MALIQ- Një ngjarje rëndë është regjistruar në Maliq ku një grua është dhunuar për motive xhelozie nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri. Mësohet se 31-vjeçari, bashkëshorti, i cili dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike, ka goditur me grushte bashkëshorten e tij duke i shkaktuar asaj dëmtime në fytyrë.
Gjithashtu, në këtë konflikt është përfshirë edhe babai 31-vjeçarit, duke e dhunuar nusen së bashku me të birin. Bëhet me dije se kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë duke ndaluar pëshkallëzimin e situatës. Lidhur me ngjarjen është arrestuar bashkëshorti ndërsa vjehrri është proceduar në gjendje të lirë. Po ashtu raportohet e reja është pajisur me urdhër mbrojtje.