E FUNDIT/ Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Bylis. Ja çfarë ka ndodhur!

Date:

Skënderbeu-Bylis 1-0

Shënues: Rashica 8’

Skënderbeu: Alia, Vasquez, Rabiu, Rashica, Randi, Vangjeli, Balaj, Janaqi, Zenullari (Shaqe 18’), Frenklin, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka.

Bylis: Hasanbelli, Peralta, Përgjoni, Abazaj, Marku, Ofori, Ruçi, Bruno, Gjata, Camara, Malomo. Trajner: Nevil Dede

Kartonë të verdhë: Peralta, Ruçi

Ndeshja ka nisur e mirë për Skënderbeun që menjëherë ka vënë nën presion Bylisin me dy raste të pastra, ndërkohë që pa kaluar as 8-të minuta lojë është Skënderbeu që shënon me anë të të zakonshmit Ermir Rashica. Pasi ju shpëton mbrojtësve me shpejtësi, Rashica nuk e ka të vështirë të shënojë golin e avantazhit që sigurisht që çliron djemtë e Ernest Gjokën.

Pas golit është sërish Skënderbeu me anë të Balaj nuk arrin të gjejë sërish kuadratin në minutën e 9-të, por e nxjerr topin jashtë dhe shpeton Bylisi nga goli i dytë.

Edhe në minutën e 18-të ishte Rashica që del i vetëm në zonë, gjuan por topi përplaset te mbrojtësit e Bylisit. Skënderbeu deri në gjysmën e pjesës së parë luan në vijën e parë të sulmit dhe kërkon pse jo edhe golin e sigurisë. Në të 23-ën minutë është Bismark që merr një top të saktë shkon në zonë, gjuan dhe gol, por më pas është flamuri i anësorit që anulon golin në pozicion jashtë loje.

Vetëm në minutën e 38-të miqtë për pak sa nuk shënojnë edhe rastin e parë të rrezikshëm, por është Marko Alia që ndal gjuajtjen e Gjatës që ishte një gol i sigurtë.

45 minutat e pjesës së parë mbyllen 1-0 për Skënderbeu me një lojë shumë të mirë për bardhekuqtë që kanë pasur edhe raste të tjera shënimi.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

6’ – Dy raste ideale për Skënderbeun. Ka qenë Janaqi që për pak sa nuk shënon por topi përplaset në kurrizin e mbrojtësve të Bylisit. Më pas Rashica për pak sa nuk shënon dhe sërish dy raste të arta.

8’ – Dy minuta më vonë vjen edhe goli i Skënderbeut. Teksa Ermir Rashica në zonë ju shpëton mbrojtësve miq, del përballë portës gjuan dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”.

18’ – Është sërish futbollisti nga Mitrovica Ermir Rashica që pak sa nuk e dërgon topin në kuadrat, por mbrojtja e skuadrës mike e ndal gjuajtjen e tij, duke shpëtuar një moment të pastër.

23’ – Skënderbeu shënon me anë të Bismark, por për gjyqtarin anësor është pozicion jashtë loje, gjë që e ka konfirmuar më vonë edhe VAR-i.

38’ – Është Bylisi që gjen rastin e parë të rrezikshëm, teksa Gjata përballë diagonal gjuan dhe Marko Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit, duke shpëtuar një gol të sigurtë.

The match has started well for Skënderbeu, who immediately put Bylis under pressure with two clear chances. Moreover, within just 8 minutes of play, it’s Skënderbeu who scores through the ever-reliable Ermir Rashica. After escaping the defenders with speed, Rashica finds it easy to score the opening goal, which undoubtedly lifts the spirits of Ernest Gjoka’s team.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

VOLEJ FEMRA/ Pogradecaret fitojnë miqësoren ndaj Skënderbeut

Shkëndërbeu - Pogradeci 0-3(22-25, 23-25, 25-27) Korçarët e lojës së...

Skënderbeu ndaj Partizanit me “gardën e vjetër”

Skuadra korçare ka mbyllur sot stërvitjen e fundit para...

Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025! Ja kur zhvillohen 4 provimet

Agjensia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar ka nxjerrë ditën e...

Bylisi “suprizon” duke fituar, korçarëve s’u shkon për…

Një tjetër fitore ka marrë ekipi i Bylisit, në...