Sporti
E fundit mbyllet takimi skënderbeu surprizon laçin ujqërit dalin me plot 3 pikë nga kjo transfe
LAÇI -SKËNDERBEU 0-1Shënues:Nikaj 89’LAÇI:Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kristian, Prodani, Kryeziu, Manellari (Myrta 54’), Tresa (Barjamaj 61’), Melo, Ujka (Qato 70’), Sobuale.Trajner:Mirel JosaSKËNDERBEU:Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gerco, Rabiu, Randi, Merlim, Liço, Nikaj, Rashica (Djantu 72’).Trajner:Ivan GovzdenoviçKarton i verdhë:Rabiu10 minutat e para të ndeshjes nisin mirë për Skënderbeun që ka dy raste vërtet të mira, por nuk arrin t’i shfrytëzojë.Në fillim ka qenë Nikaj dhe më pas Rashica, dy momentet ideale për Skënderbeun që luan mirë në këto minuta të para, por pa arritur ta dërgojë topin në kuadrat.Vetëm në të 11-ën minutë është Laçi që kujtohet dhe krijon rastin më të artë me anë të Manellarit, që përballë portës bën më të vështirën, gjuan jashtë.Më pas ndeshja luhet më shumë në mesin e fushës dhe e luftuar, por deri në këto momente rezultati është i bardhë.Minutat në vazhdim janë të qeta, ndërkohë që rishfaqen vendasit në minutën e 34-ër teksa Sobuale për pak sa nuk shënon, por fatmirësisht gjuan jashtë përballë Alias.Kundërpërgjigjet dy minuta më vonë Rabiu me një predhë nga largësia, por mbi tranversë.Në minutat e fundit të pjesës së parë, ishte Nikaj që futi një top të bukur në zonë, por pa rezultat, pasi Ramos nuk ishte më i shpejtë se portiere kurbinas, Dajsinani.Përfundimisht 0-0 në këtë pjesë të parë.Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy skuadrat, ndërkohë që duket se është e njëjta pamje si pjesa e parë.Është Skënderbeu që në minutën e 53-të shfaqet rrezikshëm, por nuk shënjestron gjuajtjen e tij Merlim që gjuan mbi tranversë.Nikaj në të 58-ën ka rastin më ideal për të shënuar, por shpëtimtar bëhet potieri Dajsinani.Një minutë më vonë është Melo që godet tranversën dhe këtë herë shpëton porta e Skënderbeut për mrekulli duke pasur edhe fatin me vete.Kurbinasit kryesjnë 3 ndërrime deri në minutën e 70-të, ndërkohë që stafi teknik i Skënderbeut ndërrimin e parë e kryen në minutën e 72-të ku Rashica ja le vendin Djantu.9-të minuta nga fundi Melo për pak sa nuk shënon golin e avantazhit, por koka e tij e dërgon ngjitur me shtyllën, Skënderbeu shpëton për mrekulli.Një minutë nga fundi kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazimin 0-0, ishin bardhekuqtë që bëjnë surprizën. Pas një kundërsulmi Djantu shërben për Nikaj duke i dhënë asis dhe Nikaj shënon duke kaluar Skënderbeun në avantazh. 0-1 për Skënderbeun.4 minuta shtesë dhe nuk ka më kohë. Skënderbeu në këtë mënyrë bën mrekullinë në Laç duke fituar 3 pikë dhe duke u renditur tashmë në vendin e 4-t në tabelën e klasifikimit.Këta po janë “Ujqërit”!Urime Skënderbe!Minutat dhe rastet e pjesës së parë3’ – Rasti i parë vjen për Skënderbeut, teksa Ardit Nikaj futet bukur në krahun e majtë të mbrojtjes mike, por asnjë nga shokët nuk e ndihmon të dalë i vetëm përballë portierit.6’ – Kombinim i bukur mes Nikaj dhe Rashicës, ky i fundit përballë portierit për pak sa nuk shënon, por shkakton faull.11’ – Rasti i parë i rrezikshëm për kurbinasit. Manellari pas një topi në zonë i vetëm përballë portës gjuan jashtë.13’ – Liço në një goditje dënimi çon topin saktë për Prençin që i vetëm në zonë nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.23’ – Melo me rafishatë në zonë, por pret Alia.34’ – Deri në këtë minutë gjithçka e qetë, por rishfaqen vendasit, teksa Sobuale përballë portës gjuan me të majtën fuqishëm, por jashtë.36’ – Mario Rabiu kundërpërgjigjet për Skënderbeun. Gjuan nga shumë larg, por mbi traun e portës vendase.43’ – Një rast i pastër për Skënderbeun. Ardit Nikaj fut topin rrezikshëm në zonë dhe Ramos për pak sa nuk e arrin, por përfundimisht është Dajsinani që tregohet më i shpejtë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë53’ – Është Skënderbeu që shfaqet rrezikshëm në pjesën e dytë, teksa Juri Merlim godet në hyrje të zonës, por jashtë.58’ – Rasti më i pastër i ndeshjes u takon korçarëve. Nikaj gjuan me të djathtën përballë portierit, grushton për mrekulli Dajsinani duke shpëtuar një gol të sigurtë.59’ – Laçi kundërpërgjigjet menjëherë, teksa Melo përplas topin në tranversë. Shpëton porta e Skënderbeut nga goli.81’ – Moment i shkëlqyer për vendasit për të kaluar në avantazh. Pas goditjes së kendit është Melo që gjuan me kokë dhe topi ngjitur me traversën bardhekuqe.89’ – Djantu bën mirë në mesfushë shkon në zonë, shërben për Nikaj që shënon golin e avantazhit. 0-1 për Skënderbeun.
Kategoria 2
MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Java e 8-të e kampionatit nis të premten me takimin Dinamo City-Laçi
Sporti
SUPERLIGA/ Nesër starton java e 8-të. Gjithë vëmendja te Skënderbeu që pret kampionët e Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë