Sporti
E fundit shënon partizani në air albania duhen dy gola për finale
Partizani-Skënderbeu 1-0Shënues:Bintsuka 47’PARTIZANI:Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj, Rrapaj, Skuka, Bintsuka, Mba.Trajner:Orges ShehiSKËNDERBEU:Alia, Prençi, Randi, Vangjeli, Gerco, Janaqi, Rabiu, Merlim, Liço, Rashica, Nikaj.Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtarë:Enea Jorgji, Arbër Zalla, Rejdi AvdoKartonë të verdhë:Skuka, Murataj / Alia, GercoNdeshja nis me emocione në “Air Albania” dhe është Partizani që pa kaluar as 120 sekonda që shfrytëzon një mundësi të mirë sulmi dhe Mba gabon përballë portierit.Më pas bardhekuqtë fillojnë të marrin terren dhe hapen me topa nga e majta në të djathtë, por pa arritur në zonën e portës së kuqe. Minutat ikin, ndërkohë që rasti i dytë vjen sërish nga të kuqtë, ku Rrapaj në të 12-ën minutë për pak sa nuk shënon gol, por gjuan jashtë.U deshën 16-të minuta që Skënderbeu të shënonte rastin e parë. Dean Liço merr përsipër një goditje dënimi dhe gjuan, por topi ndalet nga muri mbrojtës.Më pas loja është e qetë dhe me qarkullime topi dhe Skënderbeu sigurisht që po merr veten gadualisht, por deri në minutën e 25-të rezultati është i bardhë 0-0.Sërish Partizani krijon një rast të artë teksa Bintsuka për pak sa nuk e dërgon në rrjetë topin, por fatmirësisht për Skënderbeun përfundon jashtë.Në minutën e 34-ër kishte tension në zonën e Skënderbeut dhe gjyqtari Enea Jorgji nxjerr dy të verdha për vendasit dhe Alia për Skënderbeun.Sërish janë minuta të qeta deri 5 minuta nga fundi i kësaj pjese, ku Bintsuka gjuan mbi traversë. Nuk ka gjë për t’u shënuar në minutat e mbetura dhe përfundimisht 0-0 në 45 minutat e pjesës së parë. Skënderbeu tani do të luajë gjithçka për gjithçka në fraksionin e dytë të ndeshjes.Pjesa e dytë e ndeshjes nis pa ndërrime nga të dy teknikët, ndërkohë që Gvozdenoviç u beson të njëjtëve lojtarë që zbriti në fushë qysh në pjesën e parë.Partizani shënon që në startin e pjesës së dytë, teksa një gabim i mbrojtjes së Skënderbeut, bën që Bintsuka të gjuajë me kokë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 tashmë për Partizanin.Minutat dhe rastet e pjesës së parë2’ – Rasti i parë vjen për Partizanin. Është Skuka që jep një asis nga e djathta e sulmit për Mba që gjuan, por topi përfundon mbi traversë.13’ – Vjen rasti i dytë për Partizanin. Kombinim i bukur në zonën e Skënderbeut dhe është Arinaldo Rrapaj që del i vetëm, gjuan dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Marko Alia.16’ – Zbritja e parë e Skënderbeut dhe e rrezikshme është në këtë minutë. Goditje dënimi ballore. Është kapiteni Dean Liço që gjuan, por topi përplaset në murin mbrojtës.28’ – Një tjetër rast i pastër për Partizanin. Ishte Atanaskoski që fut një top në zonë dhe Bintsuka e devijon topin në portën bosh, por jashtë.40’ – Bintsuka kthehet në hyrje të zonës, gjuan por topi përfundon mbi traversë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë47’ – Rrapaj bën gjithçka mirë në zonën e Skënderbeut, futet në zonë dhe pason për Bintsuka i cili gjuan me kokë dhe zhbllokon rezultatin duke shënuar golin e avantazhit. 1-0 për Partizanin.
Sporti
Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…
Sporti
SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Kategoria 2
KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!
Sporti
Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen
Sporti
Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti5 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…