Sporti
E fundit/ Përfundon Dinamo-Skënderbeu, korçarët dalin duarbosh nga “Elbasan Arena”
Dinamo – Skënderbeu 2-1Shënues:Kacorri 8’, Vila 29’ / Nikaj 18’DINAMO:Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Smaçi (Mija 16’), Lorran, Allmuça, Zabërgja, L. Vila (Gasama 69’), Denison, Kaçorri.Trajner: Dritan MehmetiSKËNDERBEU:Alia, Frashëri (Uçe85’) Ramos, Prençi, Randi, Shaqe (Zenullari 85’), Liço (Pecani 91′), Rabiu, Merlim (Frankli 69’), Rashica, Nikaj (Lika 85’)Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtarë:Olsion Yzeiraj, Ilir Tartaraj, Orgest GrabovaKartonë të verdhë:Allmuça /Frashëri, RandiSkënderbeu nuk arrin të marrë qoftë edhe 1 pikë në Elbasan përballë Dinamos, ndërkohë që blutë fitojnë 2-1 ndaj Skënderbeut dhe tashmë janë bardhekuqtë që ndiejnë presionin e zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit.Tre gola që në pjesën e parë, ku vendasit kanë kaluar dy herë në avantazh, ndërkohë që të vjen keq që Skënderbeu po humbet deri tani, sepse pas shënimit të golit të barazimit kishin mundësi të mira të shënonin edhe golin e avantazhit.Të parët që kanë shënuar kanë qenë dinamovitët të cilët dërgojnë topin në rrjetë që në minutën e 8-të me anë të Kacorrit, ndërkohë që Skënderbeu barazon në minutën e 18-të me anë të Nikaj, një gol individual. Pak minuta më vonë Skënderbeu pretendon për 11-metërsh pasi Rashica është penguar në zonë, por asgjë për gjyqtarin kryesor.Skënderbeu pas këtij momenti hidhet në sulm për të kërkuar golin e avantazhit, por atë që s’e bëjnë miqtë e bëjnë vendasit me anë të Vila.Përsa i përket lojës që është parë në këtë 45 minutësh, Skënderbeu nuk e meritonte humbjen.Pjesa e dytë nis me një Skënderbe edhe më sulmues, por rastet janë me pikatore. Vetëm Rashica ka një moment të mirë për të shënuar, por topi përfundon jashtë.Skënderbeu rrezikon edhe me Randin, por sërish nuk shënon, ndërkohë që Liço lëshon një predhë në minutat në vazhdim, por topi pritet nga portieri dinamovit.Dinamo vetëm sa ruan avantazhin e pjesës së parë dhe sigurisht në fund është e kënaqur, pasi ka marrë një trepikësh me shumë vlera.Nga ana tjetër Skënderbeu mbetet atje, tashmë në zonën e ftohtë, duke mos arritur të marrë qoftë edhe një pikë sot në Elbasan.Rastet dhe minutat e pjesës së parë8’ – Është Dinamo që shënon në zbritjen e parë. Pas një gabimi edhe të mbrojtjes mike është Kacorri që shënon golin e avantazhit.18’ – Është Skënderbeu që kundërpërgjigjet me anë të Nikaj dhe me një aksion individual në zonë, shënon Skënderbeu duke barazuar shifrat në 1-1.29’ – Është përsëri Dinamo me anë të Vila që kalon në avantazh skuadrën e tij. Gjuan diagonal dhe topi prehet në rrjetë.32’ – Nikaj ka një mundësi të shënojë edhe golin e barazimit, por topi i gjuajtur nga ai devijohet për në goditje nga këndi.Rastet dhe minutat e pjesës së dytë53’ – Rashica ka një rast të pastër shënimi gjuan dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën pinugle.62’ – Gjuan sërish Rashica, topi ndalet përpara se të kalojë në portë.64’ – Edhe shtylla e shpëton Skënderbeun pas disa rasteve të njëpasnjëshme.73’ – Liço provon të gjuajë nga larg, pret në pozicion portieri dinamovit Sali.88’ – Kanë qenë tre futbollistë të Skënderbeut që nuk shtyjnë dot topin në kuadrat. Rasti më i pastër i shënimit.
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
Kategoria 1
Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
Sporti
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
Sporti
Konferenca për mediat / Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për sfidat e Nations League
Sporti
Gvozdenoviç: Tani na duhen pikët. Kam besim që do t’ia dalim ndaj Egnatias
Sporti
“Ujqër”! Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!
Sporti
VOLEJ FEMRA+MESHKUJ/ Skënderbeu luan në dy transferta, priten 2 fitore
Sporti
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti1 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Super Liga4 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet5 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti2 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti2 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti11 orë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh