Unë quhem Anika Hali, senatore në klasën e XIIB, kandidaturë për postin e presidencës 2024-2025 në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”. Besoj se shumë prej jush më njohin,pasi kontributi im për shkollën ka qënë gjithmonë i pranishëm. Preferoj të jem një vajzë,e cila merr pjesë në shumë aktivitete të shkollës e ndonjeherë dhe të marr drejtimin e tyre. Duke qënë pjesë e pandashme e grupit organizues kam arritur të kuptoj se për çfarë ndryshimesh ka nevojë vertetë shkolla jonë. Talentet e përfituara pas çdo eksperience që kam kaluar më kanë bërë të jem pjesë e shumë organizimeve jo vetëm të shkollës sonë por dhe të qytetit të Korçës. Uroj të jem njeriu i duhur në të cilin mund të gjeni përkrahje për të shprehur gjithmonë mendimet tuaja. Do të jem zëri juaj në çdo hap që do të hedhim së bashku, për të mirën e përbashkët. Karakteri im i bazuar në ndienjat humane, do të bëjë komunikimin tonë, çelësin e suksesit, të gjithë bashkë do të sjellim ndryshimin.
Plani vjetor shkollor:
1.Dita ndërkombëtare e të moshuarëve
2.Java portokalli (aktivitet sensibilizues:”Stop dhunës ndaj grave”)
3.Dita info- sensibilizuese në nder të Tetorit “rozë”
4.Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve
5.Aktivitet për 28-29 Nëntorin
6.Muaji i vullnetarizmit
7.Organizim mbi festat e fundvitit.
8.Konkursi i drejtshkrimit.
9.Organizim mbi 7-8 Marsin.
10.Panairi i ushqimeve tradicionale.
11.Kampionati i sporteve (basketboll,futboll,volejboll)
12.Zhvillimi i konkurseve të shkencës.
13.Karnavalet e shkollës.
14. 2 Ballo organizuar nga shkolla.
Objektivat e mija lidhur me planin vjetor:
1.Organizimi i klubeve të shkollës: Shkolla jonë
ka shumë talente e për këtë është e domosdoshme krijimi i klubeve si i sportit, aktrimit, pikturës, këngës, librit, shkencave.
Klubi i sportit-Çdokush i lidhur me sportet e që zotëron aftësi,njeh rregullat e bashkëpunimit do të jetë pjese e këtij Klubi. Do të organizohen ndeshje në ditë të veçanta ku çdokush do të jetë i lirë të luaj në palestrën e shkollës. Finalizimi do të jetë i mundur me realizimin e “Kampionatit të sportit” ku në fund do të ndahen çmimet sipas klasave pjesëmarrëse.
Klubi i aktrimit- Kam hasur të njoh shumë talente në këtë fushë kështu që ky klub do të arrijë të interpretojë një shfaqje në fundin e vitit shkollor,në ambientet e hollit ku gjithçka do t’i përngjajë një teatri eksperimental.
Klubi i pikturës-Piktura është mënyra më e mirë e hedhjes së ndienjave në telajo, kështu që të gjithë të talentuarit do të jenë të lirë ta bëjnë këtë. Një ekspozitë me punime do të realizohet në fillim të muajit mars me temë: “Një stinë si pranvera”, ku peisazhet e pikturuara nga ju do të flasin vetë.
Klubi i këngës-Bazuar tek zërat pjesmarrës në korin e shkollës ky klub do të merret me përgatitjet e konkursit të këngës ,ku çdo klase do të përfaqësohet nga një material pjesmarrës në “Këngët e Shekullit” dhe kështu këngëtarët tanë do të shpalosin talentin e tyre.
Klubi i librit – Do të vazhdohet ti jepet zë këtij klubi, i cili aktualisht në shkollën tonë nuk është shumë aktiv. Çdokush i cili është i aftë të shkruajë poezi dhe tekste, e ndien veten afër me librin,duhet të jetë pjesë e këtij klubi. Podcasti i shkolles do të jetë i hapur për këdo që do zgjedhë të paraqesë shkrimet e tij në një studio të mirfilltë.
Klubi i shkencave -Dhe kushdo që ka prirje në shkenca do të jenë pjesë e këtij grupi ku do të jenë të shpeshta organizimet e quizz-eve apo konkurseve që do i përkasin lëndëve të fizikës,kimisë,matematikës e biologjisë.
2.Shfaqja e filmave në bibliotekën e shkollës.
Do të ishte e domosdoshme që të shikonim filma ne biblotekën e shkollës ku klasa të caktuara në orarin e caktuar do të shikonin filmin e përzgjedhur nga vetë ata. Kështu do të kalonim disa momente zbavitëse duke përzgjedhur filma që do të jenë pjesë ndihmëse dhe e orëve tona mësimore.
3.Krijimi i një albumi apo libri fotografik (Yearbook) i maturantëve ku çdokush do të ketë disa kujtime gjithmonë me vete në atë libër.
4.Organizimi i ballove me maska. Çdokush i cili do të marrë ftesën do të jetë pjesë e një balloje me maska, ku veshja dhe kërcimet klasike do të jenë e veçanta.
Aftësitë e mija si kandidate:
1-Jam bashkëpunuese dhe zotëroj aftësi të mira komunikimi.Çdokush që më njeh e di fprt mirë se unë dëgjoj dhe ndihmoj. Kam zgjedhur kështu pasi kjo shkollë ka nevojë për të tillë individë.
2-Kam aftësi drejtuese dhe për mua objektivat e vendosura duhet patjetër të plotësohen. Preferoj të jem drejtuese por gjithmonë me dëshirën e të gjithëve, për mua duke qënë e tillë mund të bëhesh e sukseshme në qëllimet e tua.
3-Të sjell risi në shkollë duke e bërë atë një ambient edhe më komod dhe argëtues, pa harruar detyrat dhe obligimet. Një shkollë e mbushur me mësime dhe aktivitete,ndërthurrur sa më bukur bashkë do të ishte idealja për të gjithë.
4-Të jem një vajzë e cila të plotësojë sa më mirë imazhin e shkollës “Raqi Qirinxhi”.Shpresoj të jem një model për të gjithë!
Mendo të ardhmen, zgjidh tani!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”