Një 12 vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së Maliqit ka humbur jetën një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Lajmi është bërë me dije nga drejtoria e shkollës 9 vjeçare në Vashtëmi ku i mituri ishte nxënës i klasës së 7-të të kësaj shkolle.
Burime të siguruara pranë shkollës thanë se ka dyshime që 12 vjeçari të ketë humbur jetën për probleme kardiake por pritet ekspertiza ligjore për përcaktimin e vdekjes.
Te njëjtat burime thanë se 12 vjeçari fillimisht është trajtuar me ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal të Korçës, por mjekët e këtij spitali nisur nga gjendja e rënduar e tij e kanë dërguar me urgjencë në QSUT.
Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të dyshuara për probleme kardiake tek moshat e reja në qarkun e Korçës, pasi ditë më parë janë regjistruar edhe 3 vdekje të tjera, ku një 16 vjeçar ndërroi jetë në Korçë, një 17 vjeçare ndërroi jetë në Pogradec e një tjetër rast në qytetin e Ersekës, ku një 15 vjeçare humbin jetën jashtë ambienteve të shkollës.
Mesazhi ngushëllues i shkollës:
Stafi mësimor dhe nxënësit e shkollës sonë humbën sot në mënyrë të papritur nxënësin e klasës së shtatë Leo Sadiku. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Sadiku!
Leo do të jesh gjithmonë me ne!
A 12-year-old from the village of Poceste in the municipality of Maliq has passed away a day ago at the “Mother Teresa” University Hospital Center.
The news was made public by the director of the 9-year-old school in Vashtemi, where the minor was a 7th-grade student.
Sources close to the school stated that there are suspicions that the 12-year-old may have died due to cardiac issues, but the legal expertise is awaited to determine the cause of death.
“KORÇA BOOM”