E fundit mëkat mbyllet kukësi skënderbeu bardhekuqtë të pazotë të ruajnë 2 golat e pjesës së par

Date:

Kukësi-Skënderbeu 2-2Shënues:Zhongo 54’, Da Mota 81’ / Franklin 12’, Lika 38’KUKËSI:Tafas, Lamçe, Lala (Najara 46’), Zhongo, Reci, Fejzaj, Smajli (Rivas 46’), Mehmetllari (Da Mota 77’), Rashiti (Momoh 36’), Beshiraj, Salami.Trajneri:Stavri NicaSKËNDERBEU:Alia, Ramos, Prençi, Randi, Rabiu, Lika (Merlim 73’), Liço, Frashëri, Zenullari, Rashica (Vangjeli 83’), Franklin (Djantou 83’).Trajneri:Ivan GvozdenoviçGjyqtare:Emanuela RustaKarton i verdhë:Reci, LamçeMëkat që Skënderbeu nuk arriti të fitonte ndaj Kukësit, teksa kryesonte 0-2 dhe në pjesën e dytë lëshoi totalisht, duke bërë që Kukësi të shënonte dy gola të tjerë.Në përfundim një 2-2 në Kukësi-Skënderbeu, një rezultat që në fakt sjell keqardhje, pasi Skënderbeu duhet të kishte fituar, teksa kryesonte me jo 1, por 2 gola.Pjesa e parë mes Kukësit dhe Skënderbeut përfundoi me një Skënderbe super, pasi shënoi 2 gola deri tani dhe kishin raste pafund. Në 45 minuta Skënderbeu ka bërë “ligjin” te “Arena e Demave”, ndërkohë që Kukësi vetëm një rast në këtë pjesë, gjë që tregoi se bardhekuqtë kishin më shumë dëshirë për fitore.Ishte Franklin që shënoi brenda zonës që në minutën e 12-të dhe duket se çliroi bardhekuqtë që më pas nuk mbahen më.Liço jep një asis për Franklin që edhe pse ka mbulimin e dy futbollistëve përsëri del përballë portës dhe shënon golin e avantazhit.0-1 për Skënderbeun, ndërkohë që më pas është Skënderbeu që ka raste të pastra shënimi. Në minutën e 38-të Gresild Lika shënon një eurogol me një goditje dënimi dhe 0-2 për Skënderbeun.Bardhekuqtë nuk mbahen më dhe shënojnë edhe të tretin me atë të Likës, por ka qenë Franklin në pozicion jashtë loje 3 minuta para fundit.Një pjesë e parë vërtet super për Skënderbeun.Pjesa e dytë nis e qetë dhe me dy ndërrime për trajnerin Stavri Nica, ndërkohë që stafi teknik i Skënderbeut i besoi të 11-të lojtarëve që rreshtoi që në fillimin e takimit.Minuta të mira për Kukësin pas minutës së 50-të, teksa verilindorët e mbyllin Skënderbeun në portë dhe është Zhongo në minutën e 54-ër që përfiton nga një gabim i portierit Alia dhe shënon golin që rihap sfidën.Më pas Kukësi shton presionin dhe Skënderbeu nuk është në fushë në pjesën e dytë. Është Kukësi që shënon golin e barazimit 9-të minuta para fundit dhe në fakt nga ajo që u pa në fushë në pjesën e dytë barazimi ishte rezultati më i drejtë.Skënderbeu merr një pikë në këtë transfertë dhe mund të themi pa frikë se ka humur 2 të tilla.Minutat dhe rastet e pjesës së parë3’ – Dy goditje këndore radhazi për Kukësin. Te e para Liço largon topin me kokë dhe në të dytën është Prençi që largon rezikun nga zona.12’ – Është Frankin që merr një asis në zonë dhe atje gjuan tokazi duke shënuar golin e avantazhit.18’ – Është Rashica që godet me kokë, por jashtë kuadratit gjuajtja e sulmuesit.26’ – Zenullari për Skënderbeun godet nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.28’ – Beshiraj godet nga distanca, ka qenë Alia që grushton dhe më pas Zenullari largon rrezikun.34’ – Gresild Lika jo njëherë, por dy herë brenda zonës bën më të vështirën. Përballë portës gjuan së pari, topi prek mbrojtësit. Më pas topi kthehet sërish te Lika që gjuan dhe grushton portieri Tafas.38’ – Gresild Lika në një goditje dënimi nga 22 metra e “qep” me të djathtën e tij dhe topi prehet në rrjetë. 0-2 për Skënderbeun.42’ – Lika shënon të tretin, por pozicion jashtë lpje për Franklin dhe goli nuk vlen.45+2’ – Liço godet mbi traun e portës kuksiane.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë49’ – Është Najara për miqtë që jep shkëndijën e parë. Gjuajtja e tij në hyrje të zonës së Skënderbeut, bën që topi të përfundojë ngjitur me traversën e Alia.51’ – Është Rashica në krahun e majtë që shërben në zonë për Likën, por Lika nuk arrin ta shtyjë topin në kuadrat.54’ – Goditje këndi për Kukësin. Zhongo për miqtë përfiton nga një gabim i portierit Marko Alia, gjuan dhe topi përfundon në rrjetë. Rezultati ngushtohet në 1-2 për Skënderbeun57’ – Është përsëri Zhongo që me kokë për pak sa nuk shënon edhe golin e barazimit, por topi prek traversën e Skënderbeut.69’ – Salami godet në hyrje të zonës dhe grushton Alia duke e nxjerrë topin në këndore.81’ – Da Mota pas një goditjeje nga këndi gjuan me kokë në zonë dhe 2-2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

Stuhia e shekullit/ Uragani Milton pritet të godasë Floridan, parashikohen dhjetëra miliardë dollarë dëme!

Florida po përgatitet për uraganin Milton, i cili pritet...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...