Sporti
Edhe dy ditë nga finalja kukësi egnatia luftojnë për trofeun e 72 të në histori të kupës së shqip
Me përfundimin e javës së fundit të kampionatit të rregullt tashmë i gjithë fokusi do të jetë te “Final Four” megjithatë të martën është një tjetër finale e madhe për t’u luajtur, ajo e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia.Edhe dy ditë nga finalja e madhe në “Air Albania” ku do të përcaktohet fituesi i kompeticionit të dytë për nga rëndësia, megjithatë fokusi i skuadrave është maksimal, pasi luhet për të siguruar edhe pjesëmarrjen në Europë.Të dyja skuadrat kanë pasur një ecuri fantastike këtë sezon në Kupën e Shqipërisë, teksa rrugëtimi i tyre nisi në fazën e 1/8-ave. Kukësi avancoi më tej pasi mundi Elbasanin 1-0, ndërsa Egnatia fitoi ndaj Lushnjes 2-0.Në çerekfinale, Kukësi bëri mrekullinë pasi ja doli mbanë të kalonte Partizanin, duke avancuar më tej vetëm nga penalltitë, ndërsa Egnatia i fitoi të dyja takimet me Laçin dhe siguroi kualifikimin.Për të kaluar në finale të dyja skuadrat nuk e patën aspak të lehtë. Kukësi u përball me Tiranën dhe falë fitores në ndeshjen e parë në shtëpi dhe mbrojtjes së rezultatit në takimin e dytë siguroi finalen.Në anën tjetër, Egnatia gjeti Vllazninë në gjysmëfinale dhe pas triumfit në ndeshjen e parë, gjiithçka u vendos në sfidën e kthimit në “Loro Boriçi” ku Egnatia realizoi golin e kualifikimit vetëm në shtesë, duke siguruar finalen e dytë radhazi në Kupën e Shqipërisë.Një rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat që të martën në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” prej orës 19:00 do të luftojnë për të fituar trofeun e 72-të në histori të Kupës së Shqipërisë.Biletat e finales mund të blihen në biletaritë fizike te stadiumet “Air Albania”, “Selman Stërmasi” dhe “Egnatia Arena” ose në biletarinë online.
Super Liga
SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci
Kategoria 2
MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje
Kategoria 1
POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!
Sporti
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
Sporti
Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë
Sporti
Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Sporti
“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!
Sporti
Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco
Sporti
Egnatia vjen në Korçë me “frikë”
Kategoria 2
MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti1 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti1 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!