Connect with us

Sporti

E fundit mbyllet pjesa e parë skënderbe i jashtëzakonshëm në air albania 5 gola shënohen në 45

Tirana – Skënderbeu 2-3Shënues:Abazaj 28’ (p), Përgjoni 36’ / Franklin 12’, Shaqe 17’, Liço 33’TIRANA:Abdullahu, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Latifi, Abazaj.Trajner:Julian AhmatajSKËNDERBEU:Alia, Prençi, Dumfur, Gecço, Janaqi, Liço, Shaqe, Rashica, Nikaj, Merlim, Franklin.Trajner:Ivan GvozdenoviçKartonë të verdhë:Hoxhallari, HaxhiuPërfundon pjesa e parë në kryeqytet dhe Skënderbeu kryeson 3-2 ndaj Tiranës.Skënderheu kalon në avantazh në minutën e12-të me anë të Franklin, por jo vetëm kaq, pasi Shaqe shënon edhe të dytin në minutën e 17-të. Ndërkohë në minutën e 28-të është Abazaj që shënon nga pika e bardhë duke ngushtuar shifrat në 1-2.Jo vetëm kaq, por Liço shënon me kokë në minutën e 33-të dhe 1-3 për Skënderbeun.Në minutën e 12-të pas një presioni të gjatë të korçarëve është Franklin që shënon me kokë duke kaluar Skënderbeun në avantazh. 1-0 për Skënderbeun. Një start vërtet i jashtëzakonshëm për Skënderbeun.Ndërkohë që pa mbaruar akoma gëzimi i golit të parë është Shaqe që sërish me kokë dhe 2-0.Më pas në minutën e 28-të është Abazaj që shënon edhe golin që ngushton diferencën në 1-2, gol që erdhi nga pika e bardhë e penalltisë.Jo vetëm kaq, Skënderbeu nuk ndalet dhe Dean Liço shënon me kokë edhe golin e tretë.Më pas në minutën e36-të e njëjta skemë këtë herë për Tiranën ku Përgjoni me kokë pas goditjes së këndit shënon golin e dytë dhe ngushton shifrat në 2-3.Skënderbeu godet edhe shtyllën në këtë pjesë, ndërkohë që pjesa e parë mbyllet në 2-3 për Skënderbeun.Minutat dhe rastet e pjesës së parë10’ – Rasti më i pastër dhe i pari për këtë takim është për Skënderbeun. Ardit Nikaj del përballë portës, gjuan dhe është Abdullau që bën mrekullinë duke e larguar topin në këndore. Rast ideal goli.12’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Liço që shërben me kokë për te Franlkin që gjuan dhe 1-0.17’ – Skënderbeu nuk ndalet. Është një tjetër goditje nga këndi dhe Shaqe me kokë shënon edhe të dytin. 2-0 për Skënderbeun.28’ – Penallti për miqtë pas prekjes së topit me dorë. Është Abazaj që shënon nga pika e bardhë dhe 1-2.33’ – Dean Liço pas krosimit në zonë gjuan me kokë dhe 3-1 për Skënderbeun.36’ – Përgjoni me kokë pas një goditjeje këndi dhe 2-3.38’ – Rast ideal për Skënderbeun. Është Franklin që gjuan në zonë dhe vetëm shtylla e Tiranës ndal Skënderbeun nga shënimi i golit të katërt.

Tirana – Skënderbeu 2-3Shënues:Abazaj 28’ (p), Përgjoni 36’ / Franklin 12’, Shaqe 17’, Liço 33’TIRANA:Abdullahu, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Latifi, Abazaj.Trajner:Julian AhmatajSKËNDERBEU:Alia, Prençi, Dumfur, Gecço, Janaqi, Liço, Shaqe, Rashica, Nikaj, Merlim, Franklin.Trajner:Ivan GvozdenoviçKartonë të verdhë:Hoxhallari, HaxhiuPërfundon pjesa e parë në kryeqytet dhe Skënderbeu kryeson 3-2 ndaj Tiranës.Skënderheu kalon në avantazh në minutën e12-të me anë të Franklin, por jo vetëm kaq, pasi Shaqe shënon edhe të dytin në minutën e 17-të. Ndërkohë në minutën e 28-të është Abazaj që shënon nga pika e bardhë duke ngushtuar shifrat në 1-2.Jo vetëm kaq, por Liço shënon me kokë në minutën e 33-të dhe 1-3 për Skënderbeun.Në minutën e 12-të pas një presioni të gjatë të korçarëve është Franklin që shënon me kokë duke kaluar Skënderbeun në avantazh. 1-0 për Skënderbeun. Një start vërtet i jashtëzakonshëm për Skënderbeun.Ndërkohë që pa mbaruar akoma gëzimi i golit të parë është Shaqe që sërish me kokë dhe 2-0.Më pas në minutën e 28-të është Abazaj që shënon edhe golin që ngushton diferencën në 1-2, gol që erdhi nga pika e bardhë e penalltisë.Jo vetëm kaq, Skënderbeu nuk ndalet dhe Dean Liço shënon me kokë edhe golin e tretë.Më pas në minutën e36-të e njëjta skemë këtë herë për Tiranën ku Përgjoni me kokë pas goditjes së këndit shënon golin e dytë dhe ngushton shifrat në 2-3.Skënderbeu godet edhe shtyllën në këtë pjesë, ndërkohë që pjesa e parë mbyllet në 2-3 për Skënderbeun.Minutat dhe rastet e pjesës së parë10’ – Rasti më i pastër dhe i pari për këtë takim është për Skënderbeun. Ardit Nikaj del përballë portës, gjuan dhe është Abdullau që bën mrekullinë duke e larguar topin në këndore. Rast ideal goli.12’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Liço që shërben me kokë për te Franlkin që gjuan dhe 1-0.17’ – Skënderbeu nuk ndalet. Është një tjetër goditje nga këndi dhe Shaqe me kokë shënon edhe të dytin. 2-0 për Skënderbeun.28’ – Penallti për miqtë pas prekjes së topit me dorë. Është Abazaj që shënon nga pika e bardhë dhe 1-2.33’ – Dean Liço pas krosimit në zonë gjuan me kokë dhe 3-1 për Skënderbeun.36’ – Përgjoni me kokë pas një goditjeje këndi dhe 2-3.38’ – Rast ideal për Skënderbeun. Është Franklin që gjuan në zonë dhe vetëm shtylla e Tiranës ndal Skënderbeun nga shënimi i golit të katërt.

Continue Reading

Sporti

Mundja shqiptare shënon një tjetër sukses ndërkokëmbëtar

Mundja shqiptare shënon një tjetër sukses ndërkokëmbëtar/ Në kampionatin ballkanik, u arritën rezultate të shkëlqyera si për meshkuj dhe femra.

Mundësit Andi Muça, Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi u renditën në vendin e parë, duke dominuar me medaljet e fituara në këtë event.

Ndërkohë mundësi Xhord Gjoni u rendit në vendin e tretë në kategorinë U15 dhe Klevis Koçeku u rendit në vendin e pestë, në këtë moshë.

Në kategorinë Women Wrestling, Erglena Domi siguroi medaljen e arit për moshat deri në 15 vjeç dhe Kleona Shabani u rendit në vendin e tretë në kategorinë U20.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Europiani U-17/ Gjithçka gati, Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania”. Hollanda përballet me Ishujt Faroe në “Niko Dovana”

Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Hollanda, Kroacia dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e grupit 3 do të zbresin nesër në fushë dhe do të luajnë ndeshjet përkatëse të këtij raundi në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të grupit ndaj Kroacisë nesër në stadiumin “Air Albania”, në ora 15:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco janë grumbulluar që prej të dielës në Durrës dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike gjatë këtyre ditëve dhe janë gati për ndeshjen e parë të grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Sakaq, në ora 11:00 do të luhet ndeshja e parë e grupit 3, mes Hollandës dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën nesër në stadiumin “Niko Dovana”.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin kuqezinjtë e vegjël në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Hyrja në të dyja stadiumet do të jenë falas.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A & U-21, trajneri Silvinjo fton Feta Fetain

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Zyrtarët e FSHF-së marrin pjesë në konferencën vjetore të UEFA-s për licensimin e klubeve dhe qëndrueshmërisë financiare

Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit morën pjesë në konferencën e përvitshme “UEFA Club Licensing & Financial Sustainability” të zhvilluar në Beograd, ku morën pjesë përfaqësues nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, si dhe përfaqësues nga konfederatat anëtare të FIFA-s.

Në këtë konferencë morën pjesë Drejtoresha e Departamentit Ligjor dhe Licensimit në FSHF, Erisa Vora, Menaxheri i Licensimit të klubeve , Eduard Gjini, ndërsa në cilësinë e të ftuarës nga UEFA, në një seancë panel ishte e ftuar edhe Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve, Evia Kumrija.

Gjatë konferencës u prezantuan ndryshimet në rregulloret e licensimit te klubeve, për edicionin e vitit 2024, si dhe u diskutuan problematikat e tjera që prekin sektorin e licensimit të klubeve për vajza edhe djem.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Ja kur luhet derbi i juglindjes Skënderbeu-Pogradeci…

Java e 5-të e superligës në volejboll për femra do të sjellë një përballje shumë interesante, teksa Skënderbeu do të presë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” Pogradecin në atë që të gjithë e quajnë derbin juglindor.

Skënderbeu i Orlando Kojës, do të ketë përballë një skuadër si Pogradeci që sapo ka ndëruar trajnerin dhe sigurisht që këtë sezon ka ambicje më të mëdha se vitin e kaluar.

Kjo javë e 5-të vjen për Skënderbeun pas 4 fitoresh radhazi me 12 sete të fituara dhe 1 të pësuar, ndërkohë që Pogradeci ka vetëm 1 fitore dhe pritshmëritë i kishte më të mëdha.

Skënderbeu-Pogradeci do të luhet ditën e shtunë dhe do të startojë në orën 17:00, ndërkohë që pritet me interes, pasi luhet përballë fqinjeve.

Skënderbeu në dy miqësoret e përpara fillimit të kampionatit e ka mposhtur në të dy ndeshjet Pogradecin dhe fitorja duket e lehtë në letër, por që në fushë stafi teknik i Skënderbeut do të kërkojë përveç fitores edhe lojë të bukur.

Skënderbeu është absolutisht ekipi numër 1 kandidate për fitimin e trofeut dhe në dy javët në vazhdim do të luajë në shtëpi dy ndeshje, ku pas kësaj jave pret Partizanin rivalin kryesor dhe në atë ndeshje pritet që edhe pallati i sportit të jetë i tejmbushur me tifozë.

Suksese vajzave të Orlando Kojës! Suksese dhe me titullin kampion këtë sezon Skënderbe…

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                         31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Zbardhet kalendari i Skënderbeut nga java 9-13. Ja kur luhen 5 ndeshjet e radhës

Në këto momente sjellim më poshtë zyrtarisht kalendarin dhe ndeshjet e Skënderbeut për 5-së ndeshjet e radhës të superligës, ose e thënë ndryshe nga java e 9-të deri në javën e 13-të.

Skënderbeu ndeshjen e fundit të fazës së parë do ta luajë në Ballsh dhe më konkretisht Bylis-Skënderbeu është përcaktuar të mbyllë javën e 9-të dhe do të luhet të dielën e 20 tetorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 14:00.

Pas mbylljes së fazës së parë, Skënderbeu do të nisë fazën e dytë, ose ndeshjen e javës së 10-të më 26 tetor, ku do të luajë sërish në transfertën e Elbasanit, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00.

Më pas superliga do të rikthehet në mesjavë, pasi java e 11-të do të luhet të mërkurën e 30 tetorit dhe Skënderbeu do të presë Partizanin atë javë në takimin që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.

Java e 12-të do të sjellë ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër, ndeshje e cila do të luhet më 3 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Java e 13-të sjell zyrtarisht ndeshjen Teuta-Skënderbeu në përballjen që do të luhet më 9 nëntor dhe do të startojë në orën 14:00.

Më poshtë sjellim pesë ndeshjet tashmë zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret, ndërkohë që kujtojmë se në 5 ndeshjet e radhës Skënderbeu do të luajë 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi, një short vërtet i vëshitrë për bardhekuqtë. Shikoni më poshtë dhe ndeshjet zyrtare të Skënderbeut:

Java 9

20 tetor 2024 (E dielë)

ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu

Java 10

26 tetor 2024 (E shtunë)

ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu

Java 11

30 tetor 2024 (E mërkurë)

ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani

Java 12

3 nëntor 2024 (E dielë)

ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu

Java 13

9 nëntor 2024 (E shtunë)

ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Mbyllet java e dytë e kampionatit të vajzave, fitojnë Gramshi, Vllaznia, Partizani e Egnatia

Është mbyllur java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave. Takimet Partizani – Lushnja dhe Tirana – Gramshi ulën siparin e kësaj jave, ndërsa ndeshja Apolonia – Teuta nuk është luajtur dhe është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër.

Gramshi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën me rezultatin e thellë 12-0. Me të njëjtin rezultat 12-0 triufmoi edhe Partizani në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes.

Të dielën, Vllaznia mundi Kinostudion 8-0, ndërsa Egnatia triumfoi 3-1 ndaj Laçit.

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Laçi – Egnatia                                1-3

Vllaznia – Kinostudio                   8-0

Partizani – Lushnja                      12-0

Tirana – Gramshi                         0-12

Apolonia Teuta                            e shtyrë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Treshja e Skënderbeut/ Rashica-Nikaj-Janaqi, nisin grumbullimin me Shqipërinë U-21

Skënderbeu gjatë kësaj kohe deri në datën 15 tetor nuk do të ketë në stërvitje plot tre futbollistë. Talentet në kampin bardhekuq janë të shumtë, ndërkohë që treshja e zakonshme e ekipit tonë kombëtar Shpresa është nga Skënderbeu dhe ata janë Ermir Rashica, Ardit Nikaj dhe Dejvid Janaqi.

Ditën e djeshme të tre këta lojtarë të talentuar, janë grumbulluar nga trajneri Alban Bushi dhe duhet të stërviten për ndeshjen e 15 tetorit, ditë kur Shqipëria U-21 do të presë Armeninë U-21 në “Air Albania”.

Kjo do të thotë që dy sulmuesit Rashica e Nikaj dhe mesfushori Dejvid Janaqi, do të vihen nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç vetëm pas datës 15 tetor dhe përpara ndeshjes me Bylisin në kampionat.

Gjithmonë Skënderbeut nuk i kanë munguar lojtarët e talentuar në ekipet tona kombëtare, por që situata te Skënderbeu pas humbjes së fundit nuk është më e mira, pasi skuadra renditet pas 8 javësh në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.

Të tre futbollistëve të Skënderbeut u urojmë suksese dhe të nderojnë fanelën bardhekuqe te Shqipëria U-21 dhe me kthimin e tyre shpresojmë që edhe situata të ndryshojë për mirë te Skënderbeu.

Suksese Ermirit, Arditit dhe Dejvidit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13

Korçarët e vegjël U-13 dje kanë fituar në një ndeshje transferte, atje ku kanë mundur ekipin e Apolonisë. Një ndeshje e bukur për talentet korçarë që kanë përmbysur gjithçka në këtë ndeshje. Kështu të parët shënuan vendasit në minutën e 25-të me anë të Kules, por pa kaluar as pesë minuta është Barçi për korçarët që barazon.

Për Skënderbeun ai që shënoi edhe golin e dytë është është Eltien Cani që shënon në fillimet e pjesës së dytë. Kështu ekipi i U-13 po tregon se ka talente të shumtë dhe vërtet po punohet për vazhdimësinë.

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …

Tre pikë në një fitore karakteri ka mundur të marrë dje Devolli kundër ekipit të Delvinës në një ndeshje transferte që nuk ishte e lehtë në të gjitha drejtimet. Pikë së pari do të duhej të mposhtte një kundërshtar të vështirë në fushë, me mjaft lojtarë të mirë, që kishin mbështetjen e një tifozërie që i kalonte caqet gjatë lojës.

Gjithsesi kjo ishte pjesë e garës, por të kishe edhe gjykimin kundër, kjo ishte edhe më e vështira. Kjo më e dukshme në mometin që u është dhënë një penallti vendasve në mënyrën më absurde. Gjithsesi për fatin e mirë të devollinjve vendasit nuk kanë shënuar. Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Devollit kanë hasur edhe sulmet, madje edhe fizike të futbollistëve vendas.

Në qoftë se gjyqtari duhet të ndëshkonte Delvinën, pasi kishte përfunduar takimi shkon në dhomat e zhveshjes dhe i nxjerr kartonin e kuq portierit kolumbian të Devollit. Më pas situata qetësohet falë ndërhyrjes së forcave të rendit që kanë shoqëruar ekipin e Devollit dhe stafin që e shoqëronte deri në dalje të Delvinës. Por më shumë se gjithçka atë ndeshje e ka tensionuar gjykimi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News