Sporti
Ekskluzive gëzuar 60 vjetorin alma qeramixhi
Sot është një ditë e veçantë për Alma Qeramixhi Thano. Atletja e famshme korçare ka lindur më 9 nëntor të vitit 1963 dhe sot mbush plot 60 vjeç. Një përvjetor që e meriton të kujtohet një Legjendë kaq e madhe e atletikës.Sot po ju risjellim edhe njëherë një shkrim enkas për Alma Qeramixhi Thano.Alma Qeramixhi është nga ato emra të prodhimit korçar, që sa shumë duhet të mburremi edhe sot, me kaq shumë legjenda.E tillë është Alma, teksa sot po ju sjellim të gjitha sukseset e saj. Falë edhe ndihmës së madhe të Marjela Burda (të cilën e falenderojmë pafund), po ju sjellim këtë “ikonë” të sportit të “mbretëreshës”:Alma Qeramixhi është një emër tjetër i shquar i atletikës korçare në veçanti dhe një ndër sportistet më të shquara të atletikës shqiptare të të gjitha kohërave në përgjithësi.Alma ka garuar në vrapimin 100m me pengesa dhe në 7-garësh, garë e cila e ka bërë Almën si të vetmen atlete të Korçës me një kulturë fizike të gjerë.Arritjet e saj shfaqen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarAlma Qeramixhi ka fituar 18 herë titullin kampion kombëtar nga viti 1984-1992 në llojet atletikore si 100m me pengesa, kërcim së gjati, kërcim së larti dhe 7- garësh.Më 29 korrik të vitit 1989, në Korçë, Alma ka vendosur një rekord të ri në vrapimin 100m me pengesa me rezultatin 13.8 sek ( me kronometër manual dhe pistë dheu që e bën atë një rekord të përjetëshëm.)Në po të njëjtin vit, 12-13 gusht, në Kampionatin e 47 Ballkanik (Serres, Greqi), Alma Qeramixhi shpallet kampione ballkani në 7-garësh me 5418 pikë.Për rezultatet e larta të saj, në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare Alma Qeramixhi është shpallur fituese e anketës “10 sportistët më të mirë të vitit”, për vitin 1989.Më 21 qershor të vitit 1990, në Tiranë, Alma ka thyer rekordin kombëtar të 7-garëshit me 5553 pikë, rekord të cilin e mbante ajo vetë që nga 25.10.1984 me 5283 pikë, rekord i cili qëndron deri në ditët e sotme.Ajo që duhet vlerësuar dhe më shumë tek Alma është fakti që herë pas here, për periudha të caktuara ka mbajtur edhe rekorde të garave të 7-garëshit si 100m me pengesa dhe kërcim së gjati.Për të gjitha arritjet e saj Znj.Alma Qeramixhi ka fituar titullin “Mjeshtre sporti”.Këshilli Bashkiak i qytetit Korçë e ka vlerësuar Znj. Alma Qeramixhi me Emblemën e Artë.Mirënjohje pafund për atleten, Alma Qeramixhi…
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
Sporti
Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…
Sporti
SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Kategoria 2
KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!
Sporti
Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen
Sporti
Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti5 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Super Liga19 orë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…