Randi Dumfor do të vonohet edhe 10 ditë të tjera përpara se të mbërrijë në qytetin juglindor për t’u bashkuar edhe njëherë me Skënderbeun.
Ganezi 23-vjeçar i mbrojtjes bardhekuqe është në pritje të vizës dhe pasi të pajiset do të udhëtojë menjëherë drejt Shqipërisë.
Me pak fjalë është çështje procedure që Randi tashmë të bashkohet me Skënderbeun, ku do të vijojë më tej karrierën e tij.
Në fakt, javë më parë Randi ishte shumë pranë akordit në Arabinë Saudite, por nuk mundi të firmoste dhe sigurisht duket pasur kontratën me Skënderbeun klubi e ka lajmëruar të kthehet dhe kështu do të ndodhë.
Është lojtari i fundit që vjen te Skënderbeu dhe Randi sigurisht që do të jetë një forcë më shumë për Skënderbeun edhe pse në fakt pritet të mbërrijë me vonesë dhe pasi të bashkohet me skuadrën do të shikohet edhe forma e tij sportive.
Gjithsesi e rëndësishme është që ganezi do të vijë dhe do të jetë në vazhdim nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Pas mbërritjes pritet që Randi së pari të rinovojë kontratën me Skënderbeun, pasi dihet që i përfundon në fundin e këtij viti.