Skënderbeu-Tirana 0-0Skënderbeu:Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gerco, Randi, Janaqi, Merlim, Shaqe.Trajner:Ivan GvozdenoviçTirana: Kozi, Mici, Lulaj, Abazaj, Jonuzi, Lushkja, Latifi (Patrick 20’), Haxhiu, Përgjoni, Deliu, Hoxhallari.Trajner:Erbim FaguGjyqtarë:Andi Koçi, Fatmir Lama, Rexhino Mersinasi, Klodian ShahiniKarton i kuq:Rabiu 15’8 minutat e para kanë qenë të qeta në stadiumin “Skënderbeu” me të dy skuadrat që më shumë qarkullojnë topin dhe te minuta e 9-të është Dean Liço që shënon rastin e parë, por vetëm goditje këndi.Në minutën e 15-të kemi një ndërhyrje të ashpër të Mario Rabiut ndaj Liridon Latifit dhe gjyqtari i tregon kartonin e verdhë në momentin e parë. Më pas shkon në VAR gjyqtari kryesor dhe kthehet duke i treguar kartonin e kuq. Pas 15-të minutash loje Skënderbeu me 10 lojtarë në fushën e lojës.Minutat dhe rastet e pjesës së parë9’ – Është kapiteni i Skënderbeut Dean Liço që futet në zonë, por është mbrojtja e ngjeshur mike që e largon topin në këndore, pretendohet edhe për një shtyrje në adresë të kapitenit bardhekuq.15’ – Ndërhyrje e parregullt e Mario Rabiut ndaj Liridon Latifit dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë. Më pas merr sinjal nga VAR-i dhe pasi e rishikon, kthehet dhe i drejton kartonin e kuq. Skënderbeu me 10 lojtarë.
E fundit skënderbeu me 10 lojtarë që nga minuta e 15 të rabiu me të kuqe ja çfarë po ndodh
Date: