Sporti
Ekskluzive fshf nis kampionatin e femrave me probleme 1 ndeshje nuk luhet dhe këtu nis skandali
Edicioni i ri i kampionatit të “Abissnet Superiore” për femra, do të nisë me probleme të mëdha këtë javë.Themi me probleme, pasi një nga ndeshjet Skënderbeu-Laçi nuk do të luhet.Përse nuk do të luhet!? Çfarë problemesh ka!?Të gjitha këto portali ynë do t’i zbardhë në orët në vazhdim një e nga një dhe sigurisht që “Abissnet Superiore” për vajza mund të quhet kampionati i çudirave, ama vetëm kampionat futbolli nuk mund të quhet.Portali “Korça Boom” disponon të gjitha problemet me fakte që ndodhin te femrat dhe si zhvillohet vetëm për “show” ky kampionat nga FSHF-ja.Në orët në vazhdim do të zbardhen një e nga një të gjitha problemet, të cilat do të “nxinë” faqen e atyre që organizojnë një kampionat të tillë, madje me denoncime dhe fakte konkrete.Gjithsesi, sa për “sy e faqe” sot po zbardhim vetëm ato ndeshje që do të luhen dhe njoftimin më poshtë të FSHF-së:Edicioni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” 2023-2024 për vajza ngre zyrtarisht siparin këtë të shtunë. Kampionati i 15-të Kombëtar për vajza do të startojë me ndeshjen Kinostudio – Teuta, që do të luhet paraditen e nesërme, duke nisur nga ora 10:00 në QSK Kamëz. Ndërkaq, po nesër do të zbresin në fushë edhe Tirana me Lushnjën, që do të luajnë takimin e parë për këtë sezon në kompleksin “Skënder Halili” duke nisur nga ora 13:00.Të dielën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të javës së pare, teksa takimi Skënderbeu-Laçi do të zhvillohet në një moment të dytë që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF. Apolonia do të udhëtojë drejt Gramshit, me këto të fundit që do të luajnë takimin e tyre të parë në kampionatin elitë të futbollit të vajzave. Ndeshja është planifikuar të nisë në ora 15:00. Siparin e javës së parë do ta ulë takimi Partizani – Vllaznia. Kampionet në fuqi të vendit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të luajtur ndeshjen e parë sezonale, që nis në ora 15:00 dhe do të luhet në kompleksin “Arena e Demave”.Java e parë e kampionatit të vajzave, edicioni 2023-2024Kinostudio – Teuta, e shtunë, ora 10:00Tirana – Lushnja, e shtunë, ora 13:00Gramshi – Apolonia, e diel, ora 14:00Partizani – Vllaznia, e diel, ora 15:00Skënderbeu – Laçi, e shtyrë
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga1 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti10 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!