Sporti
Ekskluzive drejtori sportiv ardi gjançi jemi skënderbeu dhe nuk kemi frikë asnjë kundërshtar
Ka qysh pas fitores së fundit ndaj Dinamos, që në kampin korçar janë përpjekur të mbajnë me “këmbë në tokë” grupin e lojtarëve, kjo për atë se janë luajtur vetëm dy ndeshjet e para. Këtë gjë e ka përsëritur dje edhe Drejtori Sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, i cili ka deklaruar se superliga është një maratonë me 36 javë dhe janë luajtur vetëm dy javët e para.Në një prononcim ekskluziv për “Korça Boom”, Drejtori Sportiv, ka folur për Tiranën dhe dy transfertat radhazi që do të luajë Skënderbeu. Ka folur për startin dhe vazhdimësinë, por edhe për lojtarët e afruar.Ja intervista e plotë e Drejtorit Sportiv, Ardi Gjançi:-Ardi, dy ndeshje 6 pikë. Një start të tillë e kishte menduar klubi?-Është vërtet një start shumë i mirë i cili na jep besim për vazhdimësinë, por është thjesht vetëm starti, pasi e dimë që janë edhe 34-ër ndeshje të tjera për tu luajtur, të cilat duan përqëndrim dhe vlerësim maksimal. Nuk është bërë llogari konkrete pikësh, por fundja jemi Skënderbe dhe qëllimi ynë është të marrim maksimumin nga çdo ndeshje.-Vijnë dy ndeshjet e radhës, Tiranë dhe Durrës, pra dy transferta. Si i vlerësoni?-Janë dy transferta të vështira si çdo ndeshje që do kemi në këtë superligë. Luajmë ndaj dy ekipeve që në 3 vitet e fundit kanë dalë kampion dhe kemi respekt maksimal për këto dy ekipe, por edhe për çdo kundërshtar. Jemi të bindur që asgjë nuk ka qenë e lehtë, por frikë nuk kemi asnjë skuadër dhe duhet të bëjmë maksimumin që pas këtyre dy transfertave të kthehemi me kokën lart përballë tifozëve tanë.-Merkatoja e mbyllur. Të kënaqur me lojtarët që ka afruar ekipi?-Po, është e vërtetë që merkatoja tashmë është mbyllur dhe lojtarët e rinj që janë afruar në ekip, na japin një komoditet dhe garanci për të ndihmuar sa më shumë Skënderbeun të rritet në nivelet ku i takon. Përshtatja e lojtarëve të rinj ka ardhur më shpejt nga sa pritej dhe mund të them personalisht që jam i kënaqur me çdo afrim që është bërë tashmë pjesë e Skënderbeut.-Skënderbeu do të vazhdojë me ritmin e dy javëve të para edhe në vazhdim të kampionatit, apo vështirësitë shtohen?-Kampionati është i gjatë dhe siç e citova pak më lart, janë luajtur vetëm dy javët e para. Starti është pozitiv, por ne nuk duhet të kënaqemi me kaq, sepse gara është maratonë me 36 javë.-Si e shikoni këtë superligë dhe si do ti vlerësonit të gjitha ekipet?-Ka për të qenë një garë e fortë, sepse të gjitha ekipet që marrin pjesë në superligë kanë organikë cilësore e cila nuk të garanton aspak qetësi dhe siguri në përballjet me ta. Por, në fund të fundit është diçka pozitive, sepse konkurrenca rrit cilësinë dhe Skënderbeu i ka marë masat për të përballur në mënyrë sa më dinjitoze garën e sivjetshme në superligë.
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
Kategoria 1
Liqenorët shprehin detyrimin e tyre ndaj Kukësit
Sporti
SUPERLIGA/ Luhet në Korçë dhe në Tiranë. Java e 8-të sot me dy përballje
Sporti
Shqipëri U-21 luan ndaj Armenisë/ Ja lista. 3 lojtarë të Skënderbeut vishen kuqezinj
Sporti
SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
Kategoria 1
Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
Sporti
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Super Liga5 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti21 orë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…