EKSKLUZIVE/ Nesër vjen supersulmues te Skënderbeu! Ka luajtur në kampionatin kinez!

Date:

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/d5ccd0b7-e4f7-4585-8ab3-52b92b42c77e-1.jpg

Një superlajm ka zbuluar në këto momente portali ynë “Korça Boom”, teksa sulmuesi i shumëpritur te Skënderbeu vjen nesër, dhe pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza” do të niset menjëherë drejt Korçës.

Burime pranë portalit tonë bëjnë me dije se është Drejtori Sportiv Ardi Gjançi ai që do ta presë sulmuesin e fundit të merkatos verore.

Të njëjtat burime zbulojnë se sulmuesi është i huaj dhe ka luajtur në kampionatin kinez të futbollit. Mësohet se ka një formë optimal dhe nuk ka nevojë për përgatitje, e thënë ndryshe është gati dhe pritet ta shohim shumë shpejt në fushë.

Cilësitë e tij janë të jashtëzakonshme dhe është afrikan, ndërkohë që të tjerat klubi “Skënderbeu” po i mban të fshehta për momentin.

Me këtë sulmues të huaj do të mbyllet edhe merkatoja për Skënderbeun, ndërkohë që tashmë në vijën e parë të sulmit do të kemi një forcë më shumë dhe ndoshta Bismark që nuk ka shënuar deri tani, mund të detyrohet të ulet edhe në stol.

Skënderbeu me pak fjalë ka lëvizur shumë orët e fundit të merkatos dhe tashmë pritet ta shohim në fushë sulmuesin afrikan që vjen nga kampionati kinez dhe nesër mbërrin në Korçë.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Çerekfinalet e Kupës/ U-17 Skënderbeu-Tirana. U-19 Dinamo-Skënderbeu

Ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për...

Qeveria miraton bonusin e pranverës/ 50 – 10 mijë lekë për pensionistët

TIRANË, 9 janar Këshilli i Ministrave miratoi sot bonusin...

Tentativë për vetëvrasje, 63-vjeçari përndiqte një të mitur. Ja çthotë policia!

DVP Korçë Në vijim të informacionit të dhënë ditën...

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari/ Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri

PKK Qafë Thanë Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, mallra...