Sporti
E fundit skënderbeu 3 pikë mes rrebeshit fitore me zemër në dorë që ngjit skënderbeun në 28 pik
Skënderbeu-Kukësi 1-0Shënues:Rashica 5’SKËNDERBEU:Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Lika (Merlim 46’), Liço, Rashica Rashica 68’), Gerco, Franklin, Randi, Shaqe (Vangjeli 30’).Trajner:Ivan GvozdenoviçKUKËSI:Tafas, Murati, Lamçe, Lleshi, Dragoshi (Duka 9’), Beshiraj (Nazaryo 46’), Zenunaj, Salami, Lala (Solodovnikov 66’), Fejzaj, Da Mota (Hasaj 81’).Trajner:Emiljano ÇelaGjyqtarë:Albert Doda, Rejdi Zajimi, Stivi Met-Hoxha, Erjon BylykbashiKartonë të verdhë:Shaqe, Randi, Liço / Duka, HasajMinutat e para të ndeshjes nisin me vrull për të dy ekipet, ku në fillim shfaqen miqtë rrezikshëm dhe më pas është Skënderbeu që shënon golin e parë, madje që në minutën e 5-të është Rashica në zonë që shënon.Më pas goli anulohet duke pretenduar se topi është pasur nga ndonjë futbollist i Skënderbeut, por VAR i jep të drejtë Rashicës që topin e ka marrë nga mbrojtësit e Kukësit.Skënderbeu kryeson shumë shpejt, që në minutën e 5-të me anë të Rashicës.Pas kësaj minute, loja duket sikur përqëndrohet më shumë në mesin e fushës dhe rastet mungojnë, ndërkohë që edhe miqtë përpiqen që të jenë më shumë në portën vendase, por bardhekuqtë janë të saktë në prapavijë.Në minutën e 30-të vendasit detyrohen të kryejnë një ndërrim të detyruar, pasi Shaqe largohet i dëmtuar nga fusha për t’ia lënë vendin Vangjelit.Deri në fund të 45 minutave të pjesës së parë Skënderbeu e mbron me fanatizëm golin dhe futet më i qetë në dhomat e zhveshjes.Pjesa e dytë nisi me nga një ndërrim për të dy ekipet dhe edhe minutat e para të kësaj pjese janë më shumë me përplasje dhe qarkullim topi.Në startin e pjesës së dytë shiu bie rrëmbyeshëm në qytetin juglindor, gjë që e pengon edhe lojën e shpejtë. Pavarësisht kësaj është Kukësi që rrezikon me anë të Nazaryo, por porta e Skënderbeut shpëton për mrekulli.Përsëri është Kukësi që rrezikon në minutën e 66-të dhe duket se miqtë kërkojnë më shumë golin e barazimit dhe Skënderbeu që nuk ka zbritur në asnjë rast në këtë pjesë të dytë. Në fushë stafi teknik i Skënderbeut hedh më pas edhe Ardit Nikaj që ka pasur një dëmtim, ndërkohë që tifozët janë larguar thuajse të gjithë për shkak të rreshjeve të mëdha të shiut.Kukësi 6-të minuta nga fundi pretendon edhe për një 11-metërsh, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin kryesor të takimit.Deri në fund në një teren të rënduar Skënderbeu mbyll këtë ndeshje me këtë fitore minimale, por me shumë vlera, pasi janë 3 pikë që e afrojnë në mestabelë.Minutat dhe rastet e pjesës së parë2’ – Kuksianët zbresin në rastin e parë. Dragoshi futet në zonë dhe Ramos e devijon topin në këndore.4’ – Franklin bën gjithçka mirë në të majtë, kroson dhe shërben për Gerco që gjuan dhe portieri Tafas e grushton në këndore.5’ – Shënon Skënderbeu në zonë me anë të Rashicës, pas këndores, por gjyqtari anësor ka ngritur flamurin për pozicion jashtë loje. U deshën dy minuta për ta riparë në VAR dhe goli është i rregullt. Skënderbeu shënon në këtë mënyrë 1-0.36’ – Ka qenë Salami për miqtë që futet rrezikshëm në zonë, por Randi e bllokon, duke mos e lënë të shënjestrojë portën.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë55’ – Kundërsulm i shpejtë i Kukësit. Është Nazaryo që shërben në zonë për Salami dhe Merlim ndërhyn në momentin e duhur, duke ja hequr topin nga kënba sulmuesit të Kukësit.67’ – Rast i pastër për Kukësin, Nazaryo ka rast të pastër shënimi dhe është Alia që e dërgon topin në këndore.78’ – Kukësi humbet një tjetër rast të pastër. Është Da Mota që përballë Alia, nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Skënderbeu shpëton për mrekulli.88’ – Është Franklin që pas kaq shumë e shumë minutash shënon një rast për Skënderbeun 2 minuta nga fundi. Gjuan diagonal, por jashtë.
Sporti
Nations League/ Publikohet lista për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Pogradeci-Teuta sot 17:00, hyrja falas për tifozët!
Sporti
STARTON sot java e 8-të me Dinamo-Laçi/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Super Liga
SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci
Kategoria 2
MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje
Kategoria 1
POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!
Sporti
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
Sporti
Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë
Sporti
Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Sporti
“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!
-
Sporti5 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti5 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga4 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti17 orë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti2 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!