Connect with us

Sporti

E fundit përfundon egnatia skënderbeu vendos një gol nga pika e bardhë

Egnatia – Skënderbeu 1-0Shënues:Fernando 60’ (11-m)Egnatia:Sherri, Dulysse, Mëllugja, Fernando, Joel (Memolla 85’), Ndreca, Zejnullai (Ibrahimoglu 76’), Xhemajli, Gjata (Montenegro 92′), Fangaj, Spahiu (Ahmetaj 86’).Trajner:Edlir TetovaSkënderbeu:Alia, Ramos (Nikaj 65’), Prençi, Rabiu, Liço, Rashica (Djantu 81’), Gerco, Franklin (Uçe 81’), Randi, Merlim (Pecani 69’), Shaqe (Vangjeli 80’).Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtarë:Emanuela Rusta, Arbër Zalla, Emigers Ganxhi, Erjon BylykbashiKartonë të verdhë:Dulysse, Spahiu / Rabiu, Ramos45 minutat e para të ndeshjes mes Egnatias dhe Skënderbeut kanë përfunduar në barazimin e bardhë 0-0. Një 45 minutësh me pak më shumë raste për vendasit, por që Skënderbeu është mbrojtur mirë dhe me të drejtë të dy ekipet tashmë janë futur në dhomat e zhveshjes me barazimin pa gola.Vendasit që në minutën e 3-të, patën rastin më të mirë, por nuk kaluan në avantazh, ndërkohë që Skënderbeu në këto minuta po luan paksa më i tërhequr dhe i beson më shumë kundërsulmit.Më pas janë sërish vendasit që rezikojnë me Joel dhe Fernando, madje Joel shënon, por është në pozicion jashtë loje.Skënderbeu më shumë në këtë pjesë të parë luan i tërhequr dhe i beson kundërsulmit, por nuk është i qartë.Vetëm pas 33 minutash loje do të kujtohej Skënderbeu, ku Merlim gjuan nga 20 metra larg dhe topi përfundon shumë metra mbi traversë.Nga një karton të verdhë për të dy ekipet, ndërkohë që pjesa e parë i ka shkuar për shtat Skënderbeut, që me barazimin është futur më i qetë në dhomat e zhveshjes.Në pjesën e dytë nuk ka ndërrime, ndërkohë që rastet mungojnë për minuta të tëra. Është Egnatia që fiton një 11-metërsh dhe gjuan Fernando nga pika e bardhë duke kaluar vendasit në avantazh.Pas goli Skënderbeu pati rast të mirë për të barazuar, por nuk arrin për aftësi edhe të portierit Alen Sherri, ndërkohë që pankina e Skënderbeut më pas kryen dy ndërrime për të freskuar sulmin dhe për të hedhur ekipin edhe më përpara.Por, rastet në minutat e mëtejshme janë me pikatore, ndërkohë që vetëm në minutën e 83-të, Skënderbeu kishte mundësi barazimi, por pa arritur të shënojë.Në fund 1-0 për Egnatian dhe me keqardhje Skënderbeu del pa pikë nga kjo transfertë e vështirë, por që kishte mundësi të merrte të paktën 1 pikë.Minutat dhe rastet e pjesës së parë:3’ – Rasti i parë vjen shumë shpejt për vendasit, teksa Xhemajli për Egnatian me të majtën brenda zonës gjuan dhe topi përfundon jashtë kuadratit. Shpëton Skënderbeu.13’ – Tenton Fangaj për vendasit të gjuajë nga jashtë zone, topi përplaset te mbrojtja e Skënderbeut dhe përfundon në këndore.18’ – Joel për vendasit në një aksion të shpejtë shënon, por është gjyqtari anësor që ngre flamurin duke e zënë në pozicion jashtë loje. Anulohet goli.30’ – Fernando gjuan nga jashtë zone me të majtën dhe grushton Marko Alia duke e nxjerrë në këndore.33’ – Në rastin e parë për Skënderbeun është Juri Merlim që gjuan nga jashtë zone, por topi përfundon mbi traversë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë:53’ – Gjata për vendasit, brenda zonës bardhekuqe gjuan në formën e një harkimi dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Alias.57’ – Ramos në mënyrë të gabuar në tentativë për ta larguar topin godet Joel dhe gjyqtarja Rusta tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. 11-metërsh për Egnatian.60’ – Gjuan Fernando nga pika e bardhë dhe Egnatia kalon në avantazh 1-0.62’ – Shaqe ka rast të artë për të barazuar, por në rrëshiktje e sipër në zonën vendase gjuan dhe portieri Sherri bën mrekullinë me grushtimin e topit.63’ – Është Egnatia që kundërpërgjigjet me anë të Gjata, por Alia bën mrekullinë nga krahu tjetër duke shpëtuar Skënderbeun nga pësimi i golit të dytë.84’ – Uçe-Liço, mundësi të shkëlqyera shënimi në zonën e Egnatias, por topi në fund përfundon jashtë kuadratit.

Continue Reading

Sporti

MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u luajt këtë fundjavë dhe u mbyll pasditen e së dielës me sfidat Vllaznia – Elbasani dhe Teuta – Tirana.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin e javës dhe trajnerin e javës pasi analizuan 5 ndeshjet e luajtura të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas trajnerëve, portieri i javës ishte Kristi Qarri, gardiani i Vllaznisë. Në vijën e mbrojtjes janë përzgjedhur Qëndrim Ismajli (Tirana), Dynel Simeu (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Arsid Kruja (Teuta). Reparti i mesfushës është i përbërë nga Lorran (Dinamo), Cristian Dros (Elbasani) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Sakaq tre sulmuesit e javës janë Kevin Dodaj (Vllaznia), Dardan Vuthaj (Egnatia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo). Vuthaj realizoi golin e fitores për Egnatian në sfidën kundër Skënderbeut, ndërsa Zabërgja shënoi golin e dytë për Dinamon në fitoren ndaj Laçit.

Sipas trajnerëve, tekniku më i mirë i javës së 8-të është Edi Martini. Teuta e drejtuar nga Martini mposhti dje Tiranën me rezultatin 3-1.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj korçari keqezi!                                                                                        

Edhe Kombëtarja U-19 do të zbresë sot në fushë dhe do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, që do të luhen më 11 dhe 13 tetor. Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar 21 kuqezinj për këto dy sfida, ku 13 prej tyre aktivizohen në klube jashtë vendit ndërsa pjesa tjetër luan me ekipet shqiptare në vendin tonë.

Kombëtarja U-19 nis nga kjo e hënë grumbullimin në Shkodër. Ndeshja e parë e kuqezinjve është planifikuar të luhet më 11 tetor në Podgoricë në ora 13:00 dhe takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 13 tetor në orën 12:00.

Këto dy ndeshje miqësore janë testi i fundit për Shqipërinë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj për të kolauduar grupin kuqezi, pasi në muajin nëntor kuqezinjtë do të luajnë shansin e tyre në raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshë. Shqipëria është pjesë e grupit 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

Më poshtë lista e ekipit kombëtar U-19:

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!

National Team Call-Up!

Lojtarët e akademisë “Skënderbeu” Flavio Shkëmbi, Kristian Agolli dhe Spasian Nasto janë

grumbulluar nga trajneri Andrea Tedesco në kuadër të ndeshjeve eliminatore të kombëtares

tonë Under17 ndaj Hollandës, Kroacisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për UEFA EURO 2025!

Krenarë për ju Ujqër!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!

Ka përfunduar java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Sot në mbrëmje u luajtën edhe dy ndeshjet e fundit Teuta – Tirana dhe Vllaznia – AF Elbasani.

Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta mundi Tiranën 3-1. Kjo ishte humbja e parë e bardhebluve në sezonin 2024/2025.

Takimi tjetër Vllaznia – AF Elbasani që u zhvillua në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Të shtunën, Partizani mori fitoren e radhës ndaj Bylisit. Të kuqtë triumfuan në “Arenën e Demave” 1-0 dhe kryesojnë kampionatin me 15 pikë. 

Egnatia u rikthye te fitorja në transfertë. Kampionët në fuqi mundën Skënderbeun në Korçë me rezultatin minimal 1-0.

Të premten, Dinamo City mposhti në “Elbasan Arena” Laçin 2-1.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize

“Është moment krize, por nuk e merituam humbjen.”- këto janë fjalët e para të trajnerit Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes me Egnatian. Në fakt ekuilibrat u prishën në momentin që korçarët luanin me një futbollist më pak dhe ishte e vështirë të përshtatej ekipi dhe sidomos kur bëhej fjalë për repartin e mbrojtjes.

Më tej Gvozdenoviç ka vazhduar: “Ky është Skënderbeu, bëmë maksimumin e mundshëm edhe pse me një futbollist me pak se kundërshtari. Mund të them se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, pasi kundërshtari nuk ishte më mirë se ne.”

Gvozdenoviç përfundon: “Kemi besim, lojtarët e kanë vënë re që është një moment i vështirë, por do t’ia dalim. Kemi nevojë për pak kohë që të fitojmë edhe besimin psikologjik.”

Ndoshta ndërprerja e kampionatit do t’u shkojë për shtat korçarëve në shumë drejtime dhe Gvozdenoviç këtë ka parasysh kur thekson edhe faktorin kohë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë

U-19 Apolonia – U-19 Skënderbeu 0-2

Shënues: Shuri 2’, Shkëmbi 89’

Ndërkohë që Skënderbeu po vuan këtë sezon në superligë, është një tjetër Skënderbe që po shkëlqen nga java në javë. Bëhet fjalë për Skënderbeun U-19 skuadër që ka javë pas jave po bind dhe sot kryeson superligën shqiptare, duke konfirmuar se është kandidate këtë sezon për të fituar titullin kampion.

Sot në transfertën e vështirë të Fierit, Skënderbeu fitoi pastër 2-0, me dy gola në limitet e pjesëve. Që në minutën e 2-të janë miqtë nga Korça që shënojnë me anë të Shuri duke befasurar fierakët. Golin tjetër dhe të sigurisë Skënderbeu e shënon vetëm 1 minutë nga fundi duke fituar në këtë mënyrë një ndeshje me shumë vlera.

Pas 6-të javëve të para Skënderbeu për të rinj ka 15 pikë, pra 5 fitore dhe vetëm 1 humbje, ndërkohë që në vend të dytë është Partizani me 3 pikë më pak 12 pikë, por ka një ndeshje më pak.

Vërtet një super skuadër kanë këtë sezon të rinjtë e Skënderbeut dhe kujtojmë që nëse shpallen kampionë në fund, do të luajnë në Champions League. Mundësitë janë të mëdha, kjo sepse po konfirmohet forma e mirë e ekipit javë pas jave.

Suksese Skënderbeut të të rinjve të Akademisë së klubit bardhekuq!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …

Kategoria Superiore nga viti 2009 dhe deri më sot duket qartë se ka një ekip kampion. Skuadra rekordmene është Skënderbeu që ka grumbulluar 830 pikë në 484 ndeshje e ndjekur nga Tirana me 779 pikë në 482 ndeshje. Podiumi plotësohet nga Teuta me 761 pikë në në 518 ndeshje. Pikërisht skuadra durrsake dhe Laçi janë skuadrat me numrin më të lartë të ndeshjeve, pasi janë të vetme që kanë luajtur gjithmonë në Superiore këto 15 vite.

Skënderbeu në këtë renditje mban rekordin e pikëve dhe fitoreve të arritura, 244. Teuta është skuadra me numrin më të lartë të barazimeve 143, ndërsa Vllaznia ka më shumë humbje 174. Partizani ka diferencën më të mirë të gola +220, ndërsa më të keqen e ka KF Apolonia -132. Vetëm 7 ndeshje Elbasani ka më pak takime ndërsa ndeshjet e Elbasanit janë llogaritur më vete. Numrin më të ulët të fitoreve e ka Korabi vetëm 2, ndërsa Elbasani ka numrin më të ulët të humbjeve 1 dhe barazimeve 3.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 7 tetorit grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, 18:00) që do të luhen në transfertë.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë nga nesër, ku do të stërviten deri ditën e enjte e më pas do të udhëtojnë drejt Pragës. Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje të Ligës së Kombeve. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

E hënë, 7 tetor 2024

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 11:30
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 8 tetor 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 9 tetor 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00

E enjte, 10 tetor 2024

  • Stërvitja zyrtare në “Shtëpinë e Futbollit”, ora 10:00.
  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Epet Arena”, ora 18:30.

E premte, 11 tetor 2024

  • ÇEKI – SHQIPËRI, ORA 20:45, në stadiumin “Epet Arena”, Pragë, Çeki

E shtunë, 12 tetor 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 20:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 13 tetor 2024

  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Mikheil Meskhi ”, në ora 17:15
  • Stërvitja zyrtare në stadiumin “Mikheil Meskhi”, Tbilisi, Gjeorgji në ora 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 14 tetor 2024

  • GJEORGJI – SHQIPËRI, ORA 18:00, në stadiumin Mikheil Meskhi ”, Tbilisi, Gjeorgji.

*Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit*

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!

Kombëtarja shqiptare U-17 nis sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” për këtë grupmoshë. Trajneri i skuadrës kuqezi, Andrea Tedesco ka shpallur sot listën me emrat e 22 lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet zyrtare të këtij raundi, që do të zhvillohen në vendin tonë gjatë këtij muaji.

11 nga futbollistët e kësaj liste aktivizohen në klube të huaja, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga kampionati shqiptar. Stafi teknik i U-17 ka zhvilluar disa miqësore dhe seleksionime gjatë këtij viti për t’u përgatitur si duhet për këtë raund kualifikues. Skuadra do të zhvillojë në Tiranë përgatitjet që prej 6 tetorit e deri në fund të ndeshjeve.

Shorti e ka vendosur Kombëtaren shqiptare në Grupin 3 së bashku me Hollandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe me ndeshjet që do të luhen në datat 9, 12 dhe 15 tetor 2024.

Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kroacisë më 9 tetor me sfidën që nis në ora 15:00 dhe më 12 tetor do të përballet me Hollandën (ora 15:00). Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumun “Air Albania”. Sakaq, ndeshja e tretë dhe e fundit në grup e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Ishujve Faroe, e programuar më 15 tetor, ora 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”.

Finalet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në Shqipëri në majin e vitit 2025, një ngjarje madhore që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, teksa kanë nisur prej kohësh përgatitjet për mikpritjen e këtij eventi. Kombëtarja shqiptare është e kualifikuar automatikisht në finalet e këtij kompeticioni si vend pritës, ndërsa shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten skuadrës shqiptare në këto finale.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë

3 ndeshje ka luajur Devolli në 3 javë kampionat në kategorinë e dytë dhe pas dy barazimeve vjen edhe fitorja e parë e sezonit, duke bërë që devollinjtë të çlirohen nga “makthi” i barazimeve.

Fitorja e sotme ka ardhur në transfertën e vështirë të Delvinës, ndërkohë që trepikëshin duhet ta kishin mbyllur më parë devollinjtë që mbyllën pjesën e parë në barazimin 0-0 të pjesës së parë.

Në të dytën dhe pikërisht në të 61-ën ishte Ivani që kalon Devollin në avantazh, ndërkohë që 6-të minuta më vonë është Delvina që barazon shifrat në 1-1. Hasaj 10-të minuta nga fundit shënon edhe golin e dytë dhe të fitores dhe shpërthen festa në radhët e devollinjve që më së fundi shënojnë fitoren e parë.

Në tre javë kujtojmë që Devolli ka 2 barazime dhe 1 humbje dhe renditen në vendin e pestë.

Suksese Devollit, trajnerit Meraku dhe presidentit Spartak Meraku!

GRUPI B:

Memaliaj – Maliqi 1-2
Shënues: Hyzellari 50′ / Kame 83′, Demollari 89′ (p)

Këlcyra – Tomori 0-0

Turbina – Shkumbini 2-3
Shënues: Mesia 17′,  Ismailaj 45′ / Nexha 10′, Sulkja 13′, Mounde 45′

Butrinti – Oriku 0-0

Delvina – Devolli 1-2
Shënues: Arroyo 67′ / Ivani 61′, Hasaj 80′

RENDITJA:

Oriku 7 pikë

Shkumbini 7 pikë

Maliqi 6 pikë

Butrinti 5 pikë

Devolli 5 pikë

Tomori 4 pikë

Luftëtari 3 pikë

Këlcyra 2 pikë

Turbina 1 pikë

Delvina 0 pikë

Memaliaj 0 pikë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News