Pak më parë ka qenë portali ynë që ka zbuluar ekskluzivisht dy emrat e parë të futbollistëve që nisën “operacionin fshesa” dhe ata janë Etienne Tare dhe Tayo Abiodun. Të dy tashmë të larguar nga Skënderbeu si të panevojshëm nuk janë të fundit, pasi në këto momente zbulojmë edhe dy emra të tjerë që nuk janë më në planet e trajnerit Ernest Gjoka.
Bëhet fjalë jo për një, por për dy futbollistë korçarë. Në këtë merkato dimërore Klevis Shaqe dhe Rei Pecani mund të quhen të larguar nga Skënderbeu, por që tashmë pritet vetëm që klubi bardhekuq të dalë në një deklaratë për mediat për të sqaruar edhe largimet e tjera nga Skënderbeu. Burime pranë klubit konfirmojnë se për Shaqen dhe Pecanin, duke parë aktivizimin e pakët, trajneri Ersnet Gjoka ka deklaruar se nuk janë më në planet e tij dhe këta futbollistë duhet të largohen.
Duke qenë se Shaqe 25-vjeçar dhe Pecani 22-vjeçar kanë kontratë me Skënderbeun, gjasat janë të mëdha që të dy të huazohen në skuadra të tjera, kjo për shkak se kontrata e tyre është afatgjatë dhe ndoshta për momentin nuk mund t’i bëjnë punë Skënderbeut në objektivin që ka, duke kërkuar që në vitin e ri që të shpëtojë rënien nga superliga.
Kujtojmë që Klevis Shaqe ka luajtur në 19 javët e para 259 minuta me fanelën e Skënderbeun, pra shumë pak, ndërkohë që Rei Pecani është aktivizuar vetëm 95 minuta me skuadrën bardhekuqe. Ky aktivizim kaq i pakët, ka detyruar trajnerin Ernest Gjoka që t’i kërkojë drejtuesve që më e mira për këta lojtarë është të huazohen.
Në këtë mënyrë numri i largimeve nga Skënderbeu shkon në katër futbollistë dhe nuk dihet nëse këta dy emra do të jenë të fundit apo jo. Këto lajme të ditës së sotme për Skënderbeun, tregojnë qartë që te Skënderbeu kanë filluar të lëvizin fuqishëm, por që klubi sigurisht nuk mund të bëjë asnjë deklaratë zyrtare për momentin, pasi është duke menduar për largimet dhe afrimet në skuadër.
Ajo që ka zbuluar portali ynë mbrëmjen e sotme ka të bëjë me atë se janë katër futbollistë që nuk do të jenë më pjesë e Skënderbeut. Tayo Abiodun, Etienne Tare, Klevis Shaqe dhe Rei Pecani janë katër emrat e parë që largohen në këtë merkato dimërore dhe këtë e ka zbuluar sërish vetëm “Korça Boom”.
Earlier, it was our portal that exclusively revealed the first two names of football players involved in the “broom operation,” and they are Etienne Tare and Tayo Abiodun. Both have now been released by Skënderbeu as unnecessary and are not the last, as we now uncover two more names who are no longer part of coach Ernest Gjoka’s plans.
“KORÇA BOOM”