në vendin e fundit, ndërkohë që këtë sezon do të kërrkojë patjetër ngjitjen në superligë. Për këtë klubi ka vendosur që të afrojë basketbollistë nga jashtë dhe ky është emri i parë i blerjes përpara sezonit. Fotoja më sipër i përket basketbollistit Daniel Nlandu KIELY, basketbollist që ka firmosur edhe kontratën me klubin “Skënderbeu”.

Suksese Skënderbeut në basketboll për meshkuj në këtë sezon të ri!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë

Një mungesë e ndjeshme duket se do të jetë për korçarët në ndeshjen e radhës. Nga sa është parë, mesfushori Juri Merlim ka punuar gjatë këtyre ditëve i veçuar nga grupi, kjo për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Edhe në qoftë se do të rikuperohet deri ditën e ndeshjes së radhës, përsëri mundësitë ta fillojë si titullar janë shumë të pakta, për të mos thënë minimale. Duket se stafi po merr menjëherë masa dhe ka disa alternativa në këtë drejtim ku Franklin, Pecani janë më se të gatshëm për këtë pozicion.

Madje mund të thuhet se Merlim realisht nuk ka qenë në ditët e veta më të mira, por loja e tij në mesfushë është edhe përcaktuese në lidhje me ecurinë e ekipit. Si duket ka humbur nga ato vetitë e tij që godiste në drejtim të portës dhe shënonte.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU: Numrat 10+11/ Rashica-Nikaj 4 gola në 7 javë!

Dy sulmuesit e Skënderbeut në foton e mësipërme janë 10 dhe 11 që do të thotë Ermir Rashica dhe Ardit Nikaj. Dy lojtarë të talentuar me shumë të ardhme dhe që janë sulmi i krahëve të Skënderbeut me Bismarkun në majë.

Të dy pjesë e kombëtares U-21 dhe që pavarësisht se akoma nuk janë në 100% të formës përsa i përket golave, janë lojtarë shumë të rëndësishëm te bardhekuqtë dhe kështu do të jenë absolutisht edhe në javët në vijim.

Ermir Rashica ka shënuar 3 gola deri tani, ndërkohë që Ardit Nikaj ka tundur vetëm 1 herë rrjetën në këto 7-të javë dhe së bashku mbajnë shifrën e 4-r golave.

Në kampin bardhekuq presin shumë nga kjo dyshe që këtë javë ndaj Egnatias dhe padiskutim presin shumë nga Rashica dhe Nikaj edhe tifozëria bardhekuqe.

Një dyshe që do ta donte ta kishte pjesë e ekipit në të gjitha skuadrat e superligës dhe prandaj Rashica dhe Nikaj, mbeten dy titullarë me vlerësim të madh dhe dy lojtarë që jo më kot njëri mban numri 10-të dhe tjetrin 12-të.

Froca Ermir! Forca Ardit!

Golashënuesit e Skënderbeut në 7 javë kampionat

Ermir Rashica          3 gola

Bismark Çarls           2 gola

Ardit Nikaj                1 gol

Elvis Prençi               1 gol

Mario Rabiu             1 gol

Luço Vaskez             1 gol

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Për herë të parë/ Gjashtë arbitra shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Conference League

Për herë të parë në histori, një trupë e plotë arbitrash shqiptarë (kryesor, asistentë, arbitër i katërt, VAR dhe AVAR) do të gjykojnë së bashku një ndeshje në kompeticionet Europiane.

Enea Jorgji si kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj përgjegjës i VAR dhe Juxhin Xhaja si përgjegjës i AVAR, do të vendosin drejtësi në takimin Heidenheim – Olimpija e vlefshme për UEFA Conference League.

Ndeshja do të luhet ditën e enjte më 3 tetor në Gjermani në stadiumin “FCH Arena Heidenheim”, në orën 18:45.

Gjykimi në nivele të tilla është dëshmi e rritjes së arbitrimit shqiptar edhe në futbollin europian.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë

Edhe pse gjatë këtyre ditëve stërvitore pas ndeshjes me Tiranën, stafi i Skënderbeut ka folur me lojtarët për atë që është parë në fushën e lojës, kjo nuk ka qenë e plotë. Themi këtë pasi sot në orën 12:00 ekipi do të jetë në një seancë analize, ku nëpërmjet pamjeve filmike të ndeshjes me Tiranën, Gvozdenoviç dhe stafi i tij do t’u tregojnë lojtarëve se ku kanë gabuar dhe cilat janë anët e dobëta në atë ndeshje.

Natyrisht që do të ketë përgjegjësi individuale ashtu si edhe ekipore, por më shumë Gvozdenoviç do t’i mëshojë faktit që gabimet e vëna re të mos përsëriten në ndeshjen e radhës. Në fakt korçarët kanë punuar në këtë drejtim, ku shihet shpesh që ndëshkimet vijnë nga gabimet individuale në momente disekulibri në lojë.

Edhe pse janë momente të pakta, kjo ka ndikimet e veta ku edhe kanë pësuar gola që realisht kanë bërë që ekipi të mos dalë dot me pikë edhe pse loja është e pëlqyeshme në një përqindje të konsiderueshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News