Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie.
Sipas informacioneve paraprake, dy mjete, një BMW dhe një “Audi” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e një prej shoferëve, të identifikuar si Aurel Çipi.
Ndërkohë, drejtuesi i “Audi-t” mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e përplasjes fatale të automjeteve, ndërkohë që pritet hetimi nga grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje.
Ja dhe njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. Ç.,është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMW”, shtetasi A. Ç., dhe ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
A serious accident occurred last night on the national road Korçë-Pogradec near the village of Podgorie.
According to preliminary information, two vehicles, a BMW and an Audi, collided with each other, resulting in the death of one of the drivers, identified as Aurel Çipi.
Meanwhile, the driver of the Audi was injured and was urgently transported to the hospital.
“KORÇA BOOM”