EKSKLUZIVE/ Ikin dy futbollistët e parë nga Skënderbeu. Ja cilët janë!

Date:

Ka lajme të reja në kampin bardhekuq në orët e fundit të 2024-ës dhe është pikërisht portali ynë “Korça Boom” që zbulon i pari lajmet më të fundit që kanë të bëjnë me Skënderbeun. Kemi ditë që kemi bërë publik lajmin se largimet do të jenë të parat te Skënderbeu dhe më pas do të kemi afrime dhe në këto momente zbulojmë dy lojtarët e parë që i kanë thënë lamtumirë këtij Skënderbeu.

Janë dy sulmuesit Etienne Tare dhe Tayo Abiodun, emrat e parë të larguar nga Skënderbeu, ndërkohë që zbulojmë se në bazë të një marrëveshjeje me klubin bardhekuq të dy futbollistët nuk do të jenë më pjesë e Skënderbeut në vazhdim. Të dy kanë qenë në vijën e parë të sulmit, por duke mos lënë gjurmë te Skënderbeu është gjetur gjuha e përbashkët që të largohen njëherë e mirë.

Etienne Tare: I pari që largohet është djali i futbollistit të famshëm Igli Tare, Etienne. Pikërisht në merkaton verore Tare do të vinte me shumë bujë te Skënderbeu. 21-vjeçari nuk luajti më shumë se 26 minuta në 19-të javë të “Abissnet Superiore” me fanelën e Skënderbeut, duke mos lënë asnjë gjurmë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Tare ka rënë dakord me klubin bardhekuq që të largohet në drejtim të Kosovës dhe do të veshë fanelën e Suharekës në kampionatin kosovar. Të paktën këto janë lajmet e fundit në lidhje me Tare, por që tashmë nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut dhe aventurën e tij djaloshi i sulmit do ta vijojë në Kosovë.

Tayo Abiodun: Futbollisti i dytë që prish kontratën me Skënderbeun është Tayo. Sulmuesi 19-vjeçar që erdhi në verën e këtij viti me shumë buje dhe u prit si një talent, por që merkatoja për këtë lojtar dështoi. Tayo në vijën e parë te uslmit luajti 192 minuta dhe nuk bëri asgjë nga ajo që pritej nga sulmuesi. Tayo mësohet se ka prishur përfundimisht kontratën me Skënderbeun dhe klubi bardhekuq nuk ka asnjë detyrim edhe ndaj këtij futbollisti.

Në këtë mënyrë, Tare dhe Tayo janë dy largimet e para nga Skënderbeu dhe në këtë mënyrë te bardhekuqtë ka filluar “operacioni fshesa” pas rezultateve shumë të dobëta të ekipit në 19-të javët e para të luajtura deri tani. Do të ketë edhe largime të tjera, apo edhe afrime dhe do të jetë portali ynë që do t’i zbulojë i pari lajmet më të fundit në kampin bardhekuq.

There are new developments in the red-and-white camp in the final hours of 2024, and it is precisely our portal ‘Korça Boom’ that reveals first the latest news regarding Skënderbeu. For days, we have made public the news that departures will be the first to occur at Skënderbeu, followed by arrivals. At this moment, we reveal the first two players who have bid farewell to this Skënderbeu.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ Humbet jetën 12-vjeçari nxënës i klasës së 7-të në Vashtëmi!

Një 12 vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së...

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë...

Super Pogradeci/ Pas Vokrrit dhe Zguros ZYRTARIZON një kroat

Pogradeci po punon shumë gjatë kësaj merkatoje dhe drejtuesit...

Të rinj si Ardi Muçllari që ngrejnë lart emrin e Pogradecit!

Të rinj si Ardi Muçllari që ngrejnë lart emrin...