Edhe pse zyrtarisht është mbyllur merkatoja, korçarët kanë bërë edhe një federim të radhës, pikërisht në momentin që ajo mbyllej. Nga sa mësohet është edhe një tjetër futbollist që shumë shpejt do t’i bashkohet korçarëve.
Edhe pse nuk jepen detaje se kush është ky futbollist, është mëse e sigurt se është çështje ditësh që ky futbollist të bashkohet me grupin. Bisedimet pothujse janë të përfunduara dhe kjo sjell atë që në ekip do të ketë ndryshime.
Kështu duhet të lirohet një vend për të afruar këtë futbollist, ndoshta pak e vështirë tek Skënderbeu, por futbollisti që do të vijë është shumë cilësor.