Ekskluzive ardjan takaj do bekojë sot të tijtë para laçit ja çfarë do t u thotë

Date:

Si zakonisht është portali “Korça Boom” që zbulon të gjitha lajmet e fundit që ndodhin te Skënderbeu, ndërkohë që sot mëson se presidenti Ardjan Takaj, do të zhvillojë një takim me të tijtë në momentin që skuadra do të jetë në mbrëmje në hotel.Skënderbeu sot do të lërë Korçën dhe do të mësohet në orët në vazhdim se ku do të akomodohet. Gjasat janë të mëdha që të jetë afër Laçit. Në mbrëmje në një takim të veçantë do të jetë presidenti Ardjan Takaj ai që do të jetë pranë skuadrës dhe stafit teknik.Takaj do t’u kërkojë të tijve që jo vetëm të vazhdojnë me këtë ritëm, por do t’u japë edhe më shumë mbështetje të tijve, sepse mundësitë e skuadrës janë të mëdha edhe pse ka shumë lojtarë të rinj.Edhe pse në fakt Takaj e ka bërë edhe herë të tjera përpara çdo ndeshjeje një gjë të tillë, sot do të jetë një takim për t’u thënë troç lojtarëve që nuk duhet të jenë euforikë për rezultatet e deritanishme, pasi kampionati është i gjatë.Takimi i sotëm do të jetë i pari për presidentin me skuadrën, ndërkohë që nesër pak orë përpara ndeshjes Ardjan Takaj do të takojë edhe njëherë për herë të fundit ekipin.Me pak fjalë bekimin e fundit lojtarët e Skënderbeut do ta marrin nga presidenti, që pa diskutim ka ditur më së miri të administrojë këtë skuadër me kaq shumë emra të rinj, por që në fushë duket një skuadër vërtet e madhe.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...