U largua nga Skënderbeu në muajin korrik të vitit 2023, ndërkohë që do të rikthehet edhe njëherë te Skënderbeu në këto momente edhe pse sot është 30 vjeç dhe një lojtar me shumë përvojë.
Të gjithë e mbajnë mend Agnaldo Pinto de Moraes Junior, mesfushorin brazilian që veshi në shtator të vitit 2021 fanelën e Skënderbeut. Në atë kohë Moraes vinte nga Kastrioti te bardhekuqtë dhe gjatë këtyre viteve kaloi edhe te Kukësi, ndërkohë që së fundmi luajti në Shqipëri me Skënderbeun, nga ku u largua në korrik të vitit 2023.
34 ndeshje luajti me Skënderbeun në atë kohë dhe shënoi edhe 1 gol, ndërkohë qe gjithsej në superligën shqiptare numëron 61 ndeshje. Sot, Agnaldo Moraes është më shumë se 30 vjeç dhe ka zgjedhur të rikthehet edhe njëherë në kampionatin shqiptar për t’u veshur sërish bardhekuq.
Moraes mbërrin gjatë këtyre ditëve dhe ajo që në fakt të shqetëson është fakti se qysh nga vera e 2023-it deri më sot nuk ka qenë në ndonjë skuadër tjetër dhe nuk dihet forma e tij sportive, por do të jetë trajneri Ernest Gjoka që do ta vëzhgojë me kujdes brazilianin që rikthehet në këtë mënyrë në “shtëpi”.
Ky është lajmi i parë i vitit që mësohet për Skënderbeun dhe mund të quhet afrimi i parë dimëror, ndërkohë që pas Moraes priten tashmë të vijnë edhe lojtarë të tjerë. Skënderbeu ka piketuar shumë futbollistë, por është hermetik në emrat që do të afrojë, duke treguar kujdes në zgjedhje. Gjithsesi merkatoja e dimrit sapo është hapur me afrimin e brazilianit Moraes dhe Skënderbeu do të jetë shumë aktiv në ditët në vazhdim.
Suksese Agnaldo Moraes dhe mirë se u riktheve sërish te Skënderbeu!
He left Skënderbeu in July 2023, but now he is set to return once again to Skënderbeu, even though he is now 30 years old and a player with extensive experience. Everyone remembers Agnaldo Pinto de Moraes Junior, the Brazilian midfielder who donned Skënderbeu’s jersey in September 2021. At that time, Moraes had joined the team from Kastrioti, and over the years, he also played for Kukësi. Most recently, he played in Albania with Skënderbeu, leaving the team in July 2023.
He played 34 matches for Skënderbeu during that period, scoring one goal, while overall, he has played 61 matches in the Albanian Superliga. Today, Agnaldo Moraes is over 30 years old and has chosen to return once again to the Albanian championship to wear the white and red jersey again.
“KORÇA BOOM”