Connect with us

Polici

E fundit mësoni ndeshjet e skënderbeut në 2024 ën ja kur rifillon superliga dhe ngarkesa e janari

Superliga shqiptare do të ketë shumë pak pushim, pasi menjëherë në ditët e para të muajit janar do të rifillojë sërish.Tashmë janë zbardhur edhe ndeshjet e muajit të parë të vitit dhe e gjithë superliga do të rinisë që më 13 janar, pra, nuk ka shumë kohë për ekipet për t’u përgatitur.Portali ynë “Korça Boom” ju sjell ndeshjet e muajit janar, teksa Skënderbeu vetëm në muajin e parë të vitit do të luajë jo pak, por 4 takime, 3 për superligën dhe një për Kupën e Shqipërisë.Nga këto ndeshje, Skënderbeu 3 do t’i luajë në transfertë dhe vetëm një në shtëpi.Në këtë mënyrë Egnatia-Skënderbeu do të jetë starti i Skënderbeut më 13 janar 2023, ndërkohë që një javë më vonë Skënderbeu do të presë Dinamon në Korçë në ndeshjen e javës së 20-të të kampionatit.Më pas më 24 janar bardhekuqtë do të luajnë për Kupë ndaj Teutës në Durrës, në një ndeshje që luhet vetëm me një takim.Më pas më 28 janar Skënderbeu do të luajë sërish jashtë, një tjetër ndeshje e vështirë, Tirana-Skënderbeu e vlefshme për javën e 21-të dhe kështu me radhë edhe takimet e tjera.Këto janë vetëm ndeshjet e janarit dhe sigurisht që duket një short i vështirë në startin e janarit të vitit të ardhshëm, por të tillë Skënderbeu e pati edhe në fillim të kampionatit, ku grumbulloi shumë pikë.Gjithsesi përgatitjet duket se do të jenë të cunguara, pasi superliga rifillon shpejt dhe stafi teknik nuk ka shumë kohë për të zhvilluar një fazë përgatitore të plotë.NDESHJET e radhës për muajin janar 2024 për Skënderbeun13.01.2024 Egnatia-Skënderbeu (Java 19)20.01.2024 Skënderbeu-Dinamo (Java 20)24.01.2024 Teuta-Skënderbeu (Kupa e Shqipërisë)28.01.2024 Tirana-Skënderbeu (Java 21)

Continue Reading

Ngjarje

Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në fund të parkut “Rinia” në afërsi të shkollës “Mekanike”. Në këtë rrugë për shkak të ngushtësisë është shumë e vështirë të parakalohet, pikërisht këtë ka dashur të bëjë njëri prej drejtuesëve të mjetit.

Për pasojë ka goditur edhe dy makina të tjera. Fati i mirë ka qenë fakti se nuk ka të lënduar nga kalimtarët. Në këtë orë kjo zonë është shumë e populluar. Forcat e rendit kanë shoqëruar njërin prej drejtuesëve të mjetit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Barç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. L., 39 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi ka dëmtuar fizikisht një 60-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Zvezdë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në fshatin Pojan, drejtuesi i automjetit tip “Audi” që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin E. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

R. A., 47 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme rrushi në vreshtat e një 61-vjeçari;

I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

M. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 59-vjeçar, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 17, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!

Maliq/Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 57 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbërt 20 steka cigare të llojeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi Z. L., 78 vjeç, i cili ka kallëzuar se në datën 27.09.2024, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News