Sporti
E fundit skënderbeu kapitullon në durrës teuta shënon sërish në portën bardhekuqe
Teuta-Skënderbeu 2-0Shënues:Daci 48’, Arifi 56Teuta:Vata, Jazxhi, Peposhi, Daci (Fili 59’), Kruja, Kotobelli, Lloci, Faust, Çyrbja, Arifi (Daja 59’), Gjini.Trajner:Edi MartiniSkënderbeu:Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj (Alliu 42’), Gerco, Franklin, Pecani (Merlim 15’), Randi, Shaqe.Trajner:Ivan GvozdenoviçKartonë të verdhë:Arifi, Lloci / Randi, AliaKarton i kuq:AliaTeuta dhe Skënderbeu po luajnë në Durrës, ndeshjen e 1/8 të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që qysh në fillim të takimit janë korçarët që kryejnë volum, por pa arritur të shkojnë deri në 5 metërshin e fundit.Pas minutës së 10-të janë vendasit që duket se shikojnë më shumë nga porta e Alias, por në dy momente mbrojtja tregohet e saktë, pa lejuar që topi të shkojë në kuadrat.Gjithsesi në minutat e para vlen të përmendet vetëm një ndërrim i detyruar i Rei Pecanit që ka bërë tërheqje muskulare dhe vendin e tij e ka zënë Merlim.Teuta ka qenë më aktive në raste, teksa ka pasur 3-4 raste, por pa shënuar, ndërkohë që Skënderbeu pak ka parë në portën e Teutës.Minuta e 40-të ka qenë fatale për Skënderbeun, teksa në minutën e 40-të, Marko Alia e ka prekur topin me dorë jashtë zone dhe gjyqtari Bastari tregon kartonin e kuq për portierin e Skënderbeun.Largohet Nikaj si sulmues dhe në fushë portieri rezervë, Alliu. Nuk ka më episode dhe pjesa e parë mbyllet në barazimin 0-0.Në pjesën e dytë, madje që në fillimin e kësaj pjese vendasit do të kalonin në avantazh. Sigurisht që me një lojtar më pak Skënderbeu e ka të vështirë dhe Daci për vendasit nuk e ka të vështirë në minutën e 48-të që të shënojë golin e avantazhit.Këtu duket se Skënderbeu dorëzohet, pasi në minutën e 56-të është përsëri Teuta që shënon edhe golin e dytë. Arifi për Teutën në zonë nuk e ka të vështirë të dyfishojë shifrat dhe në këtë mënyrë bën që Skënderbeu të kapitullojë.Minutat dhe rastet e pjesës së parë10’ – Peposhi në rastin e parë gjuan në hyrje të zonës dhe topi devijohet në goditje nga këndi.27’ – Dean Liço në një goditje dënimi shërben për Prençin, që godet me kokë dhe topi përfundon jashtë. Më pas gjyqtari anësor ngre flamurin duke e zënë në pozicion jashtë loje.32’ – Faust driblon bukur në hyrje të zonës, gjuan me të majtën dhe grushton në mënyrë spektakolare Alia, duke e nxjerrë topin në këndore.33’ – Është po Marko Alia që shpëton një tjetër rast të artë për Teutën, teksa Daci po e dërgonte topin në rrjetë.40’ – Ka qenë Faust për vendasit që gjuan nga shumë larg duke parë portën e boshatisur, ndërkohë që Alia e ka prekur topin jashtë zone me dore dhe lë ekipin me 10 futbollistë pas daljes me kartonin e kuq.44’ – Faust në goditjen e dënimit gjuan rrezikshëm dhe grushton për mrekulli Alliu duke shpëtuar një gol më shumë se të sigurtë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë:48’ – Vetëm 3 minuta nga pjesa e dytë dhe Teuta kalon në avantazh. Mbrojtja e Skënderbeut zihet në befasi dhe Daci del përballë Alliut dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Teutën.56’ – Arifi godet brenda zonës bardhekuqe dhe nuk e ka të vështirë të shënojë edhe golin e dytë.
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti18 orë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë