Sporti
E fundit ujqërit ja dalin ndaj erzenin skënderbeu kthehet te fitorja
Erzeni – Skënderbeu 1-2Shënues: Migone 98’ / Liço 21’ (11-m), Shaqe 70’ERZENI:Hasanbelli, Migone, Sadiki, Atanda, Peposhi, Maliqi, Alba, Kahrimanoviç, Meçja (Rojas 61’, Kiqinia 79’), Zeka, Mihana.Trajner:Alfred DeliallisiSKËNDERBEU:Alia, Ramos, Prençi, Randi, Frashëri, Rabiu, Pecani (Pecani 61’), Liço, Shaqe, Nikaj (Nikaj 54’), Rashica.Trajner:Ivan GvozdenoviçKartonë të verdhë:Peposhi, Rojas / Shaqe, RandiSa shumë i duhej Skënderbeut kjo fitore dhe erdhi pikërisht në momentin më kritik.Pas 3 humbjeve radhazi, Skënderbeu u rikthye sot me këtë trepikësh vërtet të madh në një transfertë të vështirë ndaj Erzenit në Rrogozhinë.Sa shumë fat i ka sjellë stadiumi “Arena Egnatia”, pasi në këtë stadium Skënderbeu mposhti Egnatian në javën e parë dhe fitoi edhe sot ndaj Erzenit.Liço dhe Shaqe janë dy golat e Skënderbeut për këtë trepikësh me kaq shumë vlera, ndërkohë që padyshim që 3 pikë sot kthejnë qetësinë te ky Skënderbe.Pjesa e parëNë pjesën e parë Skënderbeu fitoi 0-1, me një gol nga pika e bardhë e penalltisë, por ishte një 45 minutësh që Skënderbeu mund ta fitonte edhe më thellë.Themi këtë pasi janë dhënë 3 penallti në pjesën e parë dhe të 3 për Skënderbeun. Nga këto 3 penallti dy janë humbur dhe një është shënuar.Ka qenë Rashica në minutën e 21-të që ka fituar një 11-metërsh dhe Dean Liço tregohet i saktë nga pika e bardhë duke kaluar Skënderbeun në avantazh.Pak momente më vonë do të vinin edhe minutat e “çmendura” teksa është dhënë edhe një 11 metërsh tjetër për Skënderbeun, i fituar nga Nikaj. Ka qenë po Liço që gjuan por topi përplaset në shtyllë, ndërkohë që pas këtij momenti ka ndërhyrë VAR-i.Është rikthyer sërish 11-metërshi dhe është po Liço që mer inisiativën të gjuajë dhe përsëri e humbet.Pra, 3 penallti për Skënderbeun, ku vetëm njëra shënohet dhe përfundimisht në këtë pjesë të parë 0-1 për Skënderbeun.Skënderbeu nëse do të kishte shënuar edhe penalltinë e dytë do të ishte me avahtazhin e dy golave, por gjithsesi edhe ky avantazh në pjesën e parë është një plus më i madh për Skënderbeun.Me fitoren 0-1 për Skënderbeun u mbyll 45 minutëshi i pjesës së parë.Pjesa e dytëEdhe e dyta nis me një rast mjaft të mirë nga ana e Emir Rashicës që për pak sa nuk shënon golin e dytë.Është Liço që provon në minutën e 52-të nga një goditje dënimi, por nuk arrin ta çojë topin në kuadrat. Gjashtë minuta më vonë Erzeni do të pretendonte për një 11-metërsh, për prekje të topit me dorë të Ramos, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin kryesor.Në minutën e 70-të Skënderbeu shënon edhe të dytin, këtë herë pas një goditjeje këndi është Shaqe me kokë që shënon edhe golin e dytë.Pas shënimit të golit Skënderbeu administron vërtet mirë avantazhin e dy golave, ndërkohë që vendasit vetëm në minutat shtesë fitojnë një 11-metërsh, teksa është Migone në minutën e 98-të që shënon, por është vetëm gol nderi, pasi nuk ka më kohë.Përfundimisht Skënderbeu fiton 2-1 ndaj Erzenit, një fitore që më shumë se trepikëshi hedh pas krahëve 3 humbjet radhazi dhe bardhekuqtë ngjiten në kuotën e 9-të pikëve, në vendin e 3-të të tabelës së klasifikimit.
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve
Kategoria 1
POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!
Sporti
Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore
Sporti
Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti4 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…