Sporti
E fundit super skënderbe sërish del me pikë në kryeqytet ndal partizanin në shtëpi
Partizani – Skënderbeu 1-1Shënues:Mba 46’ / Merlim 42’PARTIZANI:Qirko, Hadroj, Sota, Janjeva, Antanaskovski, Rrapaj, Mehmeti (Mensah 84’), Maguette, Cara (Bintsouka 59’), Mba (Taipi 59’), Keko (Da Silva 78’).Trajner:Arbër AbilaliajSKËNDERBEU:Aliaj, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Rabiu, Liço (Gerco 85’) Shaqe (Zenullari 81’), Merlim (Pecani 80’), Lika (Vangjeli 73’), Franklin.Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtar:Laver AllaKartonë të verdhë:Maguette, Cara, Janjeva / Ramos, Liço, RandiSkënderbeu merr një pikë me shumë vlera në kryeqytet. Bardhekuqtë kishin mundësi të merrnin edhe më shumë, pasi kryesonin 0-1, por që vendasit barazuan në pjesën e dytë, madje në startin e saj.Gjithsesi një barazim me shumë vlera, që tregoi se ky Skënderbe nuk është kot në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit.10-të minutat e para kanë qenë të qeta dhe më shumë me qarkullim topi, ku thjesht portierët kanë qëndruar spektatorë, ndërkohë që si Partizani, por edhe Skënderbeu më shumë kanë studiuar njëri-tjetrin.Vetëm në minutën e 13-të, në harkun kohor të një minute është Partizani, që ka tre raste të pastra, por një herë shpëton portieri Alia dhe dy herë të tjera vetëm këndore. Këto janë rastet e para të kësaj sfide.Një ndeshje deri në minutën e 22-të ku Partizani ka pasur më shumë mundësi pas minutës së 13-të, por që me një Skënderbe që po luan më shumë në mbrojtje dhe me kujdes.Vetëm në minutën e 26-të, Skënderbeu shënon rastin e parë, ku Dean Liço me të majtën e tij lëshon një predhë, por topi përfundon në shtyllën e djathtë pingule.Cara për miqtë ka një mundësi të artë në minutën e 30-të, por nuk arrin të shënjestrojë siç duhet.Në minutën e 39-të ka tension në fushë, teksa gjyqtari Laver Alla ndërshkon me të verdhë Maguette për Partizanin dhe Liçon për Skënderbeun.Aksion super për Skënderbeun. Është Franklin që bën gjithçka mirë në krahun e majtë, jep një asis për Merlim që gjuan dhe 0-1 për Skënderbeun.Mbyllet pjesa e parë 0-1 për Skënderbeun.Në startin e pjesës së dytë madje vetëm 1 minutë më vonë është Partizani që shënon golin e barazimit, pas një krosi në zonë është Mba me kokë që shënon golin e barazimit.Barazim 1-1 në sfidën Partizanin-Skënderbeu.Më pas është Partizani që bën gjithçka për të shëuar golin e avantazhit, por Mba dhe Bintsouka nuk arrijnë të shënojnë edhe pse kanë pasur raste shënimi në 15-të minutat e pjesës së dytë.Sërish Partizani sulmon më shumë, por Alia është i pakalueshëm.Partizani 7 minuta para fundit godet edhe shtyllën, por është i pafat, ndërkohë që Skënderbeu pak reagon, teksa më shumë do të ruajë barazimin 1-1.Minutat e mbetura thjesht janë për formalitet.Minutat dhe rastet e pjesës së parë13’ – Supergoditje nga ana e Rrapaj pas një skeme nga një goditje dënimi dhe grushtim spektakolar i Marko Alia në një goditje nga këndi.13’- Sërish rast në të njëjtën minutë. Pas një këndoreje është Maguette që godet me kokë, por mbi traversë.14’ – Rasti i tretë për Partizanin, Keko për Partizanin godet shumë larg portës edhe pse kishte mundësi të bënte më mirë.26’ – Rast ideal për Skënderbeun. Është Dean Liço që bën gjithçka vetë. Gjuan jashtë zone dhe topi për pak sa nuk përfundon në kuadrat.30 – Sërish rast për Partizanin. Është Tedi Cara për vendasit që brenda zonës humbet një rast të artë, teksa përballë portës gjuan mbi traversë.42’ – Franklin kalon disa futbollistë dhe bën gjithçka mirë. Shërben për Merlim në qendër që nuk gabon me gjuajtjen e tij dhe 0-1 për Skënderbeun.45+1’ – Rrapaj në një goditje dënimi, topi “qeth” portën e Skënderbeun në krahun e majtë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë46’ – Vetëm pak momente pas startit të pjesës së dytë, është Mba që me kokë shënon golin e barazimit. 1-1 në sfidën Partizani-Skënderbeu.61’ – Rrapaj gjuan dhe shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Në të njëjtën minutë është Keko që gjuan dhe jashtë.77’ – Atanaskovski për pak sa nuk shënon golin e avantazhit për Partizanin, por është Alia që shpëton me pritjen e tij këtë rast të artë shënimi.79’ – Predhë e Maguette, por sërish pret në pozicion Marko Alia.83’ – Mehmeti gjuan në zonë dhe vetëm shtylla e djathtë pingule ndal vendasit nga shënimi i golit të avantazhit.87’ – Antanaskovski gjuan me kokë pas një goditje dënimi, por jashtë.
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë