Sporti
Ekskluzive oferta nga arabia dhe kazakistani për trajnerin ivan gvozdenoviç në dorë e ka president
Ekskluzivisht portali “Korça Boom” mëson në këto momente, se në adresë të klubit “Skënderbeu” dhe në veçanti në tavolinën e presidentit Ardjan Takaj kanë mbërritur tri oferta për trajnerin e Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç.Në fakt jemi mësuar që ofertat të mbërrijnë për lojtarët, por sukseset e Skënderbeut këtë sezon, kanë bërë që edhe trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç të jetë në fokus të merkatos nga klube të ndryshme jashtë vendit.Në orët e fundit kanë mbërritur 3 oferta zyrtare. Bëhet fjalë për dy klube nga Arabia Saudite dhe 1 klub nga Kazakistani që kanë kërkuar zyrtarisht trajnerin e Skënderbeut.Kujtojmë që Ivan Gvozdenoviç ka kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun dhe ky sezon që kaloi ishte i pari, që do të thotë se ka edhe dy vite të tjera kontratë me Skënderbeun.Prandaj tashmë vendimin e merr vetëm presidenti Ardjan Takaj dhe nëse oferta do të jetë e majme sigurisht që mund të shohim edhe ndonjë lëvizje.Vendi i tretë në superligë që arriti mbrëmë Skënderbeu, sigurisht që tregoi se te kjo skuadër ka nivel të lartë edhe pse lojtarët janë të rinj dhe shumë të talentuar.Ndërkohë meritë të madhe ka edhe trajneri i ekipit që padyshim diti të ndërtonte në fushë një skuadër kaq të denjë.Të shohim në ditët në vazhdim cila do të jetë përgjigjja e presidentit Ardjan Takaj në adresë të dy klubeve Arabe dhe klubit Kazak në lidhje me ofertat zyrtare që klubet kanë bërë për trajnerin, Ivan Gvozdenoviç.Presidenti në fund të fundit është ai që do të vendosë.
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë