Connect with us

Sporti

E fundit mbyllet në korçë ja ky është skënderbeu këta janë ujqërit shuplakë kampionëve

Skënderbeu – Partizani 1-0Shënues:Liço 38’ (11-m)Skënderbeu:Alia, Ramos. Prençi, Rabiu, Vangjeli, Janaqi, Merlim (Lika 72’), Gerco, Liço, Rashica (Djantu 90’). Nikaj (Randi 62’).Trajner:Ivan GvozdenoviçPartizani:Hoxha, Atanaskoski (Preka 83’), Buxhelaj, Sota (Bircçaj 90’), Sembene, Hadroj, Mehmeti, Murataj (Taipi 46’), Rrapaj, Mensah (Bintsouka 14’), Mba.Trajner:Orges ShehiGjyqtarë:Florjan Lata, Denis Rexha, Heraj Lisaku, Sokol BebjaKartonë të verdhë:Janaqi, Alia / Sota, Mehmeti, HadrojKartonë të kuq:Janaqi / RrapajSkënderbeu sërish ia doli të mundë Partizanin dhe duket se ua ka marrë “dorën” të kuqve, teksa në këtë sezon dy herë e ka mundur në stadiumin “Skënderbeu”.Ndeshja nis me një numër të madh tifozësh, teksa ultrasit bardhekuq kanë qenë të shumtë në tribuna, ndërkohë që edhe tifozët e Partizanit kanë qenë rreth 150 që ishin të vendosur në tribunën E. Të dy tifozëritë krijuan një atmosferë vërtet të bukur.10 minutat e para janë të qeta dhe të dy skuadrat më shumë përpiqen të studiojnë njëra-tjetrën, pa u përpjekur të rrezikojnë në portat respektive.Partizani kryen ndërrim të detyruar në minutën e 14-të, pasi largohet Alfred Mensah i dëmtuar.Në minutën e 15-të gjytari Lata dërgon Dean Liçon te tifozët që t’i qetësojë duke mos ofenduar me koret fyese.Edhe minutat në vazhdim, janë me një qarkullim të madh topi nga ana e Skënderbeut, por nuk futet dot në zonën e kuqe.30 minuta lojë dhe asnjë rast shënimi, apo i pastër, teksa luhet vetëm në mesfushë dhe në krahë, një lojë e kujdesshme dhe pa rrezik në zonat respektive.Nikaj dhe Rashica për Skënderbeun afrohen më shumë në zonë në këto minuta, por pa shënjestruar topin drejt Alban Hoxhës.Duhet të vinte minuta e 38-të që të shënonte Skënderbeu, Penallti për bardhekuqtë pas prekjes së dukshme të topit me dorë të mbrojtësit të të kuqve. I saktë Liço dhe 1-0 për Skënderbeun.Pas shënimit të golit janë sërish vendasit që kanë dy raste të arta shënimi. Merlim dhe Nikaj, mund të kishin shënuar edhe të dytin, por nxitohen në portën e kuqe.Partizani hutohet pas pësimit të golit të parë dhe deri në fundin e pjesës së parë është Skënderbeu që luan mirë.45 minutat e para mbyllen 1-0, me një Skënderbe që po luan shumë më mirë se Partizani dhe e ka merituar golin e avantazhit.Në pjesën e dytë miqtë kryejnë një ndërrim, ndërkohë që Skënderbeu del në fushë me 11-shen e pjesës së parë. Rashica ka një rast të mirë në minutën e 50-të, ndërkohë që Partizani edhe në këtë pjesë duket i hutuar.Partizani do të tregohej i rrezikshëm vetëm në minutën e 60-të, teksa sërish Marko Alia dy herë bën heroin duke e grushtuar topin dy herë.Në minutën e 62-të trajnerin Gvozdenoviç kryen një ndërrim taktik, duke hequr një sulmues si Nikaj dhe duke aktivizuar Randin në rolin e mbrojtësit, për të fuqizuar prapavijën.Partizani bën mirë në këto minuta dhe fiton terren duke parë më shumë në zonën e Skënderbeut dhe duke bërë që mbrojtja bardhekuqe shumë herë të jetë në panik.Partizani luan mirë dhe kërkon me ngulm golin e barazimit. Sërish Skënderbeu një ndërrim tjetër ku futet Lika dhe del Merlim. Janë minuta që Partizani luan gjithçka për gjithçka dhe Skënderbeu mundohet më shumë të jetë i qartë në prapavijë dhe të mos gabojë.Skënderbeu shënon edhe një gol 5-së minuta nga fundi, por pozicion jashtë loje i Rashicës.3 minuta nga fundi acarohen “gjakrat”. Ka dy të kuqe nga një për secilën skuadër. Rrapaj për miqtë dhe Janaqi për vendasit pas acarimeve me njëri-tjetrin lenë skuadrat me nga 10 futbollistë.Edhe 6 minutat e shtesës nuk sjellin ndonjë të re dhe përfundimisht Skënderbeu fiton 1-0 duke marrë një fitore të madhe ndaj Partizanit dhe duke treguar se me ekipet e mëdha Skënderbeu tregohet i madh.Minutat dhe rastet e pjesës së parë18’ – Nëse mund të quhet rast ai i Ardit Nikaj në këtë minutë, teksa bën mirë gjithçka në zonën e Partizanit, bëhet gati të gjuajë, por topi është më i fortë se duhet dhe del jashtë zone.29’ – Rashica për Skënderbeun merr një top nga mesfusha dhe përballë portierit Hoxha nuk arrin të mbërrijë përpara kohe për ta dërguar topin në kuadrat.30’ – Zbritje e rrezikshme e Partizanit. Është Bintsouka që fut një top të rrezikshëm në zonën e Skënderbeut, por topi largohet në këndore.37’ – Rashica në të djathtë kërkon të futet në zonë, kroson por topi prek dorën e Sembene dhe gjyqtari jep 11-metërsh pas konsultimit edhe me VAR.Gjuan topin nga pika e bardhë Dean Liço që gjuan dhe 1-0.39’ – Juri Merlim ka rast tjetër shënimi, gjuan dhe topi përfundon jashtë.42’ – Rashica shërben për Merlim, Braziliani për Nikaj dhe ky i fundit ndalet në momentin e fundit nga mbrojtja mike.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë50’ – Rasti i parë i pjesës së dytë do të vinte për Skënderbeun, teksa Rashica bën mirë në hyrje të zonës, gjuan me të majtën, por topi përfundon jashtë.60’ – Fantastik me ndërhyrjet e tij Marko Alia. Hadroj dhe Mba dy herë në zonën e Skënderbeut dhe portieri bardhekuq bën mrekullinë duke shpëtuar dy herë portën.64’ – Tjetër moment i mirë për Partizanin. Është Mba që në zonë bën mirë, por në momentin e fundit mbrojtja bardhekuqe ia heq topin nga këmbët sulmuesit të Partizanit.68’ – Rast tjetër i pastër për Partizanin. Prençi për pak sa nuk shkakton autogol, por topi përfundon në këndore.77’ – Arinaldo Rrapaj provon të befasojë portierin Marko Alia, tenton të gjuajë nga jashtë, por topi ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.85’ – Rashica në këtë minutë merr një top nga gjysmëfusha, shkon përpara Hoxhës, gjuan dhe gol, por ka pozicion jashtë loje.

Continue Reading

Sporti

Short “ferri” për Skënderbeun/ 5 ndeshjet e radhës 4 në transfertë…

Në këto momente sjellim zyrtarisht kalendarin dhe ndeshjet e Skënderbeut për 5-së ndeshjet e radhës të superligës, ose e thënë ndryshe nga java e 9-të deri në javën e 13-të.

Skënderbeu ndeshjen e fundit të fazës së parë do ta luajë në Ballsh dhe më konkretisht Bylis-Skënderbeu është përcaktuar të mbyllë javën e 9-të dhe do të luhet të dielën e 20 tetorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 14:00.

Pas mbylljes së fazës së parë, Skënderbeu do të nisë fazën e dytë, ose ndeshjen e javës së 10-të më 26 tetor, ku do të luajë sërish në transfertën e Elbasanit, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00.

Më pas superliga do të rikthehet në mesjavë, pasi java e 11-të do të luhet të mërkurën e 30 tetorit dhe Skënderbeu do të presë Partizanin atë javë në takimin që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.

Java e 12-të do të sjellë ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër, ndeshje e cila do të luhet më 3 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Java e 13-të sjell zyrtarisht ndeshjen Teuta-Skënderbeu në përballjen që do të luhet më 9 nëntor dhe do të startojë në orën 14:00.

Më poshtë sjellim pesë ndeshjet tashmë zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret, ndërkohë që kujtojmë se në 5 ndeshjet e radhës Skënderbeu do të luajë 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi, një short vërtet i vëshitrë për bardhekuqtë. Shikoni më poshtë dhe ndeshjet zyrtare të Skënderbeut:

Java 9

20 tetor 2024 (E dielë)

ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu

Java 10

26 tetor 2024 (E shtunë)

ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu

Java 11

30 tetor 2024 (E mërkurë)

ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani

Java 12

3 nëntor 2024 (E dielë)

ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu

Java 13

9 nëntor 2024 (E shtunë)

ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Probleme te Shqipëria, dy lojtarë rrezikojnë ndeshjen me Çekinë

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se me grupin janë bashkuar edhe Nedim Bajrami, Arbër Hoxha e Qazim Laçi, ndërsa Kristjan Asllani e Myrto Uzuni kanë probleme muskulore dhe u stërvitën të diferencuar. Të dy lojtarët janë në monitorimin e stafit mjekësor të Kombëtares dhe pritet që nesër të bashkohen me grupin.

Përsa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe morën ngarkesën e plotë. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Mundja shqiptare shënon një tjetër sukses ndërkokëmbëtar

Mundja shqiptare shënon një tjetër sukses ndërkokëmbëtar/ Në kampionatin ballkanik, u arritën rezultate të shkëlqyera si për meshkuj dhe femra.

Mundësit Andi Muça, Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi u renditën në vendin e parë, duke dominuar me medaljet e fituara në këtë event.

Ndërkohë mundësi Xhord Gjoni u rendit në vendin e tretë në kategorinë U15 dhe Klevis Koçeku u rendit në vendin e pestë, në këtë moshë.

Në kategorinë Women Wrestling, Erglena Domi siguroi medaljen e arit për moshat deri në 15 vjeç dhe Kleona Shabani u rendit në vendin e tretë në kategorinë U20.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Europiani U-17/ Gjithçka gati, Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania”. Hollanda përballet me Ishujt Faroe në “Niko Dovana”

Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Hollanda, Kroacia dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e grupit 3 do të zbresin nesër në fushë dhe do të luajnë ndeshjet përkatëse të këtij raundi në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të grupit ndaj Kroacisë nesër në stadiumin “Air Albania”, në ora 15:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco janë grumbulluar që prej të dielës në Durrës dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike gjatë këtyre ditëve dhe janë gati për ndeshjen e parë të grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Sakaq, në ora 11:00 do të luhet ndeshja e parë e grupit 3, mes Hollandës dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën nesër në stadiumin “Niko Dovana”.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin kuqezinjtë e vegjël në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Hyrja në të dyja stadiumet do të jenë falas.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A & U-21, trajneri Silvinjo fton Feta Fetain

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Zyrtarët e FSHF-së marrin pjesë në konferencën vjetore të UEFA-s për licensimin e klubeve dhe qëndrueshmërisë financiare

Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit morën pjesë në konferencën e përvitshme “UEFA Club Licensing & Financial Sustainability” të zhvilluar në Beograd, ku morën pjesë përfaqësues nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, si dhe përfaqësues nga konfederatat anëtare të FIFA-s.

Në këtë konferencë morën pjesë Drejtoresha e Departamentit Ligjor dhe Licensimit në FSHF, Erisa Vora, Menaxheri i Licensimit të klubeve , Eduard Gjini, ndërsa në cilësinë e të ftuarës nga UEFA, në një seancë panel ishte e ftuar edhe Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve, Evia Kumrija.

Gjatë konferencës u prezantuan ndryshimet në rregulloret e licensimit te klubeve, për edicionin e vitit 2024, si dhe u diskutuan problematikat e tjera që prekin sektorin e licensimit të klubeve për vajza edhe djem.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Ja kur luhet derbi i juglindjes Skënderbeu-Pogradeci…

Java e 5-të e superligës në volejboll për femra do të sjellë një përballje shumë interesante, teksa Skënderbeu do të presë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” Pogradecin në atë që të gjithë e quajnë derbin juglindor.

Skënderbeu i Orlando Kojës, do të ketë përballë një skuadër si Pogradeci që sapo ka ndëruar trajnerin dhe sigurisht që këtë sezon ka ambicje më të mëdha se vitin e kaluar.

Kjo javë e 5-të vjen për Skënderbeun pas 4 fitoresh radhazi me 12 sete të fituara dhe 1 të pësuar, ndërkohë që Pogradeci ka vetëm 1 fitore dhe pritshmëritë i kishte më të mëdha.

Skënderbeu-Pogradeci do të luhet ditën e shtunë dhe do të startojë në orën 17:00, ndërkohë që pritet me interes, pasi luhet përballë fqinjeve.

Skënderbeu në dy miqësoret e përpara fillimit të kampionatit e ka mposhtur në të dy ndeshjet Pogradecin dhe fitorja duket e lehtë në letër, por që në fushë stafi teknik i Skënderbeut do të kërkojë përveç fitores edhe lojë të bukur.

Skënderbeu është absolutisht ekipi numër 1 kandidate për fitimin e trofeut dhe në dy javët në vazhdim do të luajë në shtëpi dy ndeshje, ku pas kësaj jave pret Partizanin rivalin kryesor dhe në atë ndeshje pritet që edhe pallati i sportit të jetë i tejmbushur me tifozë.

Suksese vajzave të Orlando Kojës! Suksese dhe me titullin kampion këtë sezon Skënderbe…

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                         31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Zbardhet kalendari i Skënderbeut nga java 9-13. Ja kur luhen 5 ndeshjet e radhës

Në këto momente sjellim më poshtë zyrtarisht kalendarin dhe ndeshjet e Skënderbeut për 5-së ndeshjet e radhës të superligës, ose e thënë ndryshe nga java e 9-të deri në javën e 13-të.

Skënderbeu ndeshjen e fundit të fazës së parë do ta luajë në Ballsh dhe më konkretisht Bylis-Skënderbeu është përcaktuar të mbyllë javën e 9-të dhe do të luhet të dielën e 20 tetorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 14:00.

Pas mbylljes së fazës së parë, Skënderbeu do të nisë fazën e dytë, ose ndeshjen e javës së 10-të më 26 tetor, ku do të luajë sërish në transfertën e Elbasanit, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00.

Më pas superliga do të rikthehet në mesjavë, pasi java e 11-të do të luhet të mërkurën e 30 tetorit dhe Skënderbeu do të presë Partizanin atë javë në takimin që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.

Java e 12-të do të sjellë ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër, ndeshje e cila do të luhet më 3 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Java e 13-të sjell zyrtarisht ndeshjen Teuta-Skënderbeu në përballjen që do të luhet më 9 nëntor dhe do të startojë në orën 14:00.

Më poshtë sjellim pesë ndeshjet tashmë zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret, ndërkohë që kujtojmë se në 5 ndeshjet e radhës Skënderbeu do të luajë 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi, një short vërtet i vëshitrë për bardhekuqtë. Shikoni më poshtë dhe ndeshjet zyrtare të Skënderbeut:

Java 9

20 tetor 2024 (E dielë)

ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu

Java 10

26 tetor 2024 (E shtunë)

ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu

Java 11

30 tetor 2024 (E mërkurë)

ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani

Java 12

3 nëntor 2024 (E dielë)

ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu

Java 13

9 nëntor 2024 (E shtunë)

ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Mbyllet java e dytë e kampionatit të vajzave, fitojnë Gramshi, Vllaznia, Partizani e Egnatia

Është mbyllur java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave. Takimet Partizani – Lushnja dhe Tirana – Gramshi ulën siparin e kësaj jave, ndërsa ndeshja Apolonia – Teuta nuk është luajtur dhe është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër.

Gramshi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën me rezultatin e thellë 12-0. Me të njëjtin rezultat 12-0 triufmoi edhe Partizani në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes.

Të dielën, Vllaznia mundi Kinostudion 8-0, ndërsa Egnatia triumfoi 3-1 ndaj Laçit.

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Laçi – Egnatia                                1-3

Vllaznia – Kinostudio                   8-0

Partizani – Lushnja                      12-0

Tirana – Gramshi                         0-12

Apolonia Teuta                            e shtyrë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Treshja e Skënderbeut/ Rashica-Nikaj-Janaqi, nisin grumbullimin me Shqipërinë U-21

Skënderbeu gjatë kësaj kohe deri në datën 15 tetor nuk do të ketë në stërvitje plot tre futbollistë. Talentet në kampin bardhekuq janë të shumtë, ndërkohë që treshja e zakonshme e ekipit tonë kombëtar Shpresa është nga Skënderbeu dhe ata janë Ermir Rashica, Ardit Nikaj dhe Dejvid Janaqi.

Ditën e djeshme të tre këta lojtarë të talentuar, janë grumbulluar nga trajneri Alban Bushi dhe duhet të stërviten për ndeshjen e 15 tetorit, ditë kur Shqipëria U-21 do të presë Armeninë U-21 në “Air Albania”.

Kjo do të thotë që dy sulmuesit Rashica e Nikaj dhe mesfushori Dejvid Janaqi, do të vihen nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç vetëm pas datës 15 tetor dhe përpara ndeshjes me Bylisin në kampionat.

Gjithmonë Skënderbeut nuk i kanë munguar lojtarët e talentuar në ekipet tona kombëtare, por që situata te Skënderbeu pas humbjes së fundit nuk është më e mira, pasi skuadra renditet pas 8 javësh në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.

Të tre futbollistëve të Skënderbeut u urojmë suksese dhe të nderojnë fanelën bardhekuqe te Shqipëria U-21 dhe me kthimin e tyre shpresojmë që edhe situata të ndryshojë për mirë te Skënderbeu.

Suksese Ermirit, Arditit dhe Dejvidit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News