Polici
E fundit policia arrestohet 60 vjeçari me precedent të mëparshëm penal fuste kontrabandë nga mqe
DVP Korçë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.Kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut, bagëti të imëta, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 60-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në këtë fushë.Sekuestrohen 28 krerë bagëti të pamatrikulluara, automjeti kamionçinë me të cilin transportoheshin dhe një shumë parash.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë-Elbasan, finalizuan operacionin policor të koduar “Përsëritësi”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. Xh., 60 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e kontrabandës.Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas do të kontrabandonte bagëti të imëta, nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, u organizua puna me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e tij. Shërbimet e Policisë kapën në rrugën “Goricë-Zvezdë”, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasin D. Xh., duke transportuar me kamionçinë, 28 krerë bagëti të imëta (dhi), të pamatrikulluara, pa dokumentacionin përkatës.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bagëtitë, së bashku me mjetin që shërbente për transportimin e tyre, si dhe një shumë parash.Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson
Ngjarje
POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti1 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga1 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë