Sporti
E fundit/ Mbyllet pjesa e parë në Korçë, Skënderbeu dhe Dinamo në 45 minuta
Skënderbeu – Dinamo 0-0Skënderbeu:Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gerco, Franklin (Djantu 43’), Vangjeli, Janaqi.Trajner:Ivan GvozdenoviçDinamo:Sali, Marku, Hoxha, Zabërgja, Denisson, Behiraçe, Smaçi, Gudiaby, Lorran, Andoni, Vila.Trajner:Dritan MehmetiGjyqtar:Klodian ShahiniKartonë të verdhë:RamosNdeshja nis me një rast surprizë, teksa Marku vetëm në sekondat e para për pak sa nuk shënon. Gjen të papërgatitur mbrojtjen korçare dhe i vetëm gjuan dhe falë grushtimit të topit nga Alia, Skënderbeu shpëton nga pësimi i golit.Gerco ka një moment të mirë në minutën e 9-të, ndërkohë që pak minuta më vonë në një goditje dënimi Rashica fut një top të bukur në zonë, por grushton Sali për Dinamon. Janë po bardhekuqtë që marrin frenat e lojës në dorë dhe Prençi gabon në minutën e 12-të përballë portës nuk shënon, pasi i dhuron një top portierit Sali.Në minutën e 23-të është Ardit Nikaj që provon të befasojë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Janë minuta që të dy skuadrat luajnë kujdesshëm dhe ka rrezikuar shumë, duke menduar edhe për prapavijën.Edhe minutat e mëtejshme janë më të qeta dhe dinamovitët përpiqen të zbresin më shpesh, por pa gjetur kuadratin e Marko Alia.3 minuta nga fundi ankth në kampin bardhekuq pasi Franklin ka probleme në këmbën e djathtë të fashuar dhe Djantu hidhet në fushë duke e zëvendësuar.Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0.Minutat dhe rastet e pjesës së parë1’ – Dinamo vetëm në sekondën e 9-të shënon rastin e parë, teksa pas topit nga qendra, Marku i vetëm përballë portës gjuan dhe Marko Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit në këndore. Shpëton Skënderbeu.9’ – Provon Gerco nga jashtë zonës së 16 metrave dhe me të djathtën e tij e çon topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule.12’ – Prençi për pak sa nuk kalon Skënderbeun në avantazh. Pas një goditjeje këndi Liço fut topin në zonë dhe Prençi i papërgatitur vetëm sa e prek topin përballë portës. Rast ideal për Skënderbeun.35’ – Aksion me disa pasime për Skënderbeun. Është Dean Liço që provon me të majtën, por në mënyrë të gabuar gjuan jashtë.39’ – Zabërgja për miqtë në zonë kalon një prej mbrojtësve të Skënderbeut, gjuan me të majtën rrezikshëm, por devijon në këndore Kosta Vangjeli.45’ – Nikaj bën gjithçka mirë në të majtë, fut një top të fuqishëm në zonë dhe Rashica nuk arrin ta devijojë në kuadrat.
Sporti
Korçarët nuk po gjejnë dot ritmin e transfertave
Sporti
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
Sporti
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
Sporti
Ermir Rashica ka një idhull, mësoni kë imiton kur…
Kategoria 2
MALIQI/ 4 lojtarë dhe trajneri Egli Malësija në 11-shin më të mirë të javës!
Sporti
Kalendari kuqezi/ Ekipet kombëtare, në misione të rëndësishme e vendimtare në muajin tetor
Sporti
Humbja me Tiranën/ Ivan Gvozdenoviç “hakmerret”, nuk ka asnjë ditë…
Sporti
TENIS/ Njihuni me fituesit “Korça Junior 2024”
Sporti
Presidenti Duka: Organizimi i Kampionatit Europian U-21 është vetëm një event sportiv, Shqipëria përfiton shumë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Kosovës
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti1 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet1 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga1 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë