Sporti
E fundit/ U krye edhe kjo fitore. Skënderbeu “kafshon” Egnatian Franklin perandor
Skënderbeu-Egnatia 2-0Shënues:Franklin 21’, 40’SKËNDERBEU:Alia, Gerco (Shaqe 93′), Prençi, Rabiu, Randi, Nikaj (Ramos 81’), Vangjeli, Juri, Liço, Rashica (Lika 93′), Franklin (Djantu 87’).Trajner:Ivan GvozdenoviçEGNATIA:Sherri, Rama, Xhemajli (Joel 34’), Malota, Ndreca, Dulise, Aleksi, Fernando (Ahmetaj68’), Zejnullai (Spahiu 68’), Montenegro (Lukas 76’) , Ibrahimoglu (Drame 76’).Trajner:Edlir TetovaKartonë të verdhë:Ndreca, Dulise, Aleksi / Randi, Rashica, Gentjan LiçoNdeshja nis e qetë për të dy skuadrat, madje me kujdes, duke studiuar njëra-tjetrën.Vetëm në minutën e 9-të do të vinte rasti i parë teksa Skënderbeu me anë të Rashicës duhet të kishte shënuar. Përfiton nga një gabim i mbrojtjes mike dhe nuk shënon, pasi pret gjuajtjen e tij Sherri.Pas kësaj minutaëe janë futbollistët e Skënderbeut me anë të Rashicës dhe Ardit Nikaj që krijojnë raste, madje deri në këto momente kanë goditur 3 goditje këndi.Pikërisht në minutën e 21-të është Skënderbeu që shënon, Franklin në zonë pas goditjes së kendit gjuan, pasi Nikaj ia ka kthyer prapa dhe topi endet në rrjetë. 1-0 për Skënderbeun.Edhe pas golit edhe pse Egnatia kërkon të bëjë diçka më shumë Skënderbeu është në formë dhe Franklin spektakolar ndalet me faulle dhe me kartonë të verdhë për kundërshtarët.E 33-ta minutë mund të kishte sjellë edhe golin e dytë për Skënderbeun, por Nikaj, Merlim dhe në fund Franklin gabojnë duke mos shënuar për të tundur rrjetën në këtë pjesë të parë.Në të 39-ën minutë Rashica shpërdoron një rast të pastër, ndërkohë që pas goditjes nga këndi është Franklin që gjendet atje në vendin e duhur, duke shënuar edhe golin e dytë për Skënderbeun.2 minutat e shtesës nuk sjellin ndryshime dhe me 2-0 Skënderbeu futet më i qetë në dhomat e zhveshjes.Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy ekipet, ndërkohë që loja është me ritëm që në start, pasi Egnatia sulmon duke mos u pajtuar me humbjen, por vetëm shtylla bën që Skënderbeu të shpëtojë nga pësimi i golit të parë.Sërish është Egnatia që ushtron presion, por pa qenë e saktë në zonën bardhekuqe edhe pse rrogozhinasit përpiqen shumë, ndërkohë që Skënderbeu i beson vetëm kundërsulmit deri në minutën e 70-të.Minutat ikin njëra pas tjetrës dhe Skënderbeu bën mirë në mbrojtje, ndërkohë që vetëm në minutën e 91-të Egnatia fiton një 11-metërsh dhe kjo vjen sipas VAR-it. Bruno Aleksi gjuan jashtë nga pika e bardhë. Nuk ka kohë dhe fitore e madhe për Skënderbeun me anë të Franklin që shënoi 2 gola.Bravo “Ujqër”!Minutat dhe rastet e pjesës së parë9’ – Rastin e parë e ka Skënderbeu. Është një gabim i mbrojtjes rrogozhinase dhe atje Rashica përfiton duke goditur dhe pret Sherri. Shpëton porta e Egnatias nga goli.20’ – Franklin godet në zonën e miqve dhe devijohet nga miqtë për këndore.21’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Topi në zonë. Nikaj e kthen për Franklin që godet fuqishëm dhe 1-0 për Skënderbeun.33’ – Nikaj, Merlim të dy gjuajnë dhe nuk shënojnë dhe Franklin me portën bosh nuk shënon dot duke humbur golin e dytë për Skënderbeun.39’ – Rashica diagonal në të djathtë gjen një hapësirë, gjuan fuqishëm dhe portieri mik e largon në këndore.40’ – Juri Merlim hedh një top të saktë në zonën e Egnatias dhe atje me kokë është ai, golashënuesi Franklin Ahanonu që shënon edhe golin e dytë. 2-0 për Skënderbeun.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë50’ – Fati është me Skënderbeun në pjesën e dytë teksa Dulise gjuan në zonë dhe topi devijohet nga Alia në shtyllë dhe më pas në goditje nga këndi. Shpëton Skënderbeu.67’ – Ardit Nikaj bën mirë në zonën mike, gjuan dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.82’ – Luka për Egnatian provon nga largësia, por shumë larg kuadratit të Alia.91’ – 11-metërsh me anë të VAR-it në minutën e parë të shtesës dhe ka gjuajtu Aleksi por jashtë. Egnatia nuk ka as fatin nga pika e bardhë edhe pse kishte ndihmën e VAR-it.
Sporti
TENIS/ Njihuni me fituesit “Korça Junior 2024”
Sporti
Presidenti Duka: Organizimi i Kampionatit Europian U-21 është vetëm një event sportiv, Shqipëria përfiton shumë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Kosovës
Super Liga
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
Sporti
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
Sporti
Ernest Merdanaj fiton medaljen e artë në “Albania open G1”
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës
Sporti
SUPERLIGA/ Java e 8-të rikthehet shpejt. Ja 5 ndeshjet e kësaj jave dhe kur luan Skënderbeu!
Sporti
FSHV-ja njofton: Volejbolli dhe sporti shqiptar në zi. Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit” , Vangjel KOJA
Kategoria 2
Devolli sa shumë keqardhje nga kjo ndeshje me Butrintin…
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti20 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë